Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmuesi 27-vjeçar duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në industrinë e modës, duke njoftuar krijimin e markës së tij, ‘O-Cncpts’, e cila është shkurtim i koncepteve Origi.
ITALI - Ish-sulmuesi i Liverpoolit, aktualisht pjesë e kuqezinjve të Milanit, futbollisti belg Divock Origi, ka njoftuar në rrjetet sociale për krijimin e markës së tij të modës.
Origi, i cili përfundoi qëndrimin e tij tetë vjeçar në Anfield verën e kaluar, kur nënshkroi për gjigantët e Serie A, kuqezinjtë e AC Milanit, ka përdorur rregullisht platformën e tij për të treguar dashurinë për veshjet dhe modën. Dhe tani 27-vjeçari duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në industrinë e modes, duke njoftuar krijimin e markës së tij, ‘O-Cncpts’, e cila është shkurtim i koncepteve Origi.
Duke postuar në Instagram mbrëmë, fituesi i Champions League 2019 zbuloi një klip të shkurtër promovues, duke i bërë ndjekësit të ndërgjegjësohen për markën e tij të re, e cila aktualisht mburret me pak më shumë se 2.000 fanatikë. Deri më tani, faqja tregon dizajne konceptuale të veshjeve me dy pjesë, të cilat janë modeluar nga vetë Origi.
“Mendoj se vjen nga mamaja ime, sepse ajo është me shumë stil”,- tha Origi në vitin 2018, kur foli për Soccer Bible për adhurimin e tij për modën. “Mendoj se ka qenë gjithmonë tek unë, edhe kur isha shumë i vogël, kam kombinuar gjithmonë veshjet e mia dhe gjithmonë kam marrë komplimente për veshjet e mia.
Sa herë që më jepnin para për të shkuar dhe për të blerë disa rroba, unë do të isha gjithmonë shumë kreativ. Shkoja në dyqane dhe përpiqesha t'i bashkoja rrobat e mia”.
“Gjithmonë jam përpjekur të bëj veshje pak më të veçanta dhe unike. Mendoj se kjo është mënyra ime për t'u shprehur, sepse nuk jam shumë llafazan, nuk jam vërtet ekspresiv në atë mënyrë, por jam në mënyrën time që të vishem”.
Ai shton: "Sinqerisht, kam një pasion të madh, të madh për të. Thjesht më pëlqen gjithçka në lidhje me të, më pëlqen mënyra se si njerëzit mund t'i vendosin idetë dhe atmosferat e tyre përmes veshjeve të tyre. Më pëlqen moda nga e gjithë bota, nga Japonia, në Londër, në Itali”.
Qyteti i Milanos aktualisht po pret Javën e parë të Modës për vitin 2023, me edicionin e dytë të planifikuar për në shtator. Nuk dihet nëse Origi, me markënm e tij të re ‘O-Cncpts’ do të marrë pjesë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Barcelona do të duhet t'i paguajë edhe 1.25 milionë euro të tjera Bayern Munichut, në kuadër të nënshkrimit t&e...
ITALI - Claudia Romani është një nga fytyrat më të njohura në Itali dhe kjo nuk ndodh vetëm sepse ka qenë në ...
SHBA - Me gati pesë milionë ndjekës, youtuberi 'WhistlinDiesel', njihet për videot e tij radikale dhe ekstreme, por e fundit ësht&eum...
ANGLI - E diela është një ditë e veçantë për tifozët e Newcastle, pasi ata kërkojnë të fitojnë n...
GJERMANI - Pas gati katër muajsh mungesë, ai u dëmtua më 8 nëntor, Sadio Mané është kthyer në opsionet e Bayernit...
ITALI - Me një epërsi prej 15 pikësh, vetëm një ngjarje e jashtëzakonshme do ta pengojë Napolin të fitojë ‘Sc...
SPANJE - Jepini atij një top, ai do të dijë se çfarë të bëjë me të. Pas Barcelonës, Milanit, kombë...
SPANJE - Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira. Sipas shtypit spanjoll, shumat e pagua...
SPANJE - Real Madrid dhe Atlético Madrid takohen këtë të shtunë, më 26 shkurt, në orën 18:30, n&eu...
ANGLI - Nganjëherë futbolli ofron histori dramatike... por herë të tjera është e kundërta. Këtë të...