LIVE UPDATES
Bota

Thirrja emocionale e ministres gjermane në OKB: të vendosim mes paqes dhe agresionit rus

2 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
Thirrja emocionale e ministres gjermane në OKB: të vendosim mes paqes

NJU JORK – Me një apel emocional në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare të vendosë mes paqes dhe agresionit rus. BE konfirmoi përjashtimin e bankave nga sistemi Swift.

Me një apel të fortë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në një çështje për luftën apo paqen askush nuk mund të jetë neutral. “Sot të gjithë ne duhet të vendosim mes paqes dhe agresionit, mes drejtësisë dhe vullnetit të më të fortit, mes veprimit apo vështrimit mënjanë”, tha ministrja e Gjelbër në takimin e posaçëm në Nju Jork.

“Gënjeshtra të paturpshme të Moskës”

Baerbock akuzoi ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov se po keqpërdor pushtetin e Rusisë si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Para instancës më të lartë të OKB, Baerbock bëri fjalë për “gënjeshtra të paturpshme të Moskës”. “Ju thoni, ju veproni për vetëmbrojtje. Por e gjithë bota e ka parë, se si ju prej muajsh mblodhët trupat, për ta përgatitur këtë sulm.” Duke iu drejtuar Lavrovit, ministrja e Jashtme gjermane tha, “ju ndoshta mund të gënjeni veten, por ne nuk na gënjeni dot. Dhe as popullin tuaj nuk do ta mashtroni dot.”

Baerbock apeloi tek përfaqësuesit e 192 vendeve të OKB-së të mbështesin votimin e një rezolute kundër Rusisë. Bëhet fjalë për jetën apo vdekjen e popullsisë ukrainase, sigurinë e Europës dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, theksoi ajo në fjalimin e mbajtur në anglisht.

Parashutistë në Karkiv

Ndërkohë luftimet në Ukrainë vazhdojnë. Në qytetin e dytë më të madh ukrainas, ku zhvillohen luftime, Karkiv, sipas agjencisë së lajmeve, Unian ka zbritur një njësi e parashutistëve. Ka pasur luftime të ashpra mes ushtarëve rus dhe “mbrojtësve” ukrainas, thuhet. Më parë një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, kishte njoftuar se ka një sulm ajror kundër Karkivit. Në bazë të të dhënave të administratës rajonale janë vrarë në 24 orët e kaluara 21 vetë nga bombardimet dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Edhe nga Mariupol njoftohet për luftime.

Ndërkohë më shumë se 450.000 vetë janë larguar nga luftimet në Ukrainë dhe kanë mbërritur në Poloni, bëri të ditur zëvendësministri i Brendshëm polak, Pavel Szefernaker në radion polake. Policia rumune ka bërë të ditur mbërritjen e 113.000 ukrainasve. Në tërësi OKB planifikon trajtimin e deri 4 milionë refugjatëve që mund të vijnë nga Ukraina në vendet fqinje, kurse brenda Ukrainës mund të lëvizin deri në 2 milionë vetë.

BE përjashton bankat ruse nga sistemi Swift

Ndërkohë BE ka konfirmuar përjashtimin e “disa bankave ruse” nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, Swift si masë ndëshkuese për agresionin rus në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur presidenca franceze e BE. Filiali europian i bankës më të madhe ruse me qendër në Vjenë, Sberbank duhet të pezullojë punën. Në të njëjtën kohë të gjitha vendet anëtare të BE kanë dhënë dritën e gjelbër për ndalimin e mediave shtetërore ruse në Bashkimin Europian, RT dhe Sputnik. Të dyja këto media shikohen si elementë propagande të Kremlinit. Masat hyjnë në fuqi që të mërkurën.

Marrë nga DW

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale