LIVE UPDATES
Bota

‘U deshën vetëm pak minuta’, zjarret e furishme në Turqi shkrumbuan banesa dhe pyje

12 Gusht 2021, 07:05 Nga DOSJA
‘U deshën vetëm pak minuta’, zjarret e furishme në

TURQI– Muhtar Cansiz është kryeplaku i Kalemler, fshat me 250 banorë në provincën e Antalias, pranë qytetit Manavgat. Rajoni mban barrën më të madhe të shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret e përhapura me shpejtësi, që kanë dëmtuar jugun e vendit për gati dy javë mes nxehtësisë përvëluese, lagështisë së ulët dhe erërave të forta që ndryshojnë vazhdimisht.

Më parë këtu gjendeshin 150 (njëqind e pesëdhjetë shtëpi). Pasi flakët arritën në fshatin tonë, 67 prej tyre u dogjën,” thotë Muhtar Cansiz.

Dukshëm i mërzitur, Cansiz tregon se sa shpejt u përfshi nga zjarri fshati i tij. “U deshën vetëm disa minuta që shtëpi të shumta të merrnin flakë. Ishte e kotë përpjekja për të ndërhyrë. Shtëpitë, ullishtat, kafshët dhe traktorët u shndërruan në hi brenda një kohe të shkurtër.” Një çift gjermano-turk nuk mundi të shpëtonte. Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre të shkrumbuar.

Zjarret, të cilët shpërthyen në më shumë se 100 vende në jug të Turqisë, u kanë marrë jetën të paktën nëntë personave. Shumica e flakëve janë vënë gradualisht nën kontroll, por në rreth një duzinë vendesh, veçanërisht në provincat Mugla, Aydin dhe Isparta, ato vazhdojnë të kërcënojnë popullsinë.

Kryefamiljarët qëndruan aty

Intensiteti i zjarreve të furishëm i kapi krejtësisht në befasi. Shumë fshatra u evakuuan dhe banorët që qëndruan aty ishin shpesh të pafuqishëm përballë flakëve. Shpesh kryefamiljarët i dërgonin prindërit, gratë dhe fëmijët tek të afërmit e tyre. Ata vetë qëndruan në fshat, duke u përpjekur për të shpëtuar pasuritë e tyre nga flakët dhe duke rrezikuar jetën e tyre në këtë proces.

Njëri prej tyre ishte Mehmet Uysal. Fytyra, krahët dhe këmbët e tij kanë gjurmë djegieje. Ai u lëndua ndërsa përpiqej të shpëtonte kafshët e tij. Por Uysal ishte në gjendje të shpëtonte nga flakët vetëm dy të tretat e 150 bagëtive të tij; ishte tepër vonë për delet, qengjat dhe qenin e tij. Fermeri megjithatë mbetet luftarak. “Unë u dogja. Nëse flakët rikthehen, unë do të digjem përsëri me kënaqësi” thotë ai.

“S’kam parë kurrë më parë një zjarr të tillë”

Rajoni malor i Milas në krahinën Mugla të Egjeut është djegur gjithashtu nga zjarret në pyje. Bozalan, një pylltar 37-vjeçar në Milas, shikon drejt një kodre ku mund të shihen ullinj të karbonizuar. Me lot në sy, ai bie në gjunjë. “Unë nuk kam parë kurrë një zjarr të tillë në tërë jetën time,” thotë ai me zë të ulët.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshat. Pati gjithashtu frikë nga shpërthimet dhe çlirimi i gazrave toksikë, kur zjarri kërcënoi të përfshinte termocentralin e thëngjillit Kemerkoy, pranë Milas. Në atë rast, uzina nuk u dëmtua në mënyrë të pariparueshme dhe zyrtarët thanë se nuk u çliruan substanca të dëmshme.

Rritet zemërata ndaj reagimit të qeverisë

Qoftë në Kalemler, Oren apo Milas, zjarret i kanë dëmtuar banorët në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Por ajo që i bashkon ata, është një zemërim në rritje ndaj qeverisë, të cilën e fajësojnë se nuk po përgjigjet aq shpejt ndaj shuarjes së zjarreve.

Shumë thonë se qeveria i nxorri shumë vonë në terren aeroplanët e ujit për të shuar flakët. Disa dyshojnë gjithashtu se zjarret janë ndezur qëllimisht, edhe pse ende nuk ka prova për zjarrvënie.

Pavarësisht humbjeve dhe vuajtjeve marramendëse, ka një shkëndijë shprese në fshatrat e prekura – zjarri u shua të premten e kaluar. Sidoqoftë, një rikthim i erërave të forta të Egjeut mund të rindezë flakët dhe të çojë në shkatërrim të mëtejshëm./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mehmet uysal muhtar cansiz zjarre ne turqi mehmet uysal muhtar cansiz zjarre ne turqi

Sondazh

Poll
Bota 12 Gusht 2021, 06:02

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapurAfërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale