Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gianluigi Donnarumma (24 vjeç) nënshkroi me Paris Saint-Germain në korrik 2021 si lojtar i lirë, pasi u largua nga AC Milan.
ITALI - Tifozët e Milanit nuk e kanë falur Gianluigi Donnarumma pasi u largua nga skuadra, duke e ngarkuar rëndë edhe pasi ishte vendimtar në fitimin e titullit evropian me kombëtaren italiane në finalen kundër Anglisë.
Donnarumma është sharë dhe mallkuar në çdo ndeshje të luajtur në “San Siro”, ndërkohë që dhe pankarta të shumta, që e fyejnë atë, janë shfaqur nëpër qytet.
Para duelit mes PSG-së dhe Milanit, Vincenzo Raiola, kushëriri dhe bashkëpunëtor i menaxherit Mino Raiola, i cili vdiq një vit më parë, gjithashtu agjent futbolli, ka folur për largimin e portierit nga “kuqezinjtë”.
Agjenti italian ka shpjeguar se çfarë ndodhi pas largimit të Gianluigi Donnarumma nga AC Milan, duke zbuluar se zyrtarët e klubit nuk donin ta prisnin portierin.
“Ne ia zgjatëm kontratën, pavarësisht se katër apo pesë klubet më të mëdha në botë, po e kërkonin me këmbëngulje, madje duke i ofruar shuma jashtëzakonisht të mëdha parash. A e dini pse? Sepse Gianluigi nuk donte të largohej nga klubi që e rriti.
Ai kërkonte që Milani të kishte ambicie. Fatkeqësisht, rezultatet nuk ishin të dëshiruara, pati disa përfshirje dhe arritëm në fund të historisë”, tha Vincenzo Raiola, cituar nga “rmcsport.bfmtv.com”.
Agjenti tha se edhe pse portieri nuk donte kurrë të largohej falas nga AC Milan, por vonesa në vendimin për të nënshkruar zgjatjen e kontratës, nuk i kënaqi zyrtarët e klubit, të cilët detyruan largimin e tij.
Gjatë një takimi me Paolo Maldinin dhe Frederic Massara, Mino Raiola, i cili përfaqësonte Donnarumma propozoi opsionin e Juventusit, që Milani të merrte paratë e tyre të transferimit.
“Maldini u përgjigj: ‘Mino, kapitulli i Gianluigit është mbyllur sepse ne tashmë kemi portierin tonë të ardhshëm (jo Mike Maignan)’”. Përveç Juventusit, i cili do ta transferonte Donnarumma në fund të sezonit, nëse Milani nuk do të kualifikohej në Champions, nuk kam folur me të për asgjë tjetër. Ai madje refuzoi të dëgjonte ofertat në janar si lojtar i lirë i ardhshëm për të mos tradhëtuar Milanin.
Pas atij episodi na tha: “Nuk dua të luaj më në Itali. Do të kisha shkuar në Juve vetëm nëse Milani nuk do të kualifikohej në Champions League dhe ata do të fitonin para nga transferimi im. Tani nuk dua të jem më në Itali”.
Ne nuk kishim absolutisht asnjë plan sepse të gjithë kishin rregulluar tashmë transferimet, përfshirë PSG-në, i cili sapo zgjati kontratën e Keylor Navas. Donnarumma priti, por Milani jo, kjo është e vërteta”, shtoi italiani.
Gianluigi Donnarumma u rrit në AC Milan dhe nga viti 2015 u promovua në ekipin e madh, ku qëndroi deri në vitin 2021, kur nënshkroi falas me Paris Saint-Germain. 45 milionë euro është pjesa e Gianluigi Donnarumma sipas Transfermarkt. Portieri italian luajti 251 ndeshje te Milani, me të cilin fitoi një trofe, Superkupën e Italisë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Berat Gjimshiti, mbrojtës shqiptar i Atalantës, ka folur në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së Europ...
ITALI - Fabrizio Romano ka konfirmuar lajmin që po qarkullon prej disa kohësh. Lionel Messi do të fitojë "Topin e Artë" 2023. Çm...
KOSOVE - Emmanuel Egbo është trajneri i ri i Prishtinës në Superligën e futbollit në Kosovë. 50-vjeçari nga Nigeria ka...
ZVICER - Në ndeshjen në Zvicër, Erling Haaland realizoi dopiedë, goli i tretë i “Qytetarëve” i përket A...
GJERMANI - Gjermanët kanë humbur të gjitha ndeshjet në Champions League, kundër Real Madridit , Napolit dhe Bragës. ...
ZVICER - Pasi dy nga ndeshjet kualifikuese të Izraelit për “Euro 2024” u shtynë për shkak të luftës në Rripi...
SPANJE - Gazetarët në Spanjë mësuan se Zinedine Zidane (51 vjeç) do të kthehet te Real Madrid! Por, që gjithçka...
FRANCE - Ish-artisti i madh, i lindur më 9 prill 1933, u nda nga jeta më 6 shtator 2021. Ai ishte një adhurues i madh i skuadrës n...
SPANJE - Florentino Pérez kishte planifikuar të shkonte në “Montjuïc” për të qenë i pranishëm në...
FRANCE - Dënimet nga skuadrat e tyre dhe federatat e vendeve, ku ata garojnë janë përballur së fundmi nga futbollistë, të cil...