LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e ushtarakes shqiptare/ Shefi i Shtabit të ushtrisë letoneze: Zarife Hasanaj humbi jetën përpara stërvitjes

7 Maj 2019, 17:51 Nga DOSJA
Vdekja e ushtarakes shqiptare/ Shefi i Shtabit të ushtrisë letoneze:

TIRANË- Leitnant Gjenerali Leonids Kalnins, shefi i shtabit i ushtrisë në Letoni, në një intervistë telefonike për Top Channel tregon rrethanat e incidentit të rëndë në Kamp Adazi, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy të tjerë.

Ushtaraku më i lartë në Letoni flet edhe për gjendjen shëndetësore të dy ushtarakëve të plagosur.

Me gjeneralin Leonids Kalnins bisedoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Gjeneral, mund të na tregoni se çfarë ndodhi në bazën ushtarake ku humbi jetën ushtarakja shqiptare?

Mëngjesin e së hënës, në orën 09:13 po zhvilloheshin disa trajnime. Ushtarakët shqiptarë po bënin përgatitjet pikërisht për këtë trajnim. Gjatë këtyre parapërgatitjeve ndodhi një shpërthim i disa mjeteve ushtarake. Për momentin ne nuk e dimë se çfarë lloj mjetesh kanë shpërthyer, pasi ka nisur një hetim për këtë aksident. Nuk do të doja të flisja më tej me detaje se çfarë mjeti shpërthyes ishte, pasi do të ishte një spekulim. Jam në pritje të rezultateve të këtij hetimi të cilat do të bëhen publike për grupin ushtarak dhe për qytetarët shqiptarë.

Mund të na thoni se kush e përbën grupin hetimor të kësaj ngjarjeje?

Kjo detyrë i është besuar Policisë Ushtarake bashkë me Policinë e Shtetit, një grup prokurorësh specialë.

Për ta qartësuar situatën. Incidenti ndodhi gjatë trajnimit apo gjatë një misioni real për demontimin e minave të vërteta?

Ka ndodhur përpara trajnimit të vërtetë. Trajnimi ishte i përbashkët me kontigjentin polak të një kompanie tankesh. Ata po tentonin të realizonin një qitje reale të ngjashme me situatë lufte. Ekipi shqiptar po përgatiste zonën nga ku më pas do të zhvillohej trajnimi në bazë të specifikave të caktuara.

Incidenti ndodhi në një laborator mësimor brenda bazës apo në një fushëbetejë të improvizuar?

Ndodhi në një fushë ku misioni i tankeve ishte të gjuanin.

Ky incident i rëndë a ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor apo diçka tjetër?

Nuk dëshiroj të them asgjë për momentin nëse është një gabim njerëzor apo një aksident sepse hetimi është në vijim e sipër. Ky vendtrajnimi në Letoni ka 90 vite që përdoret. Se çfarë mjetesh ushtarake kanë shpërthyer ne nuk e dimë ende, pasi jemi duke mbledhur provat dhe më pas do të dalim në konkluzione posaçërisht se çfarë ka shpërthyer.

Në të shkuarën në këtë bazë a ka patur incidente të ngjashme?

Fatkeqësisht, po. Në vitin 2011 7 anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën gjatë stërvitjes nga të cilët njëri humbi jetën. 6 të tjerët mbetën të gjallë, por njëri ka pësuar dëmtime të forta.

Nga këndvështrimi juaj, ajo që ndodhi mund të ishte evituar?

Ne i marrim shumë seriozisht çështjet e sigurisë gjatë trajnimeve. Të gjithë ushtarakët, përfshi ata shqiptarë janë të mirëtrajnuar pasi ka procedura standarde për ata që përfshihen në misionet e heqjes së minave. Ne i besojmë të gjitha ato mjete që përdorim në trajnime. 1 në 10 milionë është probabiliteti për të ndodhur diçka e tillë. Është një ngjarje për të adhur shumë keq dhe ngushëllimet e thella shkojnë tek ushtarakët shqiptarë. Unë besoj se ushtarakët shqiptarë janë ndjekës besnikë të të gjitha rregullave dhe për të ekzekutuar me përgjegjësi detyrat. Këto trajnime përfshijnë ushtarakë të 9 shteteve të ndryshme. Ndodhin çdo ditë. Kompanitë e tankeve zhvillojnë ushtrime taktike për specialitetin e tyre, ndërsa skuadra IOD që është nga Shqipëria kanë detyrat e tyre në fushëbetejë.

Kush është përgjegjës për këtë ngjarje?

Kemi një hetim. Duhet të presim e të shikojmë se kush e shkaktoi këtë aksident tragjik. Më pas, do të vendosim atë çfarë do të dalë nga hetimi.

Si është gjendja shëndetësore për dy oficerët e tjerë që u plagosën?

Njëri prej dy ushtarakëve ka plagë të lehta. Dje, pas përfundimit të vizitës në spital, ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në bazë. Ndërsa oficeri tjetër është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Rigës.

Situata shëndetësore e këtij ushtaraku a është kërcënuese për jetën?

Po, jeta e tij është në një rrezik të madh.

Si do ta përshkruani rolin e ushtarakëve shqiptarë në vendin tuaj në kuadër të një misioni të NATO-s?

Ky është një shembull ekselent se si ne bashkëpunojmë brenda organizatës më të madhe dhe më të fortë ushtarake si NATO. Përfshirja e ushtarakëve shqiptarë është tepër e vlerësuar nga ana jonë për ardhjen e tyre në Letoni, për të zhvilluar aftësitë tona mbrojtëse.

Ditën e djeshme, një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

Marrë nga: Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet leonids kalnins letoni vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj leonids kalnins letoni vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet