LIVE UPDATES
Sport

Vrasja e Besar Nimanit… E shkuara e ish-kampionit të boksit, tepër problematike dhe e dyshimtë sipas policisë gjermane...

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin, ku Nimani jetonte prej shumë vitesh.

11 Mars 2024, 20:55 Nga DOSJA

Vrasja e Besar Nimanit… E shkuara e ish-kampionit të boksit,

GJERMANI - ‘Vëllai im Besar Nimani u vra sot në një atentat në Bielefeld, Gjermani. Zoti e bashkoftë me ne në parajsë. Do të jem gjithmonë krenar për ty. Të dua’. Ishte ky mesazhi i vëllait të i ish-boksierit 38-vjeçar nga Kosova, ku njoftonte vdekjen e tij.

Sipas mediave gjermane, ai sapo kishte parkuar makinën dhe ishte nisur drejt një restoranti, kur dy persona iu afruan. Fillimisht mes palëve pati një debat me tone të larta. Më pas, ata hapën zjarr në drejtim të 38-vjeçarit, duke e qëlluar të paktën 10 herë. Autorët më pas u larguan nga vendngjarja në këmbë.

Vrasja e Besar Nimanit… E shkuara e ish-kampionit të boksit,

Policia gjermane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Motivet momentalisht mbeten të panjohura. Sipas mediave gjermane, teksa nuk përjashtohet mundësia e përplasjes mes bandave, dyshimet e para janë se motivi ka lidhje me arsye personale. 

Nimani rezulton person me disa precedentë. Babai i tre fëmijëve shpesh kishte pasur probleme me ligjin dhe numëronte disa raste sjelljesh të dhunshme.

Në vitin 2012-të, gjykata e  Bielefeld e dënoi atë me 1.350 euro gjobë, pasi goditi një person në kokë. Një vit më pas, një zënkë në një restorant u përshkallëzua në përplasje të dhunshme. Më 4 gusht të 2013-s, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një grup turqish. Kjo ishte hera e dytë që mes tyre kishte përplasje.

Në rastin e dytë, ishte një shok i Nimanit që dyshohet se provokoi palën tjetër dhe pasi u përplasën me fjalë, ish-boksieri goditi njërin prej rivalëve me gotë birre në kokë.

Ata iu kundërpërgjigjën duke nxjerrë pistoletën dhe duke e lënë Nimanin të plagosur me armë zjarri. Në shkurt të 2016-s, forca të shumta policie zbarkuan në shtëpinë e ish-boksierit. I kishte marrë në telefon bashkëshortja e tij, për shkak se po ushtronte dhunë ndaj saj. Ai u arrestua pa bërë rezistencë.

Ndërsa vitin e shkuar, në makinën e 38-vjeçarit policia zbuloi një arsenal armësh, gjatë një kontrolli në Bavari. Në atë kohë, ai i tha policisë se armët i kishte për vetëmbrojtje.

Teksa nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e tij, autoritetet kanë ndërmarrë një operacion masiv me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

‘Ajo që dimë deri më tani është se viktima ndodhej në zonën pranë ‘Obernstrasse’ dhe ‘Klasingstrasse’ rreth orës 18:00. Një ose më shumë persona iu afrua dhe e qëlluan. Viktima nga Bielefeld, i cili ishte shtetas nga Kosova, vdiq në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Policia ka ndërmarrë një operacion në zonën e qytetit të Bielefeld. Kërkimet për autorin apo autorët vijojnë’,- tha në një deklaratë zyrtare policia e Bielefeld.

Ish-kampioni i boksit, i cili numëronte 26 fitore dhe vetëm 1 humbje, u tërhoq nga ky sport në vitin 2019. Në Gjermani kishte emigruar në vitin 1997.

Vrasja e Besar Nimanit… E shkuara e ish-kampionit të boksit,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 11 Mars 2024, 19:26

Vllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

KORCE - Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi ...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën