Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Denoncimi publik i gazetarit Berat Buzhala, i cili ka deklaruar sot se dy aktivistë të llëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar ta sulmojnë ka sjell përgjigjen e palës tjetër. Nje prej drejtuesve të Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, me nota ironie është shprehur se të gjitha kapacitetet e tyre janë fokusuar në parandalimin e epidemisë Covid-19.
“Ngutia për të quajtur dikë kinse i paska treguar një vajzë e kinse edhe ajo i paska dëgjuar disa persona duke folur tregon për një shpikje dhe shpifje të ultë. E njëjta nguti e qëllimshme ishte edhe kur ndodhi sulmi me vezë ndaj Zv.Kryemnistër Avdullah Hotit, u tha se u sulmua nga aktivistë të VV-së. Në këto kohë kur të gjitha kapacitetet tona organizative i kemi te ndihma për të parandaluar epideminë Covid19, del Berati me dy “kinse” dhe na bëhet lajm. Kjo është e ultë dhe jonjerëzore. Mos krijo gjëra të paqena. Lëvizja nuk ka sulmuar asnjëherë individë e gazetarë, madje as kur kanë cytur policinë për arrestime e deportime të aktivistëve tanë. Kam pritur të ndërtojmë bashkëpunim profesional, por jo me këso akuzash të paqena,”- shkruan Manxhuka.
Mirëpo këtë replikë, vetë Buzhala nuk e ka lënë pa përgjigje, teksa shkruan se është tentuar të sulmohej teksa po shkonte për të blerë ilacce për të atin. Në përgjigjen e tij, Buzhala shkruan se gjithccka mund të faktohet me pamje pasi vendi ku ka ndodhur ngjarja ka edhe kamera, teksa shton se ka marrë edhe mesazhe me fjalë ofenduese. Sipas gazetarit, persona që kanë qenë në një makinë, pasi ai ka dalë nga farmacia e kanë sharë dhe ka kuptuar se duan ta sulmojnë. Ai shpjegon se nuk akuzon askënd në veçanti por që lidhur edhe me mesazhet edhe me përplasjet që ka pasur me Vetëvendosjen vite më parë, e bëjnë të aludojë se e gjitha ka motive politike.
“I dashtun Arlind Manxhuka, Une shkova ne Rexal me ble ilace per baben. Brenda ne barnatore kishte pak tollovi dhe une nuk u futa brenda qellimshem, per me e mbajte distancen sociale. Derisa kesh tuj prite ne radhe, jashte, dy vajza prej anes tjeter te rruges filluan me polemizu me mu per politike, ne menyre miqesore. Njera prej ketyre te dyjave filloi me me kritiku “pse po e sulmon Albinin”. Une Arlind jam i tille, nujk hezitoj me u perfshiu ne debate edhe ne rruge. Muhabeti zgjati nja 5 minuta ne kembe. Sigurisht qe aty ka edhe kamera dhe e gjithe kjo ngjarje mundet me u faktu. Me keto vajzat diskutuam me ze te larte, pse Albini duhet me e kthy Agimin, e ato pse nuk duhet me u kthy. Debati ishte mjaft i zeshem sa me u degju edhe disa metra me tutje. Kur me erdhi radha mu me u fute ne barnatore, u pershendeta me to edhe hyna brenda me i ble ilacet. Qendrova brenda nja 10 minuta. Kur dola jashte, tuj shku te kerri ku ishte vellau, njana prej vajzave me thirri te vogel. Kur u ktheva e pashe qe eshte e shqetesume. Menxi i nxori dy fjale prej gojes. “Ruju se po dojne me te rreh”, me tha. Kush i thash. Nuk diti me me tregu, vec u dridhke. U ndava prej saj edhe u nisa per te kerri. Zakonisht aty para Rexallit kerret jane lluge. Edhe kur hyna une aty, e pashe nje veture te bardhe, te lame mire, vizllim, qe po vinte ne rikuerc ne drejtimin tim. Ma bllokoi daljen. Tash kur e disha cka me tha ajo vajza 30 sekonda ma heret, kur e disha se cka kisha diskutu me zo ne hyrje te apotekes, une e pashe sa eshte sahati, edhe vendosa mos me u tregu shume trim. U shmanga prej tyne. Ne nderkohe ata e celen xhamin edhe kerrit edhe fillune me me shajte, tash kur une isha largu prej tyne nja 10 metra. Arlind Manxhuka, une nuk po tham qe Albini ose ti ose kushdo tjeter i LVV’se, i niveleve te nalta, i ka thane dikuijt dilni rrehne Beratin. Mirepo, qe une cdo dite, e kete mundem me ta deshmu ne kafe, marre dhjetera mesazhe te natyres “ty duhet me ta bo nanen ashtu e keshtu qe po e shane Albinin Kurtin”. Pra, ekziston nje klime e tille, kurse keta dy djemte prej kerrit te tyne filluan me me thane “shume je kah fole koheve te fundit”. Sido qe te jete, meqe andej pari ka shume kamera, meqe kam fakte qe kunder meje po pergatitej nje sulm, une kete rast neser e coj ne polici. Ata te dyte, ne momentin kur e kane pa qe une jam me vellaun, i kane dhane kerrit me shpejtesi te madhe dhe jane largu. Pra, Arlind Manxhuka, une nuk dyshoj as ne ty, e as ne dikend specifikisht, por nisur prej asaj se cfare kesh tuj debatu parta farmacise, saktesisht per LVV’ne, nisur prej asaj cfare marr cdo dite me dhjetera mesazhe, nisur prej asaj cfare me tha kur e celi xhamin, une jam i bindun qe ky ishte nje akt i paorganizuar me motive politike, sepse une me biznes nuk merrna, nuk kam konflikt interesi askund. Kam pervoja te hidhura me nje pjese te militanteve te LVV’se edhe para shume vitesh. Arlind Manxhuka, nuk jam çu peshe me ju sulmu vec qashtu. E mira te mirave do te ishte me ju bo apel militanteve me u qetesu, sepse tash jeni ne pushtet. Per me teper neser e shpjegoj ne polici komplet ngjarjen,”- shkruan Buzhala.
Berat Buzhala e bëri publik lajmin mbrëmjen e sotme përmes një statusi në rrjetet sociale.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Pierluigi Lopalco, profesori i Higjienës në Universitetin e Pizës ka folur së fundmi për disa problematika që ai ka vënë re në lidhje me përballimin e Co...
KOSOVË– Gazetari Berat Buzhala është shprehur se disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dashur ta sulmojnë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Buzh...
TIRANË– Italianët kanë dalë në përfundime për mënyrën se si u shpërnda koronavirusi në vendin e tyre. Mediat e sportit në shtetin fqinj, ditën e sotme kanë...
Albin Kurti po bën thirrje të mos shkaktohet krizë e re politike anipse ditë më parë shkarkoi një Ministër dhe vuri në rrezik koalicionin qeverisës. S’ka dashur...
KOSOVË– “Koalicioni i Shpresës” i ka ditët e numëruara. Shpejt pritet t’i takojë historisë. LDK-ja s’po tërhiqet nga mocioni e Lëvizja Vetëvendosje s...
ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit është 793. 4825 është numri total i viktimave, ndërkohë që janë infektuar 535...
IZRAEL– Izraeli ka ndërmarrë masa të forta për të mbajtur larg tyre koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me testet apo me izolimin e të gjithë qytetarëve. Në një vi...
GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel është fotografuar duke bërë pazar në supermarket në Berlin. Mes krizës që po përjetohet për shkak të Covid-19, kancelarja Mer...
SPANJË– Spanja ka ashpërsuar masat për t’i mabjtur njerëzit në shtëpitë e tyre, në një kohë që Covid-19 ka shënuar 19,998 persona të infektuar,...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi pasditen e të shtunës, se FDA, (Organizata e Ushqimit dhe Ilaçeve), ka arritur...