Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në “Air Albania” ishte një mbrëmje festive, teksa stadiumi ishte i mbushur gati në kapacitetin maksimal, ku në fund Roma mundi të kuqtë me rezultatin 1-2.

TIRANE - Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Conference League, këtë herë për të luajtur miqësoren me kampionët e Shqipërisë, Partizanin. Një miqësore luksi për “Demat”, të cilët ndonëse janë ende në aktivitet në Conference League, nuk mund të mos luanin një miqësore luksi.
Në lojë, diferencat ishin të kuptueshme, me Romën që ishte dominese dhe arriti që të shënonte golin e avantazhit që në të 12-tën me anë të El Shaarawy. “Faraoni” doli i vetëm me Hoxhën dhe arriti që të realizonte.
Italianët ishin dominues dhe provuan sërish me El Shaarawy, që ishte rrezikua kryesor. Një top i humbur nga Hadroi u shfrytëzuar mjaft mirë nga Roma që me anë të Belottit (26’) shënoi dhe golin e dytë të ndeshjes.
Partizani nisi të ngacmonte dhe rrezikoi pak më vonë me Koten, por nuk arriti dot që të ndryshonte rezultatin. Tre minuta para fundit të pjesës së parë “Demat” pretenduan për penallti, por Xhaja vijoi lojën.
Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga të dyja skuadrat, ndërkohë që panorama ishte e njëjtë me Romën më kërkuese, ndërsa Partizani që tentonte me kundërsulmet.
Qirko bëri disa pritje të bukura, ndërkohë të kuqtë luajtën me pjesën më të madhe të titullarëve në fundin e lojës, duke e shtuar dukshëm presionin.
10 minuta e fundit, të dyja skuadrat luajtën me 10 lojtarë. Preka u largua nga fusha i dëmtuar, ndërkohë që Mourinho menjëherë reagoi duke larguar Aouar e duke barazuar lojtarët në fushë.
Vetëm pak minuta më vonë, Cara (85’) u ndal në mënyrë të parregullt brenda zone dhe Xhaja akordoi 11-metërsh. Sulmuesi kavajas mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke ndëshkuar Romën dhe ngushtuar shifrat në 1-2.
Në fund, Roma, ashtu si para dy sezonesh largohet si fituese, ndonëse këtë herë në një ndeshje miqësore, ndërkohë që Partizani mendon për sfidën e radhës në Europë me besimin se do të arrijë një rezultat kualifikimi dhe në “Elbasan Arena” të enjten që vjen ndaj letonezve të Valmerias.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Ndeshja Partizani-Roma (20:00) është subjekt edhe i mediave italiane. “Today.it”, një faqe kjo e specializuar për ...
GREQI - Pas kërkimeve të gjata të faljeve të trembëdhjetë të dyshuarve të tjerë, që po merren në pyetje p...
ANGLI - Gjysmë ore me vonesë, pra në orën 15:00 në vend të orës 14:30, nisi ndeshja mes Arsenalit dhe Nottingham Forestit e...
SPANJE - Real Madridi është afër sigurimit të Kepa Arrizabalagas në huazim, avancon ‘Marca’. Thibaut Courtois u d...
VIETNAM - Paollo Madeira Oliveira, sulmuesi portugezo-brazilian, vdiq këtë të shtunë, në moshën 27-vjeçare, raportoi n&eu...
PORTUGALI - Familja Aveiro do të takohet më 27 gusht në Madeira. Aty do të pagëzohet vajza e Katia Aveiro d...
ANGLI - Nëse ka një futbollist që është sinonim i rrezikut në Premier League përtej Erling Haalad, ai nuk është a...
SHBA - Michael Jordan lindi në Nju Jork, u rrit dhe u arsimua në Karolinën e Veriut dhe erdhi të jetojë në Çikago. N&e...
GJERMANI - Bayern Munich ka thyer kutinë dhe të gjitha rekordet e tij historike, për të ndërmarrë nënshkrimin e Harry Ka...
GREQI - Shqiptari 22-vjeçar, i arrestuar në Athinë, në mesin e tifozëve kroatë, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e ...