LIVE UPDATES
Politike

Urimi i Metës në vigjilje të Krishlindjeve: Lutjet shkojnë për të gjithë ata që u ndanë nga ne, uroj të gjithë shqipt

24 Dhjetor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Urimi i Metës në vigjilje të Krishlindjeve: Lutjet shkojnë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Krishlidjeve.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta thotë se këtë vit nuk mund ta festojmë ashtu siç deshëm, sakaq  thotë se lutjet shkojnë për të gjithë ato persona që janë ndarë nga ne.

Kreu i shtetit teksa ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mbarë urime të veçanta ka përcjellë për personat të cilët për përballen me pandeminë e Covid-19.

Urime të veçanta Meta ka përcjellë për të gjithë punonjësit e sistemit të shëndetësisë, për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke i falenderuar njëkohësisht për sakrificat, përkushtimin, qëndresën dhe forcën, që po na dëshmojnë çdo ditë në këtë luftë aspak të lehtë

POSTIMI I PLOTË:

Krishtlindja, është një ditë e veçantë, e shënuar për besimtarët e krishterë dhe një festë e bukur për mbarë popullin shqiptar. Le t’i gëzohemi afërsisë, ngrohtësisë dhe atmosferës së mrekullueshme familjare, që krijon Krishtlindja, për të ndarë me të dashurit tanë urime zemre, që burojnë nga shpirti, në veçanti për më shumë shëndet, lumturi, mirëqenie e begati. Për shkak të pandemisë COVID-19, festimet tona këtë vit nuk janë aspak ato që do kishim dashur të ndodhnin. Mendimet dhe lutjet tona në këtë vigjilje Krishtlindje shkojnë në radhë të parë për ata, të cilët kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga familja, të afërmit dhe të dashurit e tyre!  Është jetësore, që secili prej nesh, të marrë përgjegjësi të lartë personale dhe njerëzore, që këtë Krishtlindje, të kufizojë veprimet që mund të përhapin COVID-19, duke qëndruar në shtëpi, si rruga më e mirë për t’ju shprehur dashurinë më të shtrenjtëve tuaj.
Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje! Qëndroni pranë familjes tuaj! Kjo është sot forma më e lartë e shprehjes së dashurisë për jetën, të afërmit dhe për miqtë tuaj. E di që nuk është e lehtë, ndaj kërkohet solidaritet e mirëkuptim nga të gjithë, për të pranuar këtë realitet të ri, në jetët tona. Urimet e mia më të ngrohta, për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, shkojnë sot për të gjithë të prekurit nga COVID-19, veçanërisht për të shtruarit në spitale, që këtë Krishtlindje do ta festojnë larg të afërmve të tyre. Nuk duhet të ndiheni vetëm! Konsiderojini mjekët dhe infermierët, familjarët tuaj, sepse janë ata që kujdesen çdo ditë për shëndetin Tuaj. Kjo është një sprovë, që duhet ta kaloni me guxim e kurajë, në emër të jetës dhe familjes tuaj. Një urimi zemre kam për të gjithë punonjësit e sistemit të shëndetësisë, për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke i falenderuar njëkohësisht për sakrificat, përkushtimin, qëndresën dhe forcën, që po na dëshmojnë çdo ditë në këtë luftë aspak të lehtë. Gëzuar të gjithë nëpunësve publikë, të cilët këtë Krishtlindje nuk do të jenë pranë familjeve të tyre, por në shërbimin tonë. Le të shërbejë kjo Krishtlindje për të gjithë ne, si një moment reflektimi, për të forcuar solidaritetin, humanizmin dhe dhembshurinë, në veçanti ndaj të moshuarve, të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë, si dhe të rikthejmë shpresën tek të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm, për të mos ta braktisur më Atdheun tonë, për mungesë besimi dhe mundësish. Me shumë dashuri, përulësi, pa egoizëm dhe arrogancë acaruese, pa lakmi, zhurmë dhe fjalë të kota, t’u shërbejmë qytetarëve dhe të transmetojmë mirësi e shërbim nga njëri tek tjetri, në të gjithë shoqërinë dhe Shqipërinë tonë të dashur, familjen tonë të përbashkët. Urim të veçantë kam sigurisht për yjet më të bukur dhe të shndritshëm të kësaj Krishtlindje, fëmijët, veçanërisht ata të cilët lindin këtë vigjilje, si dhe për prindërit e tyre të mrekullueshëm, që sot festojnë disafish më shumë se ne. PËR SHUMË VJET GËZUAR KRISHTLINDJEN!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen