Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar dy persona, të akuzuar për vjedhje biçikletash. Blutë bëjnë me dije se kanë rënë në pranga shtetsit A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë. Po ashtu një person është proceduar penalisht dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë territon e qytetit të Tiranës. Po ashtu mësohet se në përfundim të operacionit të koduar “Vjeshta” janë sekuestruar 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë që kryenin vjedhje biçikletash. Zbardhen dhe dokumentohen dhjetëra raste të vjedhjeve të biçikletave. Këta shtetas dyshohet se kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë territon e qytetit të Tiranës. Sekuestrohen 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Shtetasit E. P., E. D. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas ia shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare, shtetasve A. F dhe D. F. Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur me iniciale E. K., 12 vjeç, pasi më datë 09.10.2020, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë. Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me të gjitha Komisariatet e tjera të Tiranës, vijon punën për mbledhjen e të gjithë kallëzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjen e biçikletave, me qëllim për paraqitjen për njohjen e biçikletave të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
(a.k.dosja.al)
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS- Ditën e sotme policia ka arrestuar një 37 vjeçar në Kukës. Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi F.D.banues në Tiranë pasi është kapu...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku rreth orës 04:15 është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të ...
BERAT– Drejtoria e Higjenës ka vendosur të mbyllë të gjithë repartin e Neurologjisë në spitalin e Beratit pas konstatimit se mjekja është infektuar me COV...
MALESI E MADHE– Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe tronditi vendin e sidomos familjarët e tyre.Të afërmit kanë shprehur dhimbjen në rrjetet social ...
ELBSAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident një makinë tip ‘Passat’ me t...
FIER– Policia e Fierit në kuadër të operaciont të koduar “Rotondo e parkut” ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi u kapën me lëndë narkotike n...
TIRANE– Gjykata e Apelit vendosi që të pushojë çështjen në lidhje skandalin CEZ-DIA.Kërkesa për pushimin e çështjes ishte bërë nga prokuroria, e c...
ELBASAN– Një 20 vjeçar në Elbasan është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur duke transportuar 13 shtetas të huaj.Blutë bëjnë të ditur se në pranga k...
KORÇË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në pasi janë kapur duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm. Blutë bëjnë me dije se në pranga ...
TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli duket se nuk i ka punët dhe aq mirë me rrjetet sociale, e sidomos me Whatsapp.Themi këtë pasi Dosja.al ka sigu...