Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U arrestua bashkë me Elsa Lilën! Kush është ‘Titi’, pjesë e bandës së boksierëve shqiptarë
16 Mars 2022, 10:27Nga DOSJA
ITALI– Boksieri i njohur Petrit Bardhi është në mesin e 13 të arrestuarve si pjesë e një grupi që dyshohet për trafik droge në Itali. Bardhi, i njohur si “Titi”, u arrestua bashkë me këngëtaren e njohur Elsa Lila.
Kush është Titi dhe banda që bënte pjesë?
Grupi është formuar nga mafiozi Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës”. Banda merrej me disa aktiviteet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.
Arben Zogu, 40 vjeç, njihet si ultras i ekipit të Lacios si dhe njihej me emrin “Riccardino”. Pjesë e bandës ishin Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç. Këta të dy bënin pjesë në grupin “Guarnera”, e përbërë nga shqiptarë që cilësohen si “boksierët”. Mes tyre është edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.
Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.
Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë.
Orial Kolaj, boksieri me origjinë shqiptare, fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënd. Së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.
TIRANË– Nuk kemi paguar asnjë lekë për Malumën! Kështu tha kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, por duket se kanë gënjyer...
TIRANË– Ditën e sotme pritej që trupa gjykuese të dilte me një vendim për ish-efektivin, Nevaldo Hajdaraj që dyshohet se ka vrarë Klodian Rashën. Tru...
TIRANË– Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës. Në pranga kanë përfunduar Luftar Brahilika, Renardo Brahilik...
SARANDË– Policia e Sarandës është vënë në ndjekje të një mjeti i cili nuk iu është bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar. Balkanweb raporton s...
TIRANË– Teksa lufta në Ukrainë vijon të përkeqësohet dita-ditës, rritet edhe shqetësimi, se ndikimi rus mund të fuqizohet akoma më tepër në Ballkanin...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore artikull për pagesën e Malumës, gjë të cilën R...