LIVE UPDATES
Bota

Ushtarët shqiptaro-amerikanë i shkruajnë letër Bidenit në 22 vjetorin e nisjes së sulmeve të NATO-s: Të dënuarit nga Gj

24 Mars 2021, 11:55 Nga DOSJA
Ushtarët shqiptaro-amerikanë i shkruajnë letër Bidenit

KOSOVË-Publicisti Uk Lushi, ka publikuar një letër të ushtarëve shqiptaro-amerikan, të dërguar për presidentin Joe Biden, në ditën kur është rikujtimi i 22-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj serbëve.

Në letër përmenden krimet e Serbisë në Kosovë dhe fakti që arrestuarit nga Gjykata Speciale janë ish-udhëheqës të Kosovës, ish- presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Në 22 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Millosheviqit për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, sot, në Shtëpinë e Bardhë arrin letra e ushtarëve shqiptaro-amerikanë të UÇK-së: President Joseph R. Biden Jr. The White House 1600 Pennsylvania Ave NW Washington, DC 20500 24 mars 2021
I nderuar Z. President Biden, Së pari, si shtetas amerikanë dhe ish-luftëtarë krenarë të UÇK-së, dëshirojmë t’ju urojmë zgjedhjen si Presidenti i 46-të i Amerikës.
Si sot, para 22 vitesh, më 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, filloi fushatën ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës. Çdokush në Ballkan ende e mban mend kur ju në vitin 1993 i thatë Millosheviqit fjalët profetike: “Mendoj që ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe do të duhej të gjykoheshe si i tillë!” Por, pasi kishte nisur tri luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje,Millosheviqi nisi një tjetër në Kosovë më 1998. Të frymëzuar nga trimëria e ushtarëve tonë amerikanë dhe të shtrënguar të kryejmë detyrën tonë për të parandaluar gjenocidin në Kosovë, disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë iu bashkuam UÇK-së të luftonim krah për krah me NATO-n. Më 9 qershor 1999 Millosheviqi përfundimisht u dorëzua. Kosova ishte e lirë ndërkaq që trupat e NATO-s dhe ne marshuam në Prishtinë, kryeqytetetin e Kosovës. Shumica nga ne u kthyem në shtëpitë tona në Amerikë, me disa përjashtime, ndër to tre vëllezërit Bytyqi, të lindur në SHBA, të cilët u kapën nga xhandarmëria serbe pas lufte, u ekzekutuan menjëherë dhe u hodhën në një varr masiv në Petrovo Selo. Deri më sot askush në Serbi nuk është dënuar për këtë krim të shëmtuar kundër tre amerikanëve. Ishin me mijëra ushtarë amerikanë dhe nga vende tjera që u bashkuan në përpjekjen e madhe për restaurimin e Kosovës pas luftës. Madje edhe civilë nga mbarë bota morën pjesë në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar. Njëri ndër ta ishte biri yt, Beau Biden. Z. President, ne shprehim mirënjohjen më të thellë për birin tuaj të ndjerë dhe ndihmën e tij për sistemin e drejtësisë pas luftës dhe për përgatitjen e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë organizuar nga OSBE. Si nderim për kontributin e tij, Kosova i ka dhënë emrin e Beau Biden Autorrugës nga Ferizaji në Gjilan, duke e përjetësuar emrin dhe veprën e tij. Që nga çlirimi më 1999 Kosova ka kaluar nëpër tre filtra të drejtësisë ndërkombëtare: UNMIK-ut; Tribunalit të Hagës; dhe EULEX-it. Asnjëri nga ta nuk kanë mundur të gjejnë apo provojnë ndonjë krim serioz nga ana e Kosovës. Megjithëkëtë, më 14 dhjetor 2010, Dick Marty, një politikan zviceran dhe punonjës i Këshillit të Europës, përpiloi një raport që pretendon se në Kosovë kishin ndodhur trajtime mizore dhe vrasje të të burgosurve me qëllim të trafikimit të paligjshëm të organeve. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta se këto pretendime ishin të rreme, z. Marty e bëri raportin e tij publik dhe, pa asnjë bazë apo provë, nën trysninë e Rusisë Këshilli i Europës e miratoi raportin. Populli dhe udhëheqësia e Kosovës u vunë para një prove, e përbinë këtë tabletë të re të hidhur dhe treguan gatishmëri të përballen me drejtësinë edhe një herë. Kosova e ndryshoi Kushtetutën e saj dhe Kuvendi i Kosovës formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Edhe pse Dhomat e Specializuara janë gjykatë e Kosovës, u pranua që edhe ato edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të barten jashtë Kosovës, në Hagë. Asnjëri nga gjykatësit, prokurorët dhe as administratorët e gjykatës nuk janë shtetas të Kosovës. Shqiptarët etnikë nuk lejohen të punojnë për gjykatën ndërsa shtetasit e Serbisë mund ta bëjnë këtë.Pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike.Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës. Z. President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundshme të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së. Ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së. Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë. Dr. Martin Luter King Jr. thotë shumë mirë: “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo.” Askush nuk ka demonstruar më fuqishëm punën për drejtësi më shumë se ju vetë, z. President. Ne jemi duke ju drejtuar t’ ju lusim që ju dhe SHBA-ja të angazhoheni edhe një herë për drejtësi në Kosovë dhe Ballkan. Kosova është një storje suksesi ku shumica shqiptare trajton minoritetet, veçanërisht serbët, më mirë se çdo shtet në Europë. Kosova ende ballafaqohet me sfida por ballëlartë ajo po marshon drejt një të ardhme më të mirë. Kosova u është përgjithmonë falënderues edhe ju edhe Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen.Z. President, ju faleminderit paraprakisht ndërkaq që vendosim zemrat dhe shpresat tona në ju. Zoti u bekoftë ju dhe Amerikën. Sinqerisht, Shoqata Atlantiku,”-thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Në 22 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Millosheviqit për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga…

Posted by Uk Lushi on E martë, 23 Mars 2021

 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22-vjetori i bombardimeve te nato 22-vjetori i bombardimeve te nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet