Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Vajza e çiftit komunist’/ Hasimja: Familja e Luljeta Bozos mori shtëpinë e inxhinierit të pushkatuar
23 Mars 2021, 12:57Nga DOSJA
TIRANË– Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar për deklaratat e Luljeta Bozos, kandidates së parë të PS në Tiranë, e cila më parë kishte thënë se komunizmi kishte sjellë më shumë të mira se sa të këqija. Ai kërkon që njerëz të tillë para se të pyeten për komunizmin, duhet të japin llogari, shporren e turpërohen publikisht. Ai shkruan se familja e Bozos ka jetuar në banesën e një inxhineri të pushkatuar në vitin 1946.
POSTIMI:
1946, një inxhinier i ri 33-vjeçar pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”.Pak kohë më pas një çift komunistësh vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete. U pëlqen dhe e mbajnë për gati 50 vjet duke lënë familjen e inxhinierit në rrugë.2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija.Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorën familjet në rrugë.Problemi është se këta njerëz, përpara se të pyeteshin për komunizmin duhet të jepnin llogari për atë që bënë për 50 vjet, duhet të shporreshin nga hapësira publike e të turpëroheshin publikisht.Siç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar 15 projektligje të votuara nga deputetit e Kuvendit të Shqipërisë. 94 deputetë kanë votuar pro Aktit ...
Pas publikimit të 12 kandidatëve për deputetë që janë dërguar për një verifikim të thelluar, ka reaguar Kristaq Kume. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjev...
TIRANË- Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj zbuloi në emisionin “Quo Vadis” se PD ka ngritur struktura që kanë për qëllim mbrojtjen e votuesve.Duke p...
TIRANË– Komisioni i Ankesave në KQZ ka rrëzuar ditën e sotme vendimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi, i cili nuk pranoi listën e plotë të Partisë Demokra...
TIRANË–Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për të vijuar me listën prej 222 kandidatësh në listën për zgjedhje...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë seancës në Kuvend se deri tani janë shkarkuar 58 gjyqtarë nga Vettingu, duke u hapur rrugë tjerëve ...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit i mësuesve në Tiranë. Proçesi po kryehet në ambientet e Universitetit të Tiranës. Për ta ndjekur...
KAVAJË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma, është takuar këtë të martë me një nga biznesmenët e qytetit. Pronari i s...
TIRANË– Videokonferenca e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel është kthyer në “epiqendrën” e...