LIVE UPDATES
Bota

Terrorizmi i brendshëm ende një kërcënim i madh për SHBA-në

5 Shkurt 2021, 18:05 Nga DOSJA
Terrorizmi i brendshëm ende një kërcënim i madh për

SHBA- Ligjvënësit amerikanë thonë se kërcënimi nga ekstremizmi i brendshëm mbetet i lartë gati një muaj pasi protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin, çka rezultoi në vdekjen e pesë personave. Kërcënimet ndaj sigurisë pritet të vazhdojnë edhe pas gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

Pasojat e protestës së dhunshme të 6 janarit në Kapitol po ndihen këtë javë, ndërsa i bëhen nderimet e fundit oficerit të vrarë të Policisë së Kapitolit dhe Senati përgatitet për gjyqin e javës së ardhshme ndaj ish-Presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi, pas pretendimeve të tij të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve.

Por ekstremizmi buron nga më shumë sesa zemërimi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, paralajmëruan ligjvënësit të enjten.

Bennie Thompson, Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve

“Fakti i pakundërshtueshëm është se kërcënimi i terrorizmit të krahut të djathtë dhe më konkretisht, i nacionalistëve të bardhë është rritur prej vitesh. Administrata e mëparshme nuk arriti ta trajtonte këtë kërcënim në mënyrë të duhur”, tha Bennie Thompson, Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndaj më shumë se 160 njerëzve në të gjithë vendin janë ngritur akuza për rolin e tyre në protestën e dhunshme dhe pritet të bëhen qindra arrestime të tjera.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim të pazakontë mbi kërcënimin nga ekstremizmi i brendshëm, rritjen e nacionalizmit të bardhë dhe besimin në teoritë e konspiracionit që analistët paralajmërojnë se mund të manipulohen nga kundërshtarët e huaj.

Christopher Rodriguez, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave

“Rusia në veçanti, po përdor mjete disa dekada të vjetra të veprimit të fshehtë për të ndezur flakët e konfliktit kulturor këtu në Shtetet e Bashkuara. Armiqtë tanë të huaj e bëjnë këtë duke krijuar ose përforcuar rrëfime të rreme që godasin vetë zemrën e demokracisë, se zgjedhjet tona janë manipuluar, se sistemi ynë është i korruptuar dhe duhet të përmbyset, dhe se zërat radikalë që bëjnë thirrje për dhunë ose kryengritje kanë pikëpamje legjitime”, thotë Christopher Rodriguez nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave.

Sulmi ndaj Kapitolit, i planifikuar pjesërisht në platforma si Facebook dhe Parler, gjithashtu ka rikthyer debatin mbi nevojën për të vendosur standarde më të ashpra për mediat sociale.

Elizabeth Neumann, Ish-Ndihmës Sekretare e Departamentit të Sigurisë Kombëtare

“Idetë ekstremiste janë integruar dhe normalizuar përmes shprehjes së lirë të pikëpamjeve politike, teorive të konspiracionit dhe komunikimeve që përdorin humor për të maskuar rrezikun e pranisë së këtyre ideve. Si pasojë, ka gjasa të mëdha për dhunë në muajt e ardhshëm ndaj një numri objektivash më të buta. Unë besoj se në 10 deri 20 vitet e ardhshme ne do të luftojmë terrorizmin e brendshëm që i ka rrënjët dhe frymëzimin tek veprimet e 6 janarit”, thotë Elizabeth Neumann, ish-ndihmës Sekretare e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Por ekstremistët e së majtës ekstreme duhet të konsiderohen gjithashtu pjesë e kërcënimit të brendshëm, thonë disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Qoftë ekstremizmi i krahut të majtë, si ai që pamë në Portland, Siatëll, Kenosha, madje edhe këtu në Uashington, apo ekstremizmi i krahut të djathtë, si ai në Kapitol më 6 janar, janë çështje serioze, dhe duhet të trajtohen”, tha ligjvënësi republikan Jeff Van Drew.

Trupat e Gardës Kombëtare pritet të qëndrojnë në kryeqytetin amerikan deri pas gjyqit ndaj ish-presidentit Trump dhe më tej për të mbrojtur institucionet nga kërcënimet e vazhdueshme të brendshme.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale