9 Qershor 2025, 09:30
Nga DOSJA

ANGLI - Ish-trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, ka qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj menaxhimit aktual të “Djajve të Kuq”, duke thënë se nuk i sheh më ata si një "klub futbolli" më vete.
Holandezi, i cili kaloi dy sezone në Old Trafford, duke fituar një Kupë FA, beson se klubi i Manchesterit është distancuar gjithnjë e më shumë nga identiteti i tij origjinal.
Sipas Van Gaal, United është tepër i fokusuar në suksesin komercial, një përparësi që ka kompromentuar ambiciet e tyre sportive dhe ka çuar në faktin që klubi nuk është më konkurrues për titullin.
Për t'i hedhur benzinë zjarrit, ish-trajneri sugjeroi që për t'u rikthyer në krye, pronarët duhet të ndjekin shembullin e "rivalëve të përbetuar" Liverpoolit. "Ata nuk janë ende një klub komercial", tha ai për Sky Sports.
"Ata janë një klub futbolli. E kam thënë këtë më parë, dhe është gjithmonë e vështirë. Kur nuk është trajneri ai që vendos se cili lojtar duhet të vijë, është shumë e vështirë.
Pastaj mund ta shkarkosh trajnerin, pse ai nuk merr rezultate. Kur njerëz të tjerë blejnë lojtarët, atëherë ke një problem. Duhet të kesh njohuritë dhe orientimin e trajnerit, sepse ai duhet t'i stërvitë ata."
Holandezi më pas përmendi Liverpoolin si një model të virtytshëm, ku zëri i trajnerit ka një peshë vendimtare në vendimet e tregut: "Te Liverpooli, Arne Slot është njeriu që i thotë drejtorit të tij teknik: 'Duhet ta blesh këtë lojtar. Ki kujdes me këtë'."
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Qershor 2025, 09:00
GJERMANI - Kylian Mbappé nuk ka dyshime: “Topi i Artë” është një çmim që është përtej kon...
Sport
9 Qershor 2025, 08:30
GJERMANI - Fitimi i Ligës së Kombeve 2025 me Portugalinë nuk është vetëm një triumf për kombin e tij, por ai përf...
Sport
9 Qershor 2025, 08:00
BRAZIL - Nuk ka qetësi për Neymarin. Pasi u largua nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në shtëpi në Brazil, sulmuesi i San...
Sport
9 Qershor 2025, 07:30
ITALI - Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit kombëtar italian të futbollit dhe gjatë konferencës për s...
Sport
9 Qershor 2025, 00:35
POLONI - Përçarje e papritur në përfaqësuesen e Polonisë së futbollit. Robert Lewandowski ka njoftuar zyrtarisht&...
Sport
9 Qershor 2025, 00:29
FRANCE - Carlos Alcaraz ka shkruar një tjetër faqe të lavdishme në historinë e tenisit botëror. Në një finale epike n&eu...
Sport
9 Qershor 2025, 00:24
ITALI - Klubi historik italian i futbollit, Brescia, do të pushojë së ekzistuari pas 114 vitesh, si pasojë e vendimit të pronarit p&eum...
Sport
9 Qershor 2025, 00:19
SHBA - Një shembull ideal këmbënguljeje dhe talenti atletik u pa në Kampionatin Shtetëror të Oregonit, ku nxënë...
Sport
9 Qershor 2025, 00:13
GJERMANI - Portugalia e Kristiano Ronaldos është fituese e Ligës së Kombeve, për herë të dytë në histori, teksa mpo...
Sport
8 Qershor 2025, 22:23
SERBI - Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë u mbyll në barazim 0-0 një rezultat që nuk ndëshkon të paktën asnj&eum...