"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Tragjedia në Himarë/ Policia: Jemi duke kërkuar trupin e gruas, 3 të tjerët u shpëtuan nga rojet bregdetare dhe një mjet
5 Gusht 2020, 09:06Nga DOSJA
HIMARË- Policia e Himarës ka njoftuar se familja e Robert Ramës kishte dalë për peshkim me një mjet lundrues të vogël në Gjirin e Gjipesë. Uniformat blu bëjnë se sapo familja kishte dalë në det të hapur u godit nga një stuhi. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën rojet bregetare dhe një mjet lundures i rastit, ku bënë të mundur shpëtimin e Robert Ramës, djalit të tij dhe shokut, Fatjon Resulaj. Ndërsa, trupi i gruas me iniciale M.R nuk është gjetur ende.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.
Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.
Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.
Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË- Ngjarje e rëndë në Himarë. Mëngjesin e sotëm është mbytur në afërsi të Gjirit të Gjipesë një varkë, në të cilën ndodheshin Robert Rama 50 vje&ccedi...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë një thirrje për të gjithë turistët në një kohë kur vendi ynë është “pushtuar” nga motit i keq dhe me shi. Për të gj...
TIRANË– Dy ditë kanë kaluar nga vrasja e mistershme e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla në Fushë Prezë dhe ende Policia nuk ka asnjë pistë hetimi p...
Elbasan- Aksident i rëndë në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras janë përplasur tre mjete dhe si pasojë ka humbur jetë...
TIRANË- Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 22 mijë paund të padeklaruara. Uniformat blu bëjnë me dije se personi me iniciale D.T. i kishte fshehur p...
Pogradec- Policia kufitare ka arrestuar në pikën doganore të Qafë-Thanës 2 persona nga Maqedonia e Veriut, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësoh...
TROPOJË– Pronari i një biznesi inertesh në fshatin Bujan të Tropojës është arrestuar pasi një punonjësi i tij ka shkuar pa shenja jete në spital. 48-...
TIRANË– E mërkura ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Pushuesit për dy ditët në vazhdim duhet që të mos e presin një përmirësim moti, kjo...