Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arabia Saudite, konkretisht Al HIlal, është e etur për nënshkrimin e tij utopik, ndërsa vlera e brazilianit vazhdon të rritet dhe ai tashmë ndan vendin e parë në treg me Haaland, sipas Transfermarkt.

SPANJE - Vinicius Junior fluturon drejt majës së futbollit botëror. Në një sezon të komplikuar dhe në të cilin Real Madridi nuk e ka nisur aspak, braziliani tashmë është afër versionit të tij më të mirë, siç e ka treguar edhe në ndeshjet e fundit.
Çmimi i tij vazhdon të rritet, ashtu si edhe dëshira e disa skuadrave për ta pasur në një të ardhme pak a shumë të afërt.
Përditësimi i fundit i vlerës së futbollistëve të bërë nga Transfermarkt (faqe referimi për të gjithë në botën e futbollit) e vendos Vinicius me një vlerë prej 200 milionë eurosh, në të njëjtin nivel me Haaland, si futbollistët më të vlefshëm në botë për momentin.
Pas tyre vinë 180 milionët e Bellingham dhe Kylian Mbappé. Në tre vite, sulmuesi i Real Madridit ka mundur të dyfishojë vlerën e tij dhe ndjesia që ai përcjell është se ngritja e tij duket se nuk ka një fund.

Valvede dhe Lamine jashtë orbitës…
Çmimin e tij më të lartë e arrin edhe Federico Valverde me 130 milionë euro, që e vendos në “Top 5”, ku përfshihet edhe Lamine Yamal, i cili me 150 milionë euro ka arritur një vlerë që nuk është prekur kurrë nga asnjë lojtar spanjol. Blaugranët nuk duket se kanë fund.
Vinicius prek arin e “Topit të Artë”
Duke u rikthyer te Vinicius, duhet thënë se po rikthehen këngët e sirenave të futbollit saudit. Nëse verën e kaluar tashmë kishte lëvizje rreth figurës së brazilianit, informacione të ndryshme sugjerojnë se në verën e 2025 lëvizjet do të përsëriten.
Real Madridi është shumë i qetë për 1000 milionë eurot e klauzolës së tij dhe besnikërinë dhe përkushtimin që Vinicius tregon në çdo moment në punën e tij të përditshme. Stuhia e verës tashmë ka kaluar dhe javët e fundit ai ka kaluar në rolin e tij si një lojtar vendimtar në çdo kuptim.
Al Hilall, duke pritur për të përmbushur një ëndërr
Informacionet që janë shfaqur tregojnë për Al Hilalin, skuadrën që sundon kampionatin saudit dhe kampion aktual. Skuadra e tyre përfshin Neymar, një nga bastet më të mëdha të dështuara të rilindjes saudite në botën e futbollit.
Rikthimi i tij është planifikuar për ditët e para të vitit 2025 dhe kjo do të jetë koha për të vlerësuar performancën e tij, por ka dyshime dhe nëse drejtuesit e Al Hilal gjejnë një zbrazëti të mundshme në kontratën e tij, do ta ekzekutojnë atë.
Neymar është kthyer dhe tashmë shënon gola në stërvitje
Ëndrra utopike e futbollit saudit është të ketë Vinicius si referencë, por për momentin është ende larg të qenit një mundësi që mund të bëhet realitet. Vinicius ka shumë sfida përpara tij për momentin, duke filluar me El Clasico më 26 tetor dhe duke vazhduar ecjen e tij nëpër Paris dy ditë më vonë.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - FIFA është nën presion dy muaj përpara se të konfirmojë dhënien e Kupës së Botës 2034 për Arab...
ITALI - Në skenën e Festivalit të Trentos është dita e Milanit të të “Pamposhturve”. Mes të pranishmë...
ITALI - Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë alarm, tani mund të thuhet se është rikthyer qetësia: Thuram ka qenë duke...
URUGUAJI - Pas kritikave të ashpra të Luis Suarez ndaj tij, Marcelo Bielsa deklaroi se autoriteti i tij në krye të skuadrës...
SPANJE - Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër D...
ARGJENTINE - Ai sigurisht e ka imagjinuar të festojë ndryshe, por Lionel Scaloni ka hyrë edhe më shumë në historin&eum...
ANGLI - Pas lamtumirës me Gareth Southgate, i cili abdikoi pas zhgënjimit të tij të dytë radhazi në Kampionatin Evropian, A...
KAMERUN - Ndeshja mes Kamerunit dhe Kenias, e cila po luhej në stadiumin "Stade Ahmadou Ahidjo" në Yaoundé, u ndërpre pas minutes së...
SPANJE - Disa punëtorë që punonin në kantierin e ndërtimit të Camp Nou, stadiumi i FC Barcelona në rinovim, u përfshin...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes kundër Çekisë. Kor...