All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Trump, zgjerim kompetencash në betejën ndaj koronavirusit

9 Prill 2020, 17:13 Nga DOSJA
Trump, zgjerim kompetencash në betejën ndaj koronavirusit
All - Paragraf - 1

SHBA-Në pak javë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mori kompetenca të jashtëzakonshme në një kohë të krizës kombëtare.

Në luftën kundër COVID-19, Trump ka deklaruar një emergjencë kombëtare që i ka mundësuar atij që të dislokojë anije spitalore ushtarake në Nju Jork dhe Los Anxheles, t’i detyrojë prodhuesit e makinave që të prodhojnë respiratorë dhe të zbusë rregulloret e vaksinimit dhe trajtimit të sëmundjeve.

Këto dhe hapa të tjerë janë përshëndetur dhe cilësuar si masa kritike të shëndetit publik, por ato kanë ardhur me një kosto për liritë civile dhe qeverisjen demokratike.

Pas vitesh zhgënjimi rreth pamundësisë për bllokimin e emigracionit të paligjshëm nga Meksika dhe Amerika Qendrore, administrata e Presidentit Trumpka tani fuqinë për të arrestuar dhe dëbuar menjëherë emigrantë pa dokumente bazuar në nevojën për të mbrojtur shëndetin publik.

Dhe në një sinjal se administrata e tij mund të shpenzojë triliona dollarë ashtu siç e sheh të nevojshme në përgjigje të krizës së koronavirusit me mbikëqyrje të zvogëluar nga Kongresi apo organizatave të tjera që ndjekin aktivitetin e qeverisë, Trump ka filluar një sulm ndaj një numri inspektorësh të përgjithshëm federalë për të dobësuar ndikimin dhe mandatin e tyre hetimor.

Kimberly Wehle, profesore e drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, thotë se shkarkimet e fundit nga Presidenti Trump të dy inspektorëve të përgjithshëm duket se janë një përpjekje për “konsolidimin e pushtetit” gjatë një emergjence kombëtare.

“Ky është një sulm serioz ndaj sundimit të ligjit dhe një qeverie të përgjegjshme,” thotë Wehle. “Inspektorët e Përgjithshëm ekzistojnë për të mbrojtur publikun nga mashtrimet, shpërdorimet e fondeve dhe abuzimet me pushtetin.”

Studiuesit konservatorë të Kushtetutës thonë se Presidenti Trump ka shmangur me kujdes shfrytëzimin e ndonjë autoriteti kushtetues të qenësishëm në përballjen me pandeminë.

Saikrishna Prakash, profesor i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Virxhinias, thotë se Presidenti Trump ka zgjedhur “një konceptim shumë tradicional” të pushtetit ekzekutiv, duke u mbështetur kryesisht në fuqitë që i janë dhënë atij nga Kongresi.

“Ai nuk po përpiqet të shfrytëzojë dhe sforcojë, me sa e kuptoj unë, Kushtetutën për ta përdorur si referencë për një mori autoritetesh që ajo i jep atij,” thotë Prakash.

Megjithatë, veprimet e administratës së Presidentit Trump janë të zbehta në krahasim me masat e ashpra të ndërmarrë nga disa qeveri të vendeve të tjerat të botës.

Në Hungari, që konsiderohet një demokraci evropiane, kryeministri tani sundon me dekret, falë një akti ttë Parlamentit të miratuar së fundmi në emër të luftimit të virusit vdekjeprurës.

Në Britani, qeverisë i është dhënë pushteti që të mbyllë kufijtë dhe të ndalojë njerëzit që dyshohen se janë të infektuar me Covid-19.

Ndërsa Presidenti Trump deri tani i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur masa të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe masa të tjera ekstreme, ai ka aktivizuar pothuajse çdo mjet urgjence të siguruar nga Kongresi. Mes tyre edhe Aktin Kombëtar të Emergjencave të vitit 1976, i cili i lejon presidentin të shpallë një emergjencë kombëtare dhe të përdorë 136 ligje shtesë për ta zbatuar atë.

Ndërsa këto veprime, së bashku me masat e marra nga shtetet, përbëjnë një zgjerim të madh të pushtetit ekzekutiv dhe kanë ngritur shqetësime për liritë civile, ato nuk kanë ndeshur në ndonjë rezistencë.

Gjatë një kohe lufte ose rreziku kombëtar, amerikanët tradicionalisht kanë mbështetur presidentin e tyre dhe i kanë lejuar atij të përdorë kompetenca të jashtëzakonshme, siç bëri Presidenti Abraham Lincoln kur pezulloi ligjin habeas corpus (e drejta e një gjykimi të drejtë)gjatë Luftës Civile, dhe Presidenti Franklin D. Roosevelt kur dërgoi japonezo-amerikanët në kampe internimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, disa kritikë paralajmërojnë se presidenti po përdor këtë moment krize për të zgjeruar kompetencat e tij dhe për të avancuar politikat të debatueshme.

“COVID-19 është një kërcënim i madh për shëndetin publik, por nuk duhet të jetë një kërcënim i madh për liritë civile ose qeverinë demokratike,” thotë Nick Robinson, një studiues në Qendrën Ndërkombëtare të Ligjit për Organizatat Jofitimprurëse, i cili merret me studimin e shkeljes së lirivie civile në të gjithë botën.

Frika se kompetencat e reja mund të mbeten në fuqi pas përfundimit të krizës nuk janë të pabaza.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, administrata e Presidentit George W. Bush mori përsipër kompetenca gjithëpërfshirëse të përgjimit dhe kompetenca të tjera të sigurisë kombëtare. U desh që Kongresi dhe gjykatat të punojnë më shumë se një dekadë për t’i lehtësuar ato.

Imigracioni

Në asnjë fushë tjetër nuk është parë më qartë dhe më direkt efekti i kompetencave të supozuara të emergjencës të përdorura nga administrata se sa në fushën e imigracionit.

Muajin e kaluar, administrata kufizoi të gjithë trafikun jo-thelbësor në kufirin me Meksikën dhe atë me Kanadanë në emër të sigurisë së shëndetit publik.

“Zyrtarët kryesorë të kujdesit shëndetësor të vendit tonë janë jashtëzakonisht të shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin publik të lëvizjes masive të pakontrolluar ndërkufitare,” tha Trump.

Ndërsa Kongresi hodhi poshtë një propozim të administratës për t’i dhënë fund mbrojtjeve për azilkërkuesit, administrata gjeti një mënyrë tjetër për të kufizuar kërkesat për azil, një përcaktim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që emigrantët e paautorizuar paraqesin një “kërcënim për shëndetin publik”.

Ky vendim i ka mundësuar administratës të braktisë një politikë të gjatë për të mos i kthyer azilkërkuesit në vendet ku ata mund të përballen me përndjekje, thotë Sarah Pierce nga Instituti i Politikave të Migracionit.

Tani, praktikisht të gjithë emigrantët e Amerikës Qendrore të kapur në kufirin e Shteteve të Bashkuara shpejt “dëbohen” nga vendi pa takuar një zyrtar të imigracionit, ndërsa vazhdon të rritet numri i fëmijëve të pashoqëruar të cilët kthehen. Në të kaluarën, ata u janë dorëzuar një anëtari të familjes ose një familjeje kujdestare.

Pierce thotë se kufizimet kufitare të lidhura me COVID-19 do të jetë e vështirë të hiqen edhe pas mbarimit të krizës.

“Administrata ka punuar për një kohë të gjatë për këtë,” tha Pierce. “Unë nuk pres që ata të heqin dorë me dëshirë nga kufizimet.”

John Malcolm nga Fondacioni Konservator i Trashëgimisë hodhi poshtë idenë se veprimet e Presidentit Trump janë të motivuara politikisht.

“Mendoj se nuk ka asnjë dyshim që Presidenti dhe çdo guvernator po përpiqen të reagojnë ndaj një situate shumë të vështirë,” tha ai.

Kompetenca e burgosjes pa afat

Gjatë bisedimeve të muajit të kaluar që i paraprinë miratimit të një pakete stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh për krizën e koronavirusit, Departamenti i Drejtësisë i kërkoi Kongresit kompetenca emergjente që alarmuan shumë aktivistë të të drejtave të njeriut.

Një propozim do t’i lejonte gjykatësit që të ndalonin procedurat gjyqësore gjatë një emergjence. Një tjetër propozim kërkonte që Byroja e Burgjeve të mbante njërëz në paraburgim për një kohë të pacaktuar gjatë kohës së emergjencës.

Robinson tha se ajo që e bëri masën e propozuar për mbajtjen e të ndaluarve “të rrezikshme” ishte përdorimi i saj i mundshëm në të ardhmen.

“Kjo është ekstreme. Është e rrezikshme dhe e panevojshme,” tha ai.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë tha se masa e propozuar ishte pjesë e “projekt-sugjerimeve” të bëra në përgjigje të një kërkese të kongresit dhe se “nuk i jep kompetenca të reja degës ekzekutive.”

Sfidimi i Inspektorëve të Përgjithshëm

Një kritik i organeve llogaridhënëse të qeverisë, Trump ka përdorur krizën për të ushtruar autoritetin mbi inspektorët e përgjithshëm të pavarur të emëruar për të siguruar transparencën e qeverisë.

Muajin e kaluar, Presidenti Trump u zotua se administrata e tij nuk do të përfillte një rregullore të rëndësishme të transparencës për paketën stimuluese të koronavirusit prej 2.2 trilionë dollarësh që ai nënshkroi në ligj.

“Unë nuk e kuptoj këtë, dhe administrata ime nuk do të merret me këtë dispozitë, pasi kjo lejon [inspektorin e ri të koronavirusit] të lëshojë raporte në Kongres pa mbikëqyrjen presidenciale të kërkuar nga Klauzola e Kujdesit,” thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Presidenti Trump.

Klauzola e Kujdesit e Kushtetutës amerikane thotë që Presidenti “do të kujdeset që ligjet të ekzekutohen me besnikëri”.

Pastaj brenda katër ditëve, Trump pushoi nga puna dy inspektorë të përgjithshëm dhe kritikoi publikisht një tjetër.

Rasti i parë ishte ai i Michael Atkinsonit, Inspektorit të Përgjithshëm të agjencive të inteligjencës i cili njoftoi Kongresin për një ankesë të një informatori që çoi në ngritjen e akuzave për shkarkimin për shkarkim të Presidentit Trump nga Kongresi vitin e kaluar. Presidenti Trump e pushoi atë nga puna javën e kaluar.

Këtë javë, Presdenti Trump mënjanoi zotin Glenn Fine, Inspektorin e Përgjithshëm në detyrë të Pentagonit, i cili mori detyrën e re të kryesimit të një komisioni të ri për pandeminë e koronavirusit.

Presidenti Trump kritikoi dy herë Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shëndetësisë mbi një raport që zbuloi vonesat e testimit dhe mungesat në spitale. Ai e quajti raportin një “dosje të rreme” dhe vuri në dyshim paanshmërinë e Inspektorit të Përgjithshëm.

Marrë nga:Zëri i Amerikës

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi en shba donald trump koronavirusi en shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale