LIVE UPDATES
Politike

Vaksina kineze në Shqipëri, Vojo Bregu: Qark i shkurtër frike i Ramës, funksionon tek një ndër dy vetë! Nuk është çert

26 Mars 2021, 15:49 Nga DOSJA
Vaksina kineze në Shqipëri, Vojo Bregu: Qark i shkurtër frike i

TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu e ka konsideruar një ‘qark të shkurtër frike’, sigurimin e vaksinës kineze për shqiptarët nga kryeministri Edi Rama. Në një status në profilin e tij në Facebook, Bregu shpjegon me detaje se duke parë ecurinë e efikasitetit të kësaj vaksine në botë, funksionon në një në dy persona.

Sipas Bregut, kjo vjen sepse vaksina kineze nuk e ka kaluar akoma fazën e tretë të testimit. Bregu shton se Agjensia Amerikane e Barnave (FDA) dhe njekohësisht Agjensia Europiane e Barnave (EMA) nuk e kanë aprovuar ende këtë vaksinë dhe kjo sigurisht për shkak se rezultatet e testimeve janë shumë larg pritshmërive. Koordinatori politik i LSI-së kujton edhe se në Brazil fillimisht u dha shifra e efikasitetit 78%, ndërsa më vonë ky numër ra deri në 50.4%.

 

Postimi i plotë

Vaksina kineze, një siguri e shtuar për qytetarët shqiptarë apo një manovër elektorale me shëndetin? Dje Edi Rama, para se të çelte One Man Shoë-n e tij të hapjes së fushatës, doli në aeroport të priste vaksinën kineze. Ai shpalli se kishte siguruar 1 milion doza dhe se kishte në plan madje ndërtimin në Shqipëri të një fabrike të prodhimit të Sinovac, sipas modelit turk. Ndërsa ne të gjithë mirëpresim ndihmën e secilit vend mik për të përballuar pandeminë, vaksina kineze ka të paktën dy probleme serioze.

1 – Problemi i parë është efikasiteti dhe çertifikimi. Agjensia Amerikane e Barnave (FDA) dhe njekohësisht Agjensia Europiane e Barnave (EMA) nuk e kanë aprovuar Sinovac. Përkundrazi sugjerojnë fort Pfizer dhe Moderna, testet e të cilave janë kryer në transparencë të plotë dhe rrjedhimisht efikasiteti është matur dhe çertifikuar. Kujtojmë se Sinovac ndodhet akoma në fazën e tretë të testimit klinik, rezultatet e të cilit janë larg pritshmërive. Në Brazil fillimisht u dha shifra e efikasitetit 78%, ndërsa më vonë ky numër ra deri në 50.4%, pasi u përllogaritën dhe rastet e lehta.

E thënë ndryshe, vaksina funksionon tek një ndër dy vetë!! A është kjo siguria që duhet t’i ofrojmë qytetarëve? Këtyre dyshimeve të bazuara kryeministri Rama mbrëmë ne Opinion ju përgjigj duke thënë se shqiptarët i besojnë verbërisht sistemit shëndetësor turk dhe në Turqi kjo vaksinë është aprovuar. Ky është një rast tipik i gabimit logjik argumentum ab auctoritate që në rastin e Ramës do mund të përshtatej argumentum ad Erdoganum. Njësoj pyetjes mbi vaksinën AstraZeneca i pari i vendit iu përgjigj duke thënë se shqiptarët i kanë proçeset mendore shumë më të shpejta se ç’mendojnë analistët. Me fjalë të tjera, Rama mbështetet tek qarku i shkurtër i frikës. Po s’u vaksinova me këtë kinezen, do ngelem pa vaksinuar. Hajt se po e bëj! Që më pas këtë qark të shkurtër ta shfrytëzojë elektoralisht si baba i shëndetit të Kombit.

2 – Problemi i dytë me Sinovac është politik, madje gjeopolitik. Në këto kohë të nacionalizmit shëndetësor vaksina po përdoret si “monedhë sigurie”. Vende të ndryshme janë futur në një garë të ethshme për t’u paraqitur si alternativa më e mirë botërore e vaksinimit.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet përfaqësisë se tyre në Shqipëri janë shprehur fort në kundërshtim të ndikimit politik kinez. Ku qëndron Shqipëria në këtë skakierë ndërkombëtare?  Mesa duket, qeveria shqiptare ka braktisur çdo konsideratë për orientimin pro-perëndimor të Shqipërisë dhe ka ndjekur strategjinë amatore KÇVK. Kap ç’vaksinë të kapësh. Ky aks i çuditshëm shqiptaro-turko-kinez e vë Shqiperinë në konflikt jo vetëm me frymën perëndimore të qytetarëve të saj, por edhe me strategjinë e sigurisë europiane dhe amerikane. Duke uruar që Shqipëria të çlirohet nga vargonjtë e kësaj pandemie dhe të ringrihet pas goditjeve të njëpasnjëshme ekonomike dhe mbi të gjitha psikologjike, uroj që kursi i qeverisë në raport me këtë çështje të ndjeshme të ndryshojë. Të paktën të kufizohen dëmet deri në Ndryshimin e Madh me 25 Prill.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se ka siguruar 1.2 milionë doza vaksinash që sipas tij do të vijnë brenda harkut kohor të 60 ditëve në vendin tonë, nga Turqia. Sipas Ramës, kontrata me kompaninë turke, që është edhe distributor i vaksinës kineze, është firmosur për 500 mijë doza si fillim, që do të vijnë me ngarkesa të ndara. Një ditë më parë mbërritën 192 mijë prej tyre, që sipas kryeministrit do të ndihmojnë në nisjen e vaksinimit masiv.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vaksina kineze ne shqiperi vijo bregu zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama vaksina kineze ne shqiperi vijo bregu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 26 Mars 2021, 14:54

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turi...

Politike 26 Mars 2021, 14:38

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me buzëqeshje takimin e tij me operatorët turistikë në Durrës. Rama tha se ata mund të buzqëeshin tashmë, sepse me...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet