Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Miku i fëmijërisë së presidentit rus, Vladimir Putin dhe njëherësh njëri prej oligarkëve më të pasur rus, Arkady Rotenberg, ka thënë se ai është pronar i vilës luksoze në Detin e Zi, e cila, në një video të publikuar, është përshkruar si ‘pallati për Putinin’.
Rotenberg, i cili ka në bashkëpronësi me vëllanë e tij një kompani të ndërtimit dhe infrastrukturës, për pesë vjet është nën sanksionet e Perëndimit.
Ai këto pretendime se kjo pronë në Detin e Zi i përket atij i bëri në kanalin Mash, në platformën Telegram.
“Tani nuk do të jetë më sekret, unë jam përfitues”, tha Rotenberg. “Ekziston një kompleks i tillë, kishte shumë kreditorë dhe arrita të bëhem përfitues. Kjo është një dhuratë nga Perëndia. Ai është një vend i mrekullueshëm”, tha ai.
Ai tha se pronën e bleu “disa vite më parë”, por nuk dha më shumë detaje. Ai po ashtu nuk dha asnjë dëshmi se kjo pronë i përket atij.
Rotenberg tha se dëshiron ta shndërrojë këtë pronë në një hotel sepse “aty ka një numër të madh dhomash”.
Prona gjendet në rajonin Gelendzhik në Detin e Zi.
Fondacioni anti-korrupsion, i kritikut të Putinit, Aleksei Navalny – i cili gjendet në burg – më 19 janar publikoi hetimin e ri për këtë pronë, që tha se është ndërtuar për Putinin.
Hetimi për ‘pallatin për Putinin’ shfaq një pronë mjaft luksoze që vlerësohet se kushton të paktën 1,35 miliard dollarë.
Ekipi i Navalnyt ka thënë se në këtë kompleks përfshihet një kishë, një serë prej 2,500 metrash katrorë, një amfiteatër, një sërë ndërtesash rezidenciale si dhe një “tunel i posaçëm” që të çon deri në bregdet.
Ndërkaq, vetëm pallati është 17,691 metra katrorë dhe në të ka një teatër, një bar, kazino dhe një pishinë.
Në videon e publikuar nga ekipi i Navalnyt lidhur me hetimin për këtë pronë, thuhej se në ndërtimin e pallatit janë përfshirë miqtë e ngushtë të Putinit dhe se Shërbimi Federal i Sigurisë e ruan atë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sapo mori postin e ministrit të Jashtëm amerikan, Antony Blinken telefonoi me ministrin e Jashtëm francez. Bisedën e zhvilloi në frëngjishte pothuaj pa aksent. ...
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë bërë rirenditjen e kandidatëve në listat zgjedhore, pas vendimit 29 ja...
Gazeta opozitare turke Ozgur Gündem ka mbuluar tema që lidhen me pakicën kurde në vend. Ata që zgjodhën të mbulojnë zhvillime problematike dhe që punuan si reda...
Policia ruse publikoi një paralajmërim të fortë kundër pjesëmarrjes në protestat e planifikuara për të dielën, ku do të kërkohet lirimi i udhëheqësit të burgosu...
KOSOVË-Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka folur për vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Mitro...
Çeta e Çerçiz Topullit ruan në historinë e saj shumë beteja, por njëra prej tyre ka mbetur në harresë të plotë….Ajo u zhvillua disa muaj pa...
KOSOVË– Takimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë sot janë shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kur...
KOSOVË-Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur në lidhje me incidentin e ditës së sotme në Mitrovicë, ku një grup serbësh kanë tentuar të ndalojnë vi...
KOSOVË-Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetë Vendosja Albin Kurti dhe presidentes aktuale Vjosa Osmani në ...