LIVE UPDATES
Insights

“Vezët e lidhura me fjongo blu, ushqimi me çanta në Qeparo”-kujtime nga pushimet në komunizëm

23 Maj 2019, 14:06 Nga DOSJA
“Vezët e lidhura me fjongo blu, ushqimi me çanta në

Sa herë dal sipër te Qafa e Llogarasë më kujtohen pushimet verore në komunizëm. Ishim me fat që shkonim familjarisht në Qeparo, por ishim dhe pa fat nga që deri sa arrinim kalonim një kalvar të vërtetë.

Niste nga grumbullimi i ushqimeve. Hiqnim mënjanë që në mars mish,gjalpë,pulë,djathë dhe vezë. I fusnim në frigorifer e i lidhnim me nje fjongo blu, që mos i hanim padashje. Janë të detit,i thoshim vetes.

Pastaj siguronim biletat e autobuzit të Himarës. Pastaj merrnim ushqimet dhe rrobat në çanta e suleshim drejt valëve. Sa mbërrinim shpérndanim ushqimet në banoret e pallatit ku do rrinim dy javë.

Kishin frigorifer dy familje,një kishte te pallati tjeter e dy ishin në fund të fshatit. I ndanim njerëzit sipas ditëve. P.sh Gaqo ishte dita e hënë,pra te frigoriferi i tij ishin vezet dhe mishi i grirë per qofte.

Athinaja ishte e marta, kishim pulë. E mërkura ishte bosh,bënim fasule. E enjtja qe Jorgji.

Kishim mish viçi me bishtaja. E kështu kullandriseshim deri sa iknim. U thoshim familjeve me frigorifer mirëupafshim vitin tjetër e ata na përqafonin me mall. 

Kështu disa vite deri sa Gjergji shoku ynë,që pushonte me ne,propozoi që ushqimet mos i sillnim me çanta në Qeparo.

T’i sillnim me frigorifer. Ta mbushnim plot e t’ja ngarkonim babait të Llaqit,që kishte një furgon të shpérndarjes së librave e gazetave. U kujtuam që Mihali këtë rrugë bënte. Por na doli e papritura e parë.

Do na shkrinte frigoriferi për gjashtë orë pa qenë në prizë. Si do e ruanim freskinë? U dha zgjidhja që shofer Mihali të hajë një paçe në mëngjes sa të arrijë në Durrës dhe frigoriferin ta vinte në korrent te restoranti.

Me të do udhëtonte dhe Gjergji. Më tej një kafe e shlodhje në Fier e fut prizën te kafja,pastaj në Llogara e në fund në Qeparo. Gjergji mori me vete një zgjatues korrenti e mberriti dita e nisjes.

Ata, Mihali, Gjergji, çuni i tij dhe frigoriferi me furgon qysh në pesë të mëngjesit. Ndërsa ne të tjerët me autobuz në orën 7. Dukej se çdo gjë vajti vaj. Kur ne arritëm në mbrëmje ushqimet dhe frigoriferi ishin te dhoma ku do pushonim. Por tek dyshemeja ishte një rrëke uji.

-Ka shkrirë?- pyeta Gjergjin.

-Po. Bëmë gomë në Dhërmi. Po vonohej Mihali se nuk kishte krik me vete. Mos u shqetëso,-i thashë. Pashë një zis me gurë që po vinte. Iu luta të më merrte me frigoriferin deri në fshat,dy kilometér larg isha. Pranoi dhe sa e zbrita te restoranti,bëra gati prizën,kur kamarieri më tha se kemi dy dite pa drita. Po fat që nuk u vonua Mihali. E hypa prapë frigoriferin dhe ecëm. E,ja tani u qullën ushqimet nga nxehtësia,por deri nesër do i forcojë akulli.

Na doli gjysmake zgjidhja që gjetëm. Por në darkë erdhi lajmi bombë.
-Të kërkon mamaja nga Tirana në telefon,-më tha fqinji Gaqo. Numrin e tij e kisha lënë që të lidhej nëna në se kishte ndonjë problem. U bëra meit. Vetëm halli të telefon,mendova.
-Alo,mama,si je?
-Mirë,por te ushqimet e frigoriferit është dhe mishi i Niqkës. E ka lënë për pilafin se do i bënte të 40-tat burrit që i vdiq. E ka me fjongo bojëqielli.

Hapa derën dhe gjeta dy pako të saj. I pamë si blutë tona dhe i morëm me vete.
-Po si të t’i nis? Do prishen deri në Tiranë se vapë e madhe.
-Jo,jo,mos i nis. Bëjeni pilaf në një tenxhere të madhe e mishi i zjerë rron deri 24 orë.

Kështu pa u shlodhur fare iu futëm pilafit. E mbajtëm Mihalin me raki e gënjeshtra deri sa tenxherja e piu ujin. Orizi ndriste. Thelat ia vumë sipër dhe e nisëm drejt përkujtimit të burrit të Niqkës.

Natën e parë nuk e kisha mendjen te zhurma e valëve. Dëgjoja frigoriferin “Obodin” si gulçonte e gëzohesha. Se ai ishte restoranti im dyjavor,e çfarë restoranti! Me pesë yje të arta…

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka diktatura komuniste agim xhafka diktatura komuniste

Sondazh

Poll
Insights 23 Maj 2019, 08:49

Një milionë lekë rrogë nuk mjafton!

Nëse punon në Tiranë prej disa vitesh si inxhinier (apo një profesion tjetër të ngjashëm) gjasat janë që merr 700 000 deri në 1 000 000 Lek (te vjetra) neto rro...

Insights 19 Maj 2019, 13:54

Ngrije zërin, ji vetvetja!

E keni vënë re se sa e lehtë është të bëhesh pjesë e një grupi nëse bie gjithnjë dakord me të dhe nuk i del kundër? Nga ana tjetër, e keni vënë re sesa e tendos...

Insights 17 Maj 2019, 16:35

Faqja e zezë

Vetëm mund të supozojmë se si janë ndjerë viktimat e dhunës seksuale dhe familjarët e tyre kur kanë parë në televizor se si një deputete e Kuvendit të Kosovës k...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje