LIVE UPDATES
Sport

Veselinoviç: “Të luash për Partizanin duhet të tregosh në çdo ndeshje nivel të lartë, është koha për të fituar në Shkodër”...

“Të luash për Partizanin është ndryshe si të luash për ekipe të tjera, pasi Partizani është një klub i madh”.

25 Tetor 2024, 18:44 Nga DOSJA
Veselinoviç: “Të luash për Partizanin duhet të

TIRANE - Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të supersfidës kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore, që do të luhet nesër në orën 19:30.

Gjendeni në vendin e parë si e shihni përballjen me Vllazninë?

Kampionati është shumë i gjatë. Jemi vetëm në muajin tetor dhe është ende herët për të parë kush kryeson. Çdo ndeshje është shumë e fortë. Ndeshja e fundit në Elbasan ishte një spektakël dhe përsa i përket informacioneve që kam na pret e njëjta atmosferë edhe në Shkodër. Vllaznia është një klub me shumë traditë dhe histori. Po zhvillojnë një sezon pozitiv dhe janë një skuadër shumë e mirë, por siç e kam pohuar gjithmonë fillimisht duhet të respektojmë veten tonë.

Diferenca me 6 ekipeve të para është vetëm 2 pikë, si po e menaxhoni këtë presion?     

E vetmja gjë në këtë moment është të mendojmë për veten tonë, obligimet tona dhe ndeshja e radhës që na pret. Çdo ndeshje, çdo javë në kampionat është shumë e fortë. Nëse mendojmë për ndeshjet e tjera do të humbasim përqëndrimin e asaj çfarë duam të bëjmë. Kampionati shqiptar nuk është në top listën e kampionateve evropiane, por në çdo ndeshje duhet përqëndrim deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Siç edhe e përmendët diferenca mes 6 ekipeve të para është vetëm 2 pikë. Për dy ndeshje nëse nuk arrim të marrësh maksimumin mund të përfundosh në vendin e 6-të.

E përmenda edhe në konferencën e fundit, që një skuadër mund të ketë një ecuri përfekte deri në mujain prill, por mund të dëmtohen dy lojtarë kryesorë dhe humbet gjithë sezonin. Në kampionatin serb vetëm dy ekipe Partizani dhe Ylli Kuq luftojnë për titullin kampion çdo vit, ndërsa këtu janë disa skuadra që synojnë të fitojnë titullin. Ndaj mendoj që mënyra e duhur për ne është të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe me përqëndrimin maksimal.

Detyra jonë është të punojmë shumë edhe në aspektin psikologjik me lojtarët. Partizani është një nga ekipet më moshën më të re të lojtarëve të kampionatit. Të luash për Partizanin është ndryshe si të luash për ekipe të tjera, pasi Partizani është një klub i madh. Të luash për Partizanin duhet të jesh dhe të tregosh në çdo ndeshje nivel të lartë, jo vetëm fizikisht dhe taktikisht por edhe psikologjikisht. Për të arrritur sukses duhet të kesh shpirt fituesi.

Partizani prej 2 vitesh nuk fiton në Shkodër… 

Mendoj se për ne nuk është problem ku luajmë jashtë apo brenda. Nëse jemi gati të luftojmë për skuadrën dhe të luajmë mire. Për mua nuk përbën asnjë problem vendi ku luajmë në Tiranë, Shkodër, Korçë , Elbasan. Gjithsesi Vllaznia është një skuadër mjaft e mire, gjë të cilën e kanë treguar përgjatë këtij sezoni. Pikërisht për statistikat që ju përmendet ne duhet të kemi respekt për Vllazninë.

Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj është në dyshim. Do të donit që ta luanit ndeshjen pa të në fushë?

Ne duhet të jemi gati pavarësisht nëse Balaj do të jetë apo jo në fushë. E dimë që ai ka qenë në Serbi për t’u rekuperuar. Balaj është një lojtar i shkëlqyer me shumë eksperiencë. Me sa e kam ndjekur Vllazninë ata kanë lojtarë mjaft mirë edhe në stol, të cilët mund ta zëvendësojnë Balajn.

Jeni në vendin e parë. Sa i kënaqur jeni nga ecuria e skuadrës në fazën e parë?

Në punën tonë mund të jesh i kënaqur vetëm në këtë moment, por jo për një kohë të gjatë. Mendoj që është një situatë pozitive. I shoh lojtarët mjaft të motivuar dhe të fokusuar në seancat stërvitore. E kam thënë shpesh herë që jam shumë i lidhur me lojtarët, punoj me djem fantastikë. Marr kënaqësi prej tyre në stërvitje çdo ditë, pasi punojmë një një atmosferë pozitive dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Por të mos harrojmë në futboll duhet të jesh i përgatitur për humbje dhe fitore, sepse askush nuk mund të fitojë gjithmonë. Dua të them që nuk duhet të mendojmë për pikët që kemi, duhet të mendojmë për idetë, mënyrën e lojës. Ne jemi një skuadër e mirë në kampionatin shqiptar, por duhet të mësojmë të përmirësohemi çdo ditë më shumë. Lojtarët më motivojnë mua të bëj më mirë çdo ditë, kjo është për mua shumë e rëndësishme.

Cara ende nuk ka gjetur rrugën e golit në këtë sezon, ju shqetëson ky fakt?

Nëse ju kujtohet kam thënë që është shumë e rëndësishme ta përgatis skuadrën që shumë lojtarë të shënojnë gola. Jam shumë i kënaqur që kanë shënuar gol Zeka, Mehmeti, Preka, Rrapaj, Mba, Binstouka, Ismaili. Cara është një djalë i shkëlqyer, ai është kapiteni ynë. Ai përpiqet në fushë çdo ndeshje, është serioz, punon shumë. Mendoj se tani ai është një tjetër lojtar, ka ndryshuar shumë gjatë këtyre muajve, lëviz shumë në fushë.

Ndoshta në një ndeshje mund të shënojë 2 apo 3 gola, ky është futbolli. Në punën tonë është shumë e rëndësishme që të kemi një marrëdhënie shumë të mira me lojtarët, kapitenin. Marrëdhënia ime me Carën është fantastike jam shumë i lumtur si punojmë së bashku. Ai është gjithmonë gati për të ndihmuar skuadrën. Jam krenar për kapitenin tonë, pasi ai është shumë i motivuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet