All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Zbulohet arsyeja kryesore pse Pep Guardiola po largohet nga Manchester City...

Ish-drejtori sportiv i Bayern Munich beson se Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City verën e ardhshme, duke pretenduar se "diçka nuk shkon" ndërsa vëzhgon trajnerin spanjol.

27 Mars 2026, 11:22 Nga DOSJA
Zbulohet arsyeja kryesore pse Pep Guardiola po largohet nga Manchester City...
All - Paragraf - 1

ANGLI - Guardiola aktualisht ka një kontratë me Cityn deri në vitin 2027, por spekulimet rreth të ardhmes së tij mbeten të forta, me shumë njerëz që besojnë se kjo verë mund t'i japë fund qëndrimit të tij dhjetëvjeçar në klubin anglez.

“Daily Mail Sport” zbuloi më parë këtë muaj se trajneri katalanas pritet të vendosë se çfarë është më e mira për të dhe Manchester Cityn në kohën midis fitimit të Kupës Carabao kundër Arsenalit dhe rifillimit të sezonit pas pushimit ndërkombëtar.

Vlerësimi I drejtorit Sammer: "Diçka nuk shkon"

Matthias Sammer, i cili punoi me Guardiolën gjatë tre viteve të tyre së bashku te Bayern, shprehu mendimin se spanjoli duhet të largohet këtë verë, në mënyrë që të rifitojë forcën dhe energjinë.

Gjermani theksoi se, megjithëse fitimi i Kupës Carabao dha përshtypjen se "gjithçka është përsëri mirë" te City, ai mund ta kuptonte nga shprehjet e fytyrës së Guardiolës se diçka nuk po funksiononte siç duhet.

"Para së gjithash, isha shumë i lumtur për të. Ne punuam shumë mirë së bashku për tre vjet, ishte një kohë shumë, shumë e mirë", tha Sammer në emisionin e Sky Germany, Sammer and Basile - the Hagedorn Talk.

"Mendoj se e kuptova mjaft mirë nëpërmjet shprehjeve të fytyrës, gjesteve, syve dhe mënyrës se si fliste. Intuita ime më thotë se diçka nuk shkon kur e shoh në fytyrë."

Këshilla rreth presionit dhe kritikës

Sammer, fitues i “Topit të Artë” në vitit 1996 dhe më vonë futbollist, dukej se po i referohej edhe bezdisjes së thellë të Guardiolës së kohëve të fundit për kritikat që mori për zgjedhjet e tij.

Kujtohet se trajneri i City-t kishte deklaruar më parë këtë muaj se ishte “therur” për vendimet e tij në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra e tij u eliminua nga Real Madridi në raundin e 16-tave.

Sammer, i cili aktualisht punon si konsulent me kohë të pjesshme për Bayernin dhe si analist televiziv, shprehu shpresën se Guardiola do të largohet në verë në mënyrë që të rifitojë forcën dhe freskinë e tij mendore.

"Kur shoh sytë e tij, kur shoh fytyrën, por edhe në mënyra të tjera, nuk ke nevojë t'u shpjegosh njerëzve injorantë se çfarë je, kush je dhe se nuk mund të fitosh gjithmonë", vazhdoi ai. "Do ta këshilloja të merrte frymë thellë."

E ardhmja e tij mbetet e hapur

Manchester City mbetet ende në luftë për të fituar Premier League, megjithëse aktualisht janë nëntë pikë prapa liderëve Arsenal. Megjithatë, skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më pak se “Topçinjtë” dhe do t’i presë ata muajin tjetër në Etihad, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për zhvillimin e garës për titull.

Në të njëjtën kohë, “Qytetarët” do të përballen edhe me Liverpoolin në çerekfinalet e Kupës FA. Pavarësisht pikëpyetjeve që ende ekzistojnë rreth të ardhmes së tij, vetë Guardiola la të kuptohej, në deklaratat e tij pas fitimit të Kupës Carabao, se City do të jetë "më i mirë" sezonin e ardhshëm nënkupton shumë. Varet se si e interpreton…

B.T (Dosja.al)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet