Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë lidhur me vrasjen e 25–vjeçarit Klodian Rasha. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj u shpreh se autori duhet të mbajë përgjegjësi duke e cilësuar reagimin e qytetarëve për ngjarjen si të kuptueshëm. Në fjalën e tij, duke iu referuar dëmve të protestës, numri një i Bashkisë, u shpreh se janë të parëndësishme dhe do të rikuperohen.
“Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh. Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, u shpreh Veliaj.
Veliaj nuk mund të kalonte edhe ngjajen e ndodhur gjatë kohësh kur ai ishte pjesë e opozitës, duke kërkuar të vendosej drejtësia, ndryshe nga çfarë ndodhi në 21 janar.
“Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë. Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë prapë më të fortë, shtëpia e vjetër ishte cope-copë. Për t’u ringritur do të ringrihemi, e vetmja çështje është që të ringrihemi më të mirë se ç’ishim kur ramë”, përfundoi Veliaj.
Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dorëhiqet ministri Sandër Lleshaj! Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije dorëheqjen e ministrit, dy ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi...
BRUKSEL– Eurodeputeti dhe raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, tha në Parlamentin Evropian se vendi ynë ka bërë progres për integrim, por nuk i ka ...
BRUKSEL– Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos prezantoi sot draft-raportin për Shqipërinë duke folur lidhur me aktualitetin e vendit tonë. Sipa...
TIRANË-Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Raportin e Dick Marty nuk munguan dhe batutat mes deputetëve. Ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cil...
TIRANË– Pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës që u vra nga një efektiv i policisë, ka ardhur dhe reagimi i kreut të vendit Ilir Meta. Nëpërmjet një po...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur që të reagojë për protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës me nj...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme se ndodhej ne Neë York, aty ku është takuar me bossin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompa...
TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Ambasada i bën thirrj...