28 Maj 2025, 17:21
Nga DOSJA
POLONI - Pak orë para fillimit të finales së Ligës së Konferencës së Evropës midis Betis dhe Chelsea, qyteti i Wroclaw vazhdon të jetë skenë incidentesh midis tifozëve të dy ekipeve. Pas përleshjeve të së martës në mbrëmje, tifozët nga Spanja dhe Anglia u përleshën përsëri, duke krijuar një situatë kaotike në rrugë.
Sipas raportimeve, ka pasur përleshje dhe sherre për karrige apo sende të ndryshme.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tifozë në qendër të qytetit duke hedhur karrige dhe duke u përleshur. Policia polake konfirmoi incidentet, duke deklaruar se po përpiqet të identifikojë personat e përfshirë. Një shtetas spanjoll u arrestua pas një përleshjeje të martën në mbrëmje, ndërsa tre spanjollë të tjerë u arrestuan në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pasi rrëzuan flamujt e finales.
Pavarësisht incidenteve, policia polake siguroi se të gjithë mund të ndihen të sigurt, falë një pranie të shtuar policore në zona të caktuara të qytetit.
Chelsea, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe gjashtë herë kampion i Anglisë, hyn në finale pasi ka siguruar vendin e katërt në Premier League, gjë që i jep atyre një biletë për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Tifozët e Real Betis, nga ana e tyre, po festojnë herën e parë që skuadra e tyre ka arritur në një finale evropiane, duke shpresuar të lënë në hije rivalët e tyre vendas, Seviljen, me trofeun e tyre evropian.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Maj 2025, 17:00
ITALI - Ndërsa Interi nuk do të jetë skuadra “shtëpiake” në finalen e Ligës së Kampionëve të së sh...
Sport
28 Maj 2025, 16:30
SPANJE - I lindur në San Sebastian dhe një produkt i pastër i Real Sociedad, Martin Zubimendi po përgatitet t’i thotë lamtumir&eu...
Sport
28 Maj 2025, 16:15
SPANJE - Ndërsa, në nivel kolektiv, sezoni i parë i Kylian Mbappé te Real Madrid ishte padyshim një dështim (i dyti n&...
Sport
28 Maj 2025, 16:00
ANGLI - Manchester City po planifikon një revolucion këtë verë dhe kjo nuk do të ndikojë vetëm në skuadër. Stafi i ...
Sport
28 Maj 2025, 15:30
ITALI - Po sikur Conte të qëndrojë vërtet te Napoli? Përtej lumenjve të bojës së shpërdoruar, do të ...
Sport
28 Maj 2025, 15:16
TIRANE - UEFA ka vlerësuar rolin historik të Shqipërisë si vend mikpritës i Kampionatit Europian për U17, me një artikull t&e...
Sport
28 Maj 2025, 15:00
ITALI - Nuk duket se ka më asnjë dyshim: Gian Piero Gasperini do të largohet nga Atalanta. Takimi i së martës me familje...
Sport
28 Maj 2025, 14:30
ANGLI - Aventurës së Alejandro Garnachos te Manchester United po i vjen fundi. Pas një sezoni katastrofik, “Djajtë e Kuq” do t&e...
Sport
28 Maj 2025, 14:15
ZVICER - Valon Behrami, ish-mesfushori I njohur shqiptar, është rikthyer në rrugën e duhur: transmetuesi zviceran RSI, ku ai vepron si ...
Sport
28 Maj 2025, 13:43
SPANJE - Nga një kampion te tjetri: Ivan Rakitiç i bën homazh mikut të tij të hershëm dhe shokut të skuadrës...