LIVE UPDATES
Sport

Zgjedhja Zv.President i UEFA-s, infrastruktura, puna e Silvinjos & “Euro 2024”: Presidenti Duka rrëfim në 360 gradë

Shpresoj që të bëjmë mirë. Kam besim se do të bëjmë më mirë se në 2016-ën. Pa dyshim edhe ne kemi krijuar një eksperiencë dhe ajo eksperiencë do na shërbëjë për të korrigjuar ato gjëra që mbase nuk i kemi bërë mirë në 2016-ën”.

30 Tetor 2023, 13:01 Nga DOSJA
Zgjedhja Zv.President i UEFA-s, infrastruktura, puna e Silvinjos &

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte për një vizitë në Kosovë javën e shkuar dhe gjatë qëndrimit në Prishtinë ka dhënë edhe një intervistë për televizionin “Klan Kosova”. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka folur për zgjedhjen si zëvendëspresident i UEFA-s dhe të mirave që mund të sjellë kjo, infrastrukturën e futbollit në vendin tonë dhe për ecurinë e Kombëtares kuqezi me në krye trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior. Duka është ndalur të përzgjedhja e trajnerit brazilian dhe te puna e bërë deri më tani, ndërkohë që nuk i është shmangur as temës për zgjedhjen e Shqipërisë nga lojtarë me origjinë nga qytetet e Kosovës.

ZGJEDHJA ZËVENDËSPRESIDENT I UEFA-S

“Është vlerësim për futbollin shqiptar, është vlerësim për të gjithë njerëzit e komunitetit të Futbollit shqiptar, që kanë një nga anëtarët e saj në organet drejtuese të UEFA-s. Pa dyshim që edhe në planin personal është kënaqësi, pasi ndihesh i vlerësuar për punën, kontributin gjatë një periudhe të gjatë në futboll. Numri i lartë o votave? Ishin 45 nga 55. Janë shumë vota, një lloj surprize, por edhe jo shumë e madhe duke patur parasysh marrëdhëniet me federatat homologe në përgjithësi, korrektësinë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë njerëzve të futbollit, kontributin e të gjithëve dhe marrëdhëniet kryesisht me rajonin tonë. Ka qenë e pritshme një mbështetje masive, mbase jo i pari, por një mbështetje masive. Ky është një detyrim akoma më shumë për besimin e dhënë, mbështetjen që më kanë dhënë, për t’ua shpërblyer me punë, për t’ua shpërblyer me rezultate dhe ndershmëri në të gjithë vendimmarrjen e organit drejtues”.

“A do e shohë UEFA Shqipërinë me sy tjetër? UEFA është një organizatë solide, demokratike, e barazpeshuar dhe në bazat e saj këtë ka, solidaritetin, bashkëpunimin me të gjitha federatat. Ky është objektivi dhe synimi, mirë menaxhimi sa më  mirë i të gjitha aktiviteteve sportive dhe financiare të saj. Mbështetja, për mua, është mbështetja për të pasur në gjirin e saj nga të gjitha nivelet dhe madhësitë e federative. Kështu që nuk është qëllimi për të qenë i njëanshëm, por qëllimi është që të gjithë bashkë, vende të mëdha e të vogla, me më pak apo më shumë kontribute në futboll, të jenë të balancuara dhe bashkërisht të zhvillojmë futbollin në vendet respektive”.

RRITJA E INVESTIMEVE NË INFRASTRUKTURË

“Strategjia, qëllimi, objektivat tonë janë të qartë për të përmirësuar maksimalisht infrastrukturën, për të pasur sa më shumë fëmijë, djem e vajza, në futboll në Shqipëri. Për të pasur sa më shumë duhet t’i përmirësojmë kushtet. Ne nuk jemi një vend me infrastrukturë perfekte, me infrastrukturë shumë të zhvilluar, por duke pasur parasysh historinë e Shqipërisë kemi trashëguar një infrastrukturë shumë të mangët, qoftë nga inventari, qoftë nga kualiteti. Sot kemi një kualitet më të mirë, por nuk kemi një inventar të mjaftueshëm, pra një numër të mjaftueshëm terrenesh sportive dhe fushash. Ky është objektivi ynë, që t’i shtojmë këto terrene nëpërmjet projekteve tona, ndihmës tonë, për të patur më shumë terrene sportive për fëmijët, t’u krijojmë kushte atyre që t’i bashkohen lojës tonë. Futbolli në Shqipëri është pa diskutim sporti më i ndjekur, sporti më i dashur, sporti më i mbështetur. Kjo na bën ne që në njëfarë mënyrë të jemi më me fat, sepse e kemi më të lehtë bashkëpunimin me njerëzit. Nëse krijojmë kushte më të mira, besoj se do të kemi të ardhme shumë të mirë”.

KUALIFIKIMI NË EURO 2024 SHUMË PRANË

“Është kënaqësi, shumë kënëqësi dhe le të themi ëshët shpërblim i punës që kanë bërë futbollistët kryesisht, stafi i ekipit Kombëtar, por edhe të gjithë shqiptarët ngado që janë, të cilët e kanë mbështetur këtë ekip Kombëtar. E thashë që futbolli është sporti më i dashur për çdo shqiptar, kudo që janë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri apo kudo në të gjithë botën pasi jemi një komb që për arsye historike jemi më shumë jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë sesa brenda. Është kënaqësi për të gjithë, por gjithsesi duke u kthyer me këmbë në tokë, duhet që të fitojmë të arrijmë në Europian. Objektivi është t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Përderisa kemi bërë shumë mirë deri tani, duhet që të dalim të parët në grup. I kemi të gjitha mundësitë për ta arritur vendin e parë dhe uroj t’ia arrijmë”.

PUNA E SILVINJOS DHE SI U ZGJODH TRAJNER I SHQIPËRISË

“Në momentet e para, që vendosëm që Silvinjo të drejtojë ekipin Kombëtar, ka qenë CV-ja e tij, ajo që ka bërë në jetë dhe sukseset e tij kryesisht si futbollist, por edhe ajo pak eksperiencë që ka pasur në ekipet kombëtare. Kjo pasi ekipet kombëtare kanë specifikat e veta, nuk janë fiks e njëjta gjë si në klub. Mund të jesh shumë i suksesshëm në klub, por jo në kombëtare dhe anasjelltas. Të përgatisësh një edicion apo një ndeshje të ekipit kombëtar është krejt ndryshe se si përgatit një ndeshje klubi, apo të gabosh në ekip kombëtar. Duhet të gabosh sa më pak, pasi ndeshjet janë të kufizuara brenda vitit, jo më shumë se 10. Jemi nisur nga CV-ja, CV-ja si futbollist, CV-ja në ekip kombëtar, te Brazili jo si trajner i parë por si asistent, dhe kemi vendosur. Në fund të fundit para vendimit nuk është se je i sigurt se çfarë do të arrijë, por realisht edhe ne jemi të surprizuar nga mënyra se si Silvinjo e drejton ekipin Kombëtar. Është një lloj revolucioni edhe për ne, sepse nëpërmjet këtij bashkpënimi të gjatë me trajnerë të huaj edhe ne mësojmë. Pa dyshim edhe ata mësojnë prej nesh. Është një shkëmbim eksperiencash dhe në këtë rast të shkëmbimit të eksperiencave dhe drejtimit të ekipit kombëtar nga Silvinjo dhe stafi i tij, Zabaleta dhe Doriva, kemi mësuar. Kemi mësuar të shkojmë përpara në mënyrën se si organizojmë ndeshjet, detajet që shohim për ta organizuar, mundohemi t’i bëjmë sa më mirë jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë organizativ. Kryesorja është, dihet që futbolli është një lojë kolektive dhe jo individuale, sidomos në vende si ne që nuk është se kemi Messin. Kur ke Messin, OK, janë raste të veçanta që mund të thuash se një individ ta zgjidhë ndeshjen. Pra, është lojë kolektive dhe duhet ta krijosh atmosferën, duhet ta krijosh frymën e skuadrës, duhet të krijosh besimin në skuadër. Këtë punë ai e ka bërë shumë mirë, pra nga pikëpamja organizative, tekniko-taktike dhe psikologjike për skuadrën. Kjo ka bërë që të arrijë këtë sukses dhe ne për këtë i jemi vërtetë falënderues”.

KOMENTET PËR KALIMIN E LOJTARËVE NGA KOSOVA TE SHQIPËRIA

“Më vjen shumë keq për këtë lloj diskutimi apo debati, që më shumë duket mediatik sesa faktik, pasi marrëdhëniet tona me Federatën e Futbollit të Kosovës, me drejtuesit e saj, me Presidentin Agim Ademi janë të shkëlqyera dhe më shumë sesa të shkëlqyera. Bashkëpunimi jonë është në të gjitha fushat. Duke pasur parasysh specifikat, nuk mundemi ne të refuzojmë futbollistë shqiptarë për të luajtur me Shqipërinë. Ky është paradoks. Përderisa i gjithë populli, për arsye të historisë që mbase jemi në dy apo më shumë shtete, jemi një komb dhe dëshirojnë të kontribuojnë, të luajnë për ekipin kombëtar. Ne nuk mund t’ua mbyllim derën, përkundrazi e kemi hapur dhe do vazhdojmë ta hapim. Kjo nuk i cënon. Në një lloj mënyre mund të konsiderohet që ky futbollist mund të kontribuonte për ekipin e Kosovës, u dëmtua ekipi i Kosovës. Por mendoj se dëshira e futbollistëve dhe ndjenja nacionaliste për Shqipërinë nuk kanë pse të cënohen nga ne. Nëse do ta kalojmë në anën tjetër, që t’i themi jo çdo futbollisti, çdo shqiptari me origjinë nga qytetet e Kosovës apo Maqedonisë së Veriut, besoj se do të jemi shumë më të kritikuar dhe më të penduar që nuk u japim shansin dhe i mbyllim derën një shqiptari. Kështu që të dyja anët kanë diskutime. Mendoj që diskutimet më pozitive janë në rastin konkret, ku gjithë shqiptarëve u jepet mundësia për të kontribuuar për Kombëtaren. Mos të harrojmë që ne këtë politikë ka shumë vite që e ndjekim, edhe kur nuk kishte apo kishte ekip përfaqësues Kosova, apo ka apo nuk ka Maqedonia apo vendet e tjera. Këto zhvillimet demokratike kështu janë, çdo njeri duhet të jetë i lirë të kontribuojë atje ku është. Të tjerat pastaj janë diskutime. Ne kemi lojtarë me origjinë nga Shqipëria që luajnë për Kombëtare të tjera, Italinë, Greqinë apo vende të tjera. Ka edhe shumë nga Kosova, që luajnë në më shumë se 10 kombëtare të Europës. Të gjithë do luajnë aty ku duan, por më e mira është të luajnë për Shqipërinë”.

KALIMI I GRUPEVE NË EUROPIAN

“Ne vërtetë kemi një ekip të mirë, kemi një nivel të kënaqshëm futbollistësh të cilët në ndryshim nga historia, në ndryshim nga ekipet e mëparshme, luajnë në ekipe të nivelit të lartë, nuk janë në pankina. Duke pasur parasysh nivelin e këtyre futbollistëve, duke pasur parasysh këtë kompleksitetin, që të arrish një sukes duhet të jesh në një ambient pozitiv, duhet të jesh në një ambient të bashkuar dhe fatmirësisht jemi në këtë fazë. Jemi në fazën ku vërtetë të gjithë njerëzit janë të kënaqur dhe të lumtur me ekipin dhe anasjelltas ekipi me të gjithë ambientin. Mbështetjen e tifozëve e kemi në të gjithë ambientin shqiptar, kudo që jetojnë. Besoj se do ta kemi, duke uruar dhe besuar se do shkojmë në Gjermani, edhe në Europian. Të gjtihë bashkë kam besim se mund të arrijmë gjithçka. Por në një ndeshje futbolli, pavarësisht se ne themi do presim shortin, nuk ka ekipe të dobëta, sidomos në Europian. Ekipet e Europianit janë të gjitha të forta. Unë mendoj se ekipi jonë mund të fitojë kundër çdo kundërshtari në Europë, sikurse edhe mund të humbë kundër çdo kundërshtari. Shpresoj që të bëjmë mirë. Kam besim se do të bëjmë më mirë se në 2016-ën. Pa dyshim edhe ne kemi krijuar një eksperiencë dhe ajo eksperiencë do na shërbëjë për të korrigjuar ato gjëra që mbase nuk i kemi bërë mirë në 2016-ën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje