LIVE UPDATES
Sport

UEFA CFM, programi që vjen në Tiranë nga FSHF, me synim rritjen e kapaciteteve dhe vizionit në botën e futbollit...

“Kursi nis më 4 shtator dhe zgjat dy ditë, ndërsa ka edhe vijimësi me 2 seminare të tjera fizike. Por puna nga seminari në seminar është shumë voluminoze, sepse ka shumë tema, detyra dhe teste. CFM është një program më tepër i fokusuar në pjesën akademike”.

29 Korrik 2024, 10:43 Nga DOSJA
UEFA CFM, programi që vjen në Tiranë nga FSHF, me synim rritjen e

TIRANE - Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një tjetër edicion të kursit të UEFA-s, CFM (Certificate in Football Management), një program që rrit nivelin e menaxhimit, performancës dhe që është shumë i nevojshëm për të gjithë punonjësit e organizatave të futbollit në të gjithë botën.

Për FSHF-në, organizimi i këtij kursi do të thotë shumë. Dhe kjo sepse performanca dhe lartësia e organizimit të edicionit të kaluar nga institucioni i futbollit shqiptar duket se ka qenë në nivelin e duhur. Një program si CFM rrit kapacitetet në fushën e administrimit dhe organizimit të eventeve sportive, në menaxhim dhe mirëorganizim të klubeve apo edhe departamenteve të tyre. Për më tepër, falë këtij programi rritet edhe niveli i përfaqësimit të klubeve dhe federatës në evente ndërkombëtare, që janë shtuar shumë përgjatë viteve të fundit.

Drejtoresha e HR në FSHF, Edlira Jaupaj, e cila është edhe drejtoresha e këtij programi për Shqipërinë tregon për fshf.org, se pjesëmarrësit në këtë program përfitojnë, përmirësojnë dhe thellojnë më tepër njohuritë e tyre. 

“Njohuritë e marra në fushën e planifikimit, strategjive, menaxhimit të burimeve financiare dhe njerëzore, në organizim eventesh, marketing dhe PR, etj ndihmojnë në punën e përditshme, por mbi të gjitha në strategji afatgjata - në hartimin dhe implementimin e tyre. UEFA synon që përmes CFM, të rritet vizioni i klubeve dhe të kualifikohet më tepër i gjithë stafi i futbollit shqiptar,” - thotë Jaupaj, e cila flet më specifikisht edhe se ku do të jetë i fokusuar programi i CFM-së, lektorët dhe kur do të nisë.

“Kursi nis më 4 shtator dhe zgjat dy ditë. Pra, me 4 dhe 5 shtator, ndërsa ka edhe vijimësi me 2 seminare të tjera fizike. Por puna nga seminari në seminar është shumë voluminoze sepse ka shumë tema, detyra dhe teste. CFM është një program më tepër i fokusuar në pjesën akademike. Pra të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të lidhin pjesën praktike të një ndeshje apo eventi sportiv me pjesën akademike si sponsorizimi, të dhënat financiare të eventit, komunikimi i tij, organizimi i vullnetarëve etj.

Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të trajnohen dhe të mësojnë nga lektorë me emër të UEFA-s dhe jo vetëm, por edhe nga Universiteti i Lozanës, Universiteti i Boçoni-t, Universiteti i Londrës, Bussines school në Spanjë, Universiteti i Glasgow-t, Universiteti i Poitiers në Francë etj” – tregon për fshf.org Edlira Jaupaj.

Në këtë program nuk marrin pjesë vetëm punonjës të FSHF-së dhe klubeve shqiptare, por edhe nga federata të tjera europiane. “Ka pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por nga 10 federata të tjera. Një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit jo vetëm për të shkëmbyer eksperiencat me njëri-tjetrin, por edhe për network-un që krijojnë me njëri-tjetrin, një marrëdhënie që krijon unifikim të botës së futbollit mes vendeve të ndryshme” – thotë drejtoresha e programit, ndërsa flet edhe për risitë e këtij edicioni. 

“Edicionet përmirësohen nga viti në vit. Ky edicion është konceptuar pak më ndryshe. Modulet ku flitet për futbollin e vajzave, përgjegjësinë sociale dhe vullnetarët janë të kompletuara tashmë. Mund të them që janë tema të reja në CFM, pasi më herët janë diskutuar më pak, ndërsa në këtë edicion do të diskutohet po aq sa edhe temat e tjera.”

Por si e shikon Edlira Jaupaj programin e CFM-së, si drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në FSHF? “Është realisht një program shumë i rëndësishëm sepse detyra më e rëndësishme që ka departamenti i HR në Federatën e Futbollit është rritja e kapaciteteve brenda botës së futbollit. Pra jo vetëm në FSHF, por edhe në klube, akademi etj. Kjo sjell ngritjen e industrisë dhe përmirësimin e përfaqësimit tonë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet