LIVE UPDATES
Politike

Xhaçka pas takimit me Osmanin, ministrja: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferen

5 Shkurt 2021, 09:10 Nga DOSJA
Xhaçka pas takimit me Osmanin, ministrja: Shqipëria dhe Maqedonia e

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi ditën e sotme një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit ata dolën në një konferencë për mediat, aty ku Xhaçka tha se të dy vendet kanë plotësuar kushtet për mbetjen e konferencë së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE për procesin e integrimit.


Bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve duhet të zgjerohet më tej. ,  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, presin të hedhin një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, kontribut i madh për sigurinë e vetë BE. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kontribut jetik në qeverisjen e vendit”, tha Xhaçka.

Ndërsa ministri i Jashtëm për Maqedoninë e Veriut,  Bujar Osmani tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të zgjerohet, ndërsa dialogun Prishtinë-Beograd e cilësoi të nevojshme për një Ballkan të sigurt.

DEKLARATA E PLOTË E XHAÇKËS

Unë dua t’i shpreh edhe njëherë mirëseardhjen kolegut tim, Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani.
Siç e dini, kjo është vizita e parë e një Ministri të Jashtëm që nga momenti që mora detyrën dhe jam e lumtur që pata nderin të mirëpres kolegun Osmani. Kjo jo vetëm për faktin që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë vërtet të shkëlqyera, por edhe për faktin që ka diçka speciale kur mund të bisedosh në shqip me një homologun tënd.
Patëm vërtet një bisedë të shkëlqyer dhe konstruktive. Në fakt, temat që ndajmë me Maqedoninë e Veriut janë aq të shumta, sa nuk mjafton një bisedë apo një vizitë si kjo për t’i prekur të tëra. Por jam e sigurt që me z. Osmani do të vazhdojmë atë traditë shumë të suksesshme komunikimi e bashkëpunimi, që është konsoliduar tashmë prej vitesh mes vendeve tona.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë realisht një nga shtyllat e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në rajonin tonë. Ne ndajmë të njëjtën bindje, që bashkëpunimi dypalësh mund dhe duhet të zgjerohet më tej, qoftë në diplomaci, qoftë në shkëmbime, qoftë në fusha si ndërlidhja midis vendeve tona, infrastruktura, energjia, shkëmbimet tregtare, turizmi, arsimi, kultura etj, sepse nga kjo do të përfitojnë jo vetëm vendet tona, por edhe mbarë rajoni.
Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një moment me shumë sfida e vështirësi, por edhe një moment shprese e guximi për të parë përpara.
Vendet tona po përballen, prej thuajse një viti me pandeminë COVID-19, me pasojat e kësaj pandemie, jo vetëm tek shëndeti i popujve tanë, por edhe tek sistemet shëndetësore dhe ekonomitë tona. Situata me të cilën jemi përballur që prej Marsit 2020, ka qenë vërtet e vështirë për të gjithë ne e për të gjithë botën në fakt. Por pikërisht në kohë si kjo, kemi nevojë më shumë se kurrë për bashkëpunim e solidaritet, sidomos mes vendesh si tonat, që ka aq shumë gjëra që i lidhin.
Por, krahas kësaj krize mbarëbotërore që na ka prekur edhe ne, 2021 në fakt është edhe një moment shprese, sepse si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, presin të hedhin një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian.
Dhe dua të përfitoj nga ky rast, për të theksuar edhe njëherë disa fakte, për të cilat besoj që kam edhe dakordësinë e kolegut Osmani.

Së pari, të dyja vendet tona, siç e ka konfirmuar edhe vetë Këshilli në Mars 2020, i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Dhe të dyja vendet tona kanë bërë shumë punë për të plotësuar kushtet. Në këtë pikë, dua në fakt të vlerësoj maksimalisht vendosmërinë dhe punën e Kryeministrit Zaev, të qeverisë së tij, të koalicionit qeverisës dhe të faktorit shqiptar, për të çuar përpara integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Gjithkush që e njeh rajonin tonë, besoj e kupton që arsyeja përse qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut, ka qenë e mundur që të hidhen hapa kaq të guximshme përpara, është sepse ne – pjesa dërrmuese e popullsive tona – besojmë tek perspektiva evropiane. Do të ishte për të ardhur keq, nëqoftëse kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare, në një moment që vlerësimi objektiv, teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv.
Së dyti, stabiliteti, siguria dhe zhvillimi i rajonit tonë janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me perspektivën evropiane. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ishte një arritje e shkëlqyer, që e ka bërë rajonin tonë shumë më të sigurt. Anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, është garancia e zhvillimit të rajonit, por jo vetëm kaq, është edhe një kontribut i madh për sigurinë e vetë BE.
Dhe këtu – e lashë për në fund sepse dua t’i jap peshën që i takon dhe vlerësimin tim maksimal – ka luajtur e luan një rol të jashtëzakonshëm faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që jo vetëm ka dhënë e jep një kontribut jetik në qeverisjen e vendit, jo vetëm ka luajtur një rol vendimtar në proceset euroatlantike, por është në fakt edhe një urë e fortë lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, angazhimin konstruktiv të partive politike shqiptare, por edhe progresin e mëtejshëm në çështje me rëndësi themelore, siç është nevoja për zbatimin praktik të MKO-së e Ligjit të Gjuhëve, si gurthemeli i arritjes së barazisë së plotë mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar, si dy komunitete shtetformuese.
Unë nuk po zgjatem më tej, por dua ta falënderoj kolegun Osmani, t’i uroj atij shumë suksese në punën e tij, ta garantoj për dëshirën time dhe të qeverisë shqiptare për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet mes vendeve tona dhe pa humbur kohë t’i kaloj fjalën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar osmani olta xhacka bujar osmani olta xhacka

Sondazh

Poll
Politike 5 Shkurt 2021, 08:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet