Mbreti Charles i dërgon urime Trumpit: Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, marrëdhënie të veçanta dhe të që...
Politike
Ngërçi me Kushtetuesen, Venecia mbyll vizitën në Tiranë pas takimit në KED
14 Shkurt 2020, 12:48Nga DOSJA
TIRANË- Delegacioni i Venecias ka mbyllur vizitën në Shqipëri pas takimit me delegacionin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zyra e shtypit të KED ka bërë me dije se “Venecia” ka zhvilluar sot në këtë institucion një takim ku është njohur me veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, dhe i është shpjeguar roli i këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
“Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve”, shtohet më tej.
NJOFTIMI I PLOTË
Delegacioni i Komisionit të Venecias, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar sot (14.02.2020) në ambjentet e Gjykatës së Lartë një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020. Vizita ishte në kuadër të dhënies së opinionit “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës së ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kanë njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Venecias kanë falenderuar këtë këshill për mikëpritjen duke theksuar se roli i tij është shumë i rëndësishëm në proceset aktuale që po kalon vendi, duke përmendur gjithashtu faktin se ky këshill ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veprimtarisë dhe punës së kryer prej tij si dhe debateve e diskutimeve mes institucioneve të tjera. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve.
Delegacioni i Venecias zhvilloi një vizitë dy ditore në Shqipëri në lidhje me ngërçin që është hasur në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj. “Venecia” është takuar me Presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Arta Vorspin nga Gjykata Kushtetuese, Avokatin e Popullit, Lulzim Bashën dhe me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Gjatë takimeve delegacioni i Komisionit të Venecias është njohur me qëndrimet e palëve dhe ka marrë informacion për procedurat e ndjekura prej tyre për çështjen. Tashmë pritet dhënia e opinionit në mes të muajit mars.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih. Gjatë qëndr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, i shoqëruar me disa ish-deputetë ka pritur sot një delegacion nga Banka Botërore. Basha ka publikuar disa foto nga taki...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar për debatin e hapur kohët e fundit për një video kompromentuese për ambasadorin e BE në S...
Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për ndryshimet e reja në ligjin për pronat e...
TIRANË- Aktori i njohur Agim Bajko do jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kry...
TIRANË- Mëngjesi i 14 Shkurtit, ditës së të dashuruarve e gjeti deputetin Kujtim Gjuzi në një dyqan lulesh në Rrugën e Elbasanit.Këto foto siguruar nga Top...
TIRANË- “Ideja e një Shengeni gjithëpërfshirës rajonal dhe bashkëpunimi midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, bazuar në katër liritë e Bashkimit E...
TIRANË- Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali janë emëruar zv/ministre të Ekonomisë dhe Financave. Emërimet e tyre janë bërë pak ditë pas largimit nga detyra dh...
Tiranë- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje nga takimi i ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe ambasdores amerikane, Yuri Kim. Me një shënim në f...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Teksa Rama futej në studio, gazetari i emisionit Drini Zeqo ka bër...