"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Kthimi i zikaltërve në Milano ishte i vështirë pas humbjes së tyre poshtëruese ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën.
ITALI - Interi ka pasur një rikthim të vështirë në Milano, pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve 5-0 ndaj PSG-së në Mynih të shtunën. Heshtja absolute mbretëroi rreth mesditës së sotme, ndërsa ekspedita zikaltër mbërriti në aeroportin e Malpensas.
Sipas La Gazzetta dello Sport, një tifoz i vetmuar iu afrua terminalit për të përshëndetur lojtarët e Interit. “Unë jam i vetmi idiot këtu, por ata prapëseprapë e meritojnë një duartrokitje”, tha i dëshpëruar Marco, tifozi në fjalë.
Nga një ëndërr në një makth të tmerrshëm…
Një skenë e shkretë që pasqyron realitetin e hidhur të një skuadre që kaloi nga ëndrra për t'u kurorëzuar kampione e Evropës për herë të katërt në historinë e saj në makthin përfundimtar, si rezultat i shkatërrimit të plotë që pësuan në duart e PSG-së në fushën e Allianz Arenës.
Zemërimi, zhgënjimi dhe frustrimi ishin të prekshëm në sytë e çdo anëtari të skuadrës së Interit, nga trajneri Simone Inzaghi dhe ndihmësi i tij Massimilano Farris, te Lautaro Martínez, Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi.
I pari që doli nga terminali ishte Stefan de Vrij, i ndjekur pa ndalur nga pjesa tjetër e kolegëve të tij. I fundit është Acerbi. Disa hapa shumë të rendë midis daljes së terminalit dhe hyrjes së autobusit. Asnjë fjalë: askush nuk foli, askush nuk ngriti kokën, të gjithë e mbanin shikimin ulur.
E vetmja përkulje koke erdhi nga Acerbi në momentin e fundit para se të hipte në autobus. Marcus Thuram, i thirrur nga pak tifozë që, ndërsa minutat kalonin, iu bashkuan të vetmit të pranishëm deri atëherë, as nuk e ngriti dorën.
Dhe Inzaghi bëri të njëjtën gjë: drejt, me shikimin ulur dhe asgjë më shumë. Kush e di, ndoshta këto ishin hapat e tij të fundit si trajner i Interit.
Ndërkohë, tifozët kanë mbetur të habitur dhe në kërkim të përgjigjeve, pasi ambiciet e klubit për tripletë u shuan në pak më shumë se një muaj, duke kulmuar me një disfatë poshtëruese në finalen e Ligës së Kampionëve.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - PSG po feston pasi u kurorëzua kampione e Evropës për herë të parë në historinë e saj të shtunë...
FRANCE - Paris Saint-Germain fitoi trofeun e parë me “vesh të mëdhenj” duke e mposhtur Interin. Një natë shum&eum...
SPANJE - Jude Bellingham po shfrytëzon pak ditët e pushimit që ka para se të përballet me Kupën e Botës për Klube me R...
FRANCE - Udhëtimi i Interit në Mynih për finalen e Ligës së Kampionëve u shndërrua në një katas...
SPANJE - McLaren arrin të marrë dy vendet e para duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarëve të tyre në &Cc...
NIGERI - Të paktën 22 persona, kryesisht sportistë, u vranë kur një autobus u rrëzua nga një urë, pasi shoferi me sa d...
GJERMANI - Marc-Andre ter Stegen ka folur për herë të parë që kur dolën në pah thashethemet për nënshkrimin e ...
GJERMANI - E ardhmja e Simone Inzaghit është në ajër. Dhe jo sepse pësuan një humbje shkatërruese 5-0... por sepse ...
ANGLI - Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare q&e...
SPANJE - Real Madridi ka konfirmuar mbërritjen e Trent Alexander Arnold si lojtar i lirë nga Liverpooli. Një klauzolë p...