"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Thirrje nga Siria: 18 vjeçarja Elona Shuli kërkon ndihmë: Më shpëtoni! Ja ku ndodhem…fëmijë kanë qejf të gëzohen se
5 Maj 2021, 18:26Nga DOSJA
SIRI– Fëmijët e familjes Shuli të mbetur në Siri po bëjnë çdo përpjekje të mundshme të rikthehen në Shqipëri. Kjo është adresa që u kanë dërguar familjarëve që t’i gjejnë, ndërsa me ankth janë në pritje.
Elona Shuli: Ushtarët më thanë pa ardhur shteti shqiptar nuk kemi për të të marr. Ju kam treguar dhe çadrën. Çfarë duan më ata? Shteti veç gënjeshtra i ka.
Elona që u largua nga Pogradeci 11 vjec, e kaloi vogëlinë në mes të skamjes dhe luftës në dhe të huaj, e tani që ka mbushur 18 vjeç pas humbjes së prindërve në luftën ndaj ISIS, ka peshën për tu kujdesur për 2 motrat, vëllanë dhe fëmijën e saj 4 vjecar. Në këtë kohë agjërimi, për jetimët shqiptarë të harruar në Siri vështirësia është shtuar.
Erma Shuli: Ishallah zoti do jemi bashkë. A keni dëgjuar ndonjë lajm andej që do vijnë të na marrin se duam të vijmë aty. Këtu është shumë keq, vapë shumë e madhe dhe pa asnjë lekë. Është shumë keq, ne hamë syfyrin bukë thatë edhe e çelim me bukë thatë. Shteti nuk është t’u ardh veç me fjalë ‘do vij, do vij’.
Elona Shuli: Këta janë fëmijë kanë qejf të gëzohen. Ku e kanë idenë fëmijët a je në kamp a je në shkretëtirë, ku e kanë idenë këta veç duan të hanë, të pinë, të gëzojnë se erdhi Bajrami.
Elona si më e madhja e fëmijëve, numëron të gjithë largimet e shtetasve të tjerë, ndërsa për autoritetet shqiptare ka të njëjtën pyetje, kur do jetë radha e tyre?!
Elona Shuli: Çfarë thuhet ndonjë gjë andej? Se këtej s’di ç’të të them. Ka pak ditë se edhe një shtet iku, u rikthye në vend të vetë. Nëse Shqipëria do të na marr, ajo vjen. Ai shteti erdhi, Uzbekistani është. Erdhi herën e parë mori ca, erdhi e para pak ditësh mori edhe të tjerët. I riktheu në vend të vetë. Ndërsa Shqipëria më duket se fle gjumë akoma. Po hë ishallah, çdo gjë durim, pa durim s’bëhet gjë”.
Thirrjet e Elona Shulit nga kampi sirian, gjithmonë e më shumë ngjajnë me zëra të pashpresë që vijnë nga ferri. Vajza e re kërkon ndihmë, por kjo ndihmë nuk po I shkon. Me sa duket, autoritetet shqiptare nuk e kanë më në fokus tragjedinë e këtyre fëmijëve të burgosur për faj të prindërve të tyre.
Megjithatë Elona nuk lodhet së thirruri me besimin se dikush do ta kthejë në shtëpi, në krahët e gjyshërve që e presin për më shumë se shtatë vite.
DURRËS-Hasan Ebif ka ardhur nga Egjipti në Durrës kur ishte 25 vjeç dhe që nga ajo kohë punon si peshkatar në një nga anijet e këtij porti.“Një daja...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së aktorit Gulijem Radoja, i cili humbi jetën ditën e sotme nga Covid-19. N...
TIRANË- Shqipëria ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me Gjermaninë për përmirësimin e tre linjave kryesore të urbaneve në Tiranë. Në një postim në Fa...
SHKODËR– Gazetari Ergys Kavaja ka denoncuar publikisht drejtuesin pilotik të Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Hellidon Bushatin. Në një status në ...
TIRANË- Shqipëria tashmë ka hyrë në zonën e sigurtë të vendeve të prekura me Covid në botë. Sipas hartës së publikuar nga prestigjozja The New York Times, ...
ITALI– Gazetari Antonio Fraschilla ka përshkruar me detaje shkatërrimin e një grupi të strukturuar criminal që kishte në përbërje 27 janë shqiptarë, 23 ni...
VLORË- Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Apelit në Vlorë, Iliba Bez...
SHQIPËRI– 2 mijë e 403 viktima, 15 mijë e 548 të infektuar aktivë dhe 113 mijë e 468 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga f...
ELBASAN- Një tjetër pasuri e rrallë i shtohet Kalasë së Elbasanit. Nga dhomat e një shtëpie tradicionale në kala zbret në një kishë Katakomb. Objekti është i vo...
Ankth dhe stres në të njëjtën kohë. Kisha dy halle mbi supe”, tregon e buzëqeshur psikologja K.L. 29-vjecare.Natyra na përball me gjëra që ndonjëherë edhe nuk i...