"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Thellohet tragjedia nga shpërthimi në Gjermani, 2 të vdekur, 5 ende të zhdukur dhe 31 të plagosur, flet kryebashkiaku: Një
28 Korrik 2021, 06:47Nga DOSJA
GJERMANI– Shpërthimi në një kompani kimike në një park industrial në Gjermani i ka marrë jetën dy personave, disa rezultojnë të zhdukur ndërkohë që gati 31 persona janë lënduar.
Qyteti i Leverkusen tha se shpërthimi ndodhi në rezervuarët e magazinimit të tretësve. Më vonë, operatori i Chempark Currenta tha se një vdekje e dytë ishte konfirmuar. Ai vendosi numrin e të plagosurve në 31 dhe tha se pesë punonjës ishin zhdukur.
“Për fat të keq shpresa për t’i gjetur ata të gjallë po zbehet shpejt,” tha kreu i Chempark, Lars Friedrich, në një deklaratë.
Sipas mediave, zyrtarët e zjarrfikësve që testuan ajrin thanë se nuk dukej të ishte një rrezik për banorët e afërt pasi autoritetet fillimisht i nxitën njerëzit të strehoheshin brenda duke mbylluar dyer e dritare.
Shpërthimi në objektin e menaxhimit të mbetjeve në vendin Chempark në Leverkusen, afër Këlnit, dërgoi një re të madhe të zezë në ajër. Zjarrfikësve iu deshën gati katër orë për të shuar zjarrin që mori pas shpërthimit.
Kryetari i bashkisë së Leverkusen, Uwe Richrath, e quajti shpërthimin “një moment tragjik për Leverkusen”.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka f...
Bota28 Korrik 2021, 06:28
KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kos...
Rusia tashmë po ndërhyn në zgjedhjet për Kongres të vitit të ardhshëm në SHBA, tha Presidenti Joe Biden të martën në një fjalim në Zyrën e Drejtorit të Inteligj...
Katër oficerë të policisë dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit me lot, duke ofruar detaje të martën mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetës...
SHBA vazhdon t‘ua refuzojë udhëtimin brenda vendit të tyre europianëve dhe të huajve nga vende të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.“Për shkak...
ITALI– Pasditen e së martës, më 27 korrik, Dr. Giuseppe De Donno, një mjek i cili u bë pjesë e titujve kryesorë të mediave për zbulimin e një kure të bazuar në ...
KOSOVË- Emigrantët nga Kosova që u aksidentuan në Kroaci dy ditë më parë, kanë arritur më në fund në vendin e tyre. Gazeta Ekspress shkruan se, emigrantët ...
BRAZIL- Covid-19 ka prekur në mënyrë kritike gratë shtatzëna në Brazil. Mbi 1.000 gra shtatzëna kanë humbur jetën në Brazil që nga fillimi i pandemisë. BBC shkr...
AFGANISTAN- Pas largimit të trupave amerikanë dhe britanikë, talibanët duket se vazhdojnë kërcënimin. Së fundmi mendohet që ata mund të rrëzojnë aeroplanë pasag...