Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO/ Shënoi golin e parë me Chelsea-n, Broja nuk i mban dot emcionet: Nuk mund ta përshkruaj me fjalë!
Duke folur për BBC pas fitores 3-0 të Chelsea-t ndaj Wolves, Armando Broja ishte i lumtur për golin e parë me fanellën londineze dhe pranoi faktin se do të ketë konkurrencë në një klub kaq të madh.
8 Tetor 2022, 22:06Nga DOSJA
ANGLI- Duke folur për BBC pas fitores 3-0 të Chelsea-t ndaj Wolves, Armando Broja ishte i lumtur për golin e parë me fanellën londineze dhe pranoi faktin se do të ketë konkurrencë në një klub kaq të madh.
“Është gjithmonë një emocion kur pret që të kontrolloj golin për një pozicion jashtë loje. I mbaja gishtat të kryqëzuar, por mendova se e kisha matur mirë vrapimin tim. Faleminderit fansave për mbështetjen. Është një moment surreal. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë”. Përfundoi Broja.
Produkti i akademisë së Chelseat, i cili iu bashkua klubit kur ishte tetë vjeç, së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me klubin. Kjo tregon se drejtuesit e klubit besojnë tek ai.