"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Tufë me drejtora që kapardiset nëpër kafene”, Rama ‘dush’ të ftohtë socialistëve: Në sytë e të rinjve jemi si
2 Shtator 2021, 08:31Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat organizative të Partisë Socialiste duke i krahasuar ato, në sytë e publikut me strukturat e Partisë Demokratike. Rama tha se për shkak të justifikimeve, në PS nuk janë afruar figura të reja, duke e lënë partinë pre e infektimeve, ndërsa shtoi se në sytë e të rinjve, politika shqiptare duket si një “klub çakenjsh”.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar njësoj, duke thënë jo po nuk është kollaj të mos gjesh njerëz të rinj, jo po të mos prishim ekuilibrat se janë zgjedhjet, jo po na mërziten ata poshtë dhe nuk afrohen për zgjedhje, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente, jo po statuti, jo po udhëzimi jo po duam mbështetje nga lart, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po se desha atë të vinte te lagjia ime, jo po ajo pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ja ka lënë lokalin LSI. Një parti politike dhe gjykimi i saj nga publiku dhe kthimi në një komunitet vlerash është si të pajtohesh me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz. I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjendrave malinje sepse krijohen ngaqë shtyhet kura e duhur me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”. Kjo shtyrje e pafundme e përballjes e një kapitali të çmuar si PS, varfëron demokracinë duke e bërë politikën dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh. Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh. Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 1936’, ku kemi një tufë me drejtora. Nëse duam një parti të rifitojë përsëri besimin e shqiptarëve, shembëlltyre e asaj parie kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene, duhet zhdukur nga sytë e popullit. Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë që ne kemi fatin ta shkruajmë pas 2 zgjedhjesh të jetë ngjitur në majë.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka qëndruar për një kohë të gjatë në telefon. Ndërsa kryeministri Edi Rama mbante fjali...
TIRANË– Emrat e ministrave të kabinetit “Rama 3” ende nuk janë zyrtarizuar por vendet i kanë gati. Në Pallatin e Kongreseve, poltronët janë me një pullë të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi fjalimin e në Pallatin e Kongreseve përballë anëtarëve të Partisë Socialiste. Ajo që vihet re është se në poltron ...
Politike 2 Shtator 2021, 08:16
TIRANË– Ish-kryediplomati i vendit, një nga zërat më kritikë të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati duket se nuk dëshiron që të humbasë asnjë event të...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Asamblenë e PS-së, duke shprehur hapur ambicien për të fituar mandatin e katërt qeverisës. Rreziku sipas tij ...
TIRANË– Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur me nxitim në Pallatin e Kongreseve, ku edhe do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Rama është kapur nga ...
TIRANË– Deputetët e Partiosë Socialiste kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për t’ju bashkuar Asamblesë së Partisë Socialiste.Të parët që u pikasën nga...