Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Megjithatë presidenti Trump nuk po jep shenja se do ta pranojë humbjen. Edhe pse mbështetësit e Presidentit Donald Trump marshuan në kryeqytetin e Xhorxhias, Atlanta në fillim të kësaj jave, për të kërkuar hetim rreth pretendimeve për mashtrim zgjedhor, zyrtarët riafirmuan dje se Joe Biden ka fituar në këtë shtet pas rinumërimit të votave. Ky ishte rinumërimi me përmasat më të mëdha në historinë amerikane.
“Shifrat pasqyrojnë verdiktin e popullit, jo një vendim nga zyra e sekretarit të shtetit, ose gjykatat, apo nga njëra prej fushatave,” tha Brad Raffensperger, Sekretar i Shtetit i Xhorxhias.
Ndërkohë fushata e zotit Trump vazhdon të pretendojë se zgjedhjet u manipuluan.
“Ky mund të ketë qenë një Mickey Mouse, një person i vdekur,” tha avokati i presidentit, Rudi Juliani, duke përsëritur një pretendim të presidentit, i cili të premten shtoi një akuzë tjetër: se kompanitë farmaceutike e vonuan njoftimin për vaksinën kundër COVID-it, duke e lënë ta bënin pas zgjedhjeve, një pretendim që kompanitë e kanë mohuar.
“Ne patëm kundër korporatat farmaceutike, patëm median. Ne patëm kundër kompanitë e mëdha teknologjike. Pati shumë pandershmëri kundër nesh,” tha Presidenti Trump.
“Strategjia e tij është njëlloj si ajo e katër viteve të qeverisjes – nëse nuk e thotë ai, nuk është e vërtetë. Pra, ashtu siç kishim lajme të rreme, tani kemi zgjedhje të rreme. Ai po përpiqet të hedhë dyshime mbi këtë institucion, ashtu siç bëri me mediat,” thotë Vanessa Beasley e Universitetit Vanderbilt.
Ekipi ligjor i zotit Trump nuk ka arritur të japë prova për mashtrim me votave, një fakt që ekipi i zotit Biden e thekson vazhdimisht.
“Fushata e zotit Trump dhe aleatët e tyre kanë humbur 28 padi gjyqësore që nga dita e zgjedhjeve,” thotë avokati Bob Bauer, i ekipit të zotit Biden.
Pas dështimit në gjykata, ekipi i zotit Trump ka hedhur idenë se legjislaturat e shteteve të kontrolluara nga republikanët duhet të mos pranojnë fitoren e zotit Biden dhe të caktojnë elektorë që të votojnë për Presidentin Trump. Kjo manovër nuk ka gjasa të ketë sukses, por mund të ketë dëmtuar tashmë legjitimitetin e sistemit zgjedhor.
“Rezultati i këtyre përpjekjeve nuk është se do të kemi një inaugurim të dytë të Presidentit Trump më 20 Janar, por do të kemi dhjetëra miliona amerikanë që janë të bindur se zoti Biden mashtroi në zgjedhje apo që politika jonë është e kalbur,” thotë William Howell i Universitetit të Çikagos.
Në një sondazh të kryer nga kompania Morning Consult në fund të tetorit, 70% e republikanëve thoshin se rezultatet e zgjedhjeve do të ishin të besueshme. Në mes të nëntorit, kjo shifër ra në 27%.
Dyzet e pesë përqind e republikanëve thonë se zoti Trump duhet të pranojë humbjen nëse nuk mund t’i mbështesë me fakte pretendimet për mashtrim, ndërsa 27% thonë se ai nuk duhet ta pranojë humbjen në asnjë rrethanë. Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Trump për të përmbysur rezultattin e zgjedhjeve të 3 nëntorit morën një tjetër goditje të shtunën kur një gjyqtar feder...
SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin urgjent për trajtimin eksperimental të antitrupave që ia dha nga mjekët Presidentit Donald Trump ...
Salman ibn Abd al-Aziz Al Saud, mbreti 84 vjeçar i Arabisë Saudite me shëndet të dobët e drejton samitin virtual të G20-s që filloi të shtunën (21.11) në...
ARABI– Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, në hapjen e samitit të Grupit 20, ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit ka pasur tronditje ekonomik...
GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopulos i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë, duke folur në Sesionin e 66-të Vjetor të Asamblesë Parlament...
SHBA– Twitter do të dorëzojë kontrollin e @POTUS te Joe Biden, pasi ai do të bëjë si president i SHBA-së, edhe në qoftë se Presidenti aktual Donald Trump...
TIRANË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur për herë të parë për komunikimet nëpërmjet notave verbale me Gjykatën Speciale dhe...
KOSOVË- E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se si kishte provuar të vetëvritej pas dhunës që kishte përjetuar nga forcat serb...
KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës...
TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe duhet të ndahen tek të gjithë vend...