Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Keni kohë deri më 28 prill për të provuar të siguroni një biletë me short. Tifozët e Milanit, Interit, Juves, Romës dhe Fiorentinës janë në lëvizje
ZVICER - UEFA ka njoftuar fillimin e shitjes së biletave për të tre finalet e ardhshme të garave europiane përmes uefa.com/tickets, procedure që do të zgjasë deri më 28 prill në orën 14:00. Si zakonisht, tifozëve të skuadrave pjesëmarrëse dhe publikut të gjerë u është ndarë pjesa më e madhe e biletave.
Biletat nuk do të shiten mbi bazën e shërbimit të parë, por nëpërmjet një lotarie që do të kryhet në fund të periudhës së kërkesës. Në portalin e biletave, aplikantët mund të zgjedhin nëse duan të marrin pjesë në short gjithsesi, ose vetëm nëse kualifikohet ekipi i tyre.
Për lotarinë, pjesa e biletës do të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet këtyre dy grupeve të aplikantëve, duke marrë parasysh numrin e aplikimeve të pranuara brenda secilit grup. Biletat do të dorëzohen përmes aplikacionit zyrtar të biletave celulare të UEFA-s disa ditë përpara ndeshjes. Mbajtësit e biletave do të duhet të shkarkojnë aplikacionin zyrtar, të disponueshëm për përdoruesit e Android dhe iPhone. Aplikacioni i lejon fansat të shkarkojnë, transferojnë, ruajnë dhe caktojnë biletat e mysafirëve në mënyrë të sigurtë në çdo kohë dhe kudo ku janë.
Champions League
Finalja e Champions League 2023 do të luhet në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll të Turqisë, të shtunën, më 10 qershor, në orën 21:00. Një total prej 47.200 biletash në 72.000 vende janë në dispozicion direkt për t'u blerë nga fansat dhe publiku i gjerë. Dy skuadrat që arrijnë në finale do të marrin secila nga 20.000 bileta, ndërsa biletat e mbetura do të shiten për tifozët në mbarë botën përmes uefa.com/tickets. Procesi i shitjes dhe caktimit të biletave të rezervuara për tifozët e ekipeve finaliste do të bihet dakord me kompanitë e përfshira. Biletat e mbetura janë për strukturën organizative lokale, UEFA, shoqatat anëtare të UEFA-s, partnerët tregtarë dhe transmetuesit. Çmimet e biletave për publikun variojnë nga 70 euro për kategorinë 4, për kategorinë 3 deri në 180, për kategorinë 2 deri në 490 euro dhe deri në 690 euro në kategorinë 1. Për spektatorët me aftësi të kufizuara, biletat do të vihen në dispozicion me një kosto prej 70 euro.
Europa League
Për sa i përket Europa League, finalja do të luhet të mërkurën më 31 maj në Puskás Arena në Budapest, të Hungarisë, në orën 21:00. Rregullat e shpërndarjes janë të ngjashme me ato të Champions League. Një total prej 46.800 nga 63.000 biletat janë në dispozicion drejtpërdrejt për t'u blerë nga fansat dhe publiku i gjerë. Dy skuadrat që do të arrijnë në finale do të marrin secila nga 15.000 bileta. Çmimet e biletave për publikun janë: Kategoria 4 me 40 euro; Kategoria 3 me 65 euro; Kategoria 2 me 100 euro; Kategoria 1 me 150 euro. Biletat për spektatorët me aftësi të kufizuara kushtojnë 40 euro.
Conferenca League
Më në fund, për Conference League 2023, finalja do të luhet të mërkurën, më 7 qershor në Eden Arena në Pragë, Republika Çeke, në orën 21.00. Gjithsej 13.000 nga 18.000 bileta janë të disponueshme drejtpërdrejt për t'u blerë nga fansat dhe publiku i gjerë. Dy skuadrat që do të arrijnë në finale do të marrin secila nga 5.000 bileta. Çmimet e biletave për publikun janë: Kategoria 4 me 25 euro; Kategoria 3 me 45 euro; Kategoria 2 me 85 euro; Kategoria 1 me 125 euro. Biletat për spektatorët me aftësi të kufizuara kushtojnë 25 euro.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Më 27 Prill 2006 Antonio Puerta shkroi emrin e tij në historinë e Sevilla FC Goli i tij kundër Schalke 04 e &cc...
SPANJE - Pesë lojtarë të Alhama-s që kanë preferuar të mbeten anonimë kanë konfirmuar, në dëshmit&eu...
ITALI - 19 ditë para ndeshjes së parë të euro-derbit të Champions League, që do të vendosë sezo...
ZVICER- Mourinho, Ancelotti, Zidane, Maldini, këta janë vetëm disa nga yjet e futbollit që do të jenë në Bordin e ri të ...
ANGLI - Kolegji i Garancisë në CONI ka refuzuar ankesën e Fabio Paraticit, i cili për pasojë largohet nga Tottenham. Vendimi i Kolegji...
ANGLI - Ashtu si shumë futbollistë, edhe mesfushori sulmues i Chelsea, Mason Mount, kishte një distinktiv blu në llogarinë e tij në...
TIRANE - Federata Shqiptare e Basketbollit dënon dhe kërkon ndjesë publike për ngjarjen e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes s&...
SPANJE - Barça ka shumë për të bërë për sezonin e ardhshëm. Objektivi i deklaruar është plotësimi ...
BRAZIL - Po sikur Neymar tashmë të mendonte një kthim në rrënjët e tij? Në moshën 31-vjeçare, si...
ANGLI - Wes Brown, futbollisti historik i Manchester United, i cili luajti 15 vite me 'djajtë e kuq', është shpallur i falimentuar nga një...