LIVE UPDATES
Sport

Antony u akuzua se kishte sulmuar të dashurën, kur ajo ishte shtatzënë dhe i kishte prerë gishtat...

Reagimi i Antony, sulmuesit të kombëtares së Brazilit, i cili nuk u grumbulluar pasi u akuzua se kishte sulmuar ish-të dashurën e tij

7 Shtator 2023, 18:08 Nga DOSJA

Antony u akuzua se kishte sulmuar të dashurën, kur ajo ishte

BRAZIL - Futbollisti brazilian Antony dha deklaratat e para, pasi ish dashura e tij, DJ Gabriela Cavallin, hodhi akuza të rënda ndaj tij. E reja pretendon se sulmuesi i kombëtares braziliane ka dashur ta nxjerrë me forcë nga makina, edhe pse ajo ishte shtatzënë. Për më tepër, Antony preu gishtat deri në kockë me gotën e hedhur drejt saj!

Antony, sulmuesi i kombëtares braziliane, është në mes të një skandali të përmasave të mëdha! Sportisti 23-vjeçar akuzohet se ka rrahur vazhdimisht ish-partneren e tij, një influencuese e njohur. Në një intervistë me botimin brazilian “UOL”, Gabriela Cavallin zbuloi se ishte viktimë e sulmeve të përsëritura midis qershorit 2022 dhe majit 2023.

E reja gjithashtu tregoi prova, duke përfshirë foto tronditëse dhe mesazhe të marra nga Antony. Ajo dëshmoi se skandali i parë mes të dyve ndodhi më 1 qershor 2022, kur ajo ishte shtatzënë. Të dy po shkonin për pushime me makinë, kur futbollisti e kërcënoi se do ta hidhte nga automjeti. Për më tepër, Antony e goditi me grusht, duke i zhvendosur një prej silikoneve të saj.

Antony u akuzua se kishte sulmuar të dashurën, kur ajo ishte

“Nuk e mbaj mend saktësisht se kush e nisi sherrin, por ishte dikush me të cilin kisha qenë vite më parë. Më goditi me grusht në gjoks dhe njëri prej silikoneve u përdredh. Pastaj më duhej të vija në Brazil për operacion. Ishte e nevojshme të zëvendësohej proteza. Ai më tha: "Nuk doja të të lëndoja, ishte një aksident, nuk ishte një grusht, thjesht të shtyva, thjesht të mbajta pas murit". Më tha që nëse nuk rri me të, nuk do të isha me askënd sepse isha shtatzënë me fëmijën e tij. Më tha që ose rri me të, ose unë dhe foshnja vdesin. I thashë se isha shtatzënë dhe ai më frikësoi. Po dridhesha nga frika”, tha e reja.

Ngjarja e fundit mes të dyve ndodhi më 8 maj të këtij viti, kur Gabriela Cavallin pësoi dëmtime të rënda në gishtat e dorës, pasi futbollisti i hodhi një gotë.

“E dija se duhej të largohesha, por nuk munda. Më pëlqeu shumë, kisha shumë shpresë. Unë u lidha në fillim për shkak të mënyrës sesi ai më trajtonte. Ditën e fundit gjithçka ishte shumë serioze. Kisha shumë frikë se nuk do të mund të dilja nga shtëpia. Antony mbylli derën e shtëpisë dhe nuk më la të shkoja, ma preu gishtin, u lëndova. Më theu të gjitha gjërat, më mori pasaportën”,- shtoi ndikuesja.

 

Nga frika se ai mund t'i bënte më shumë dëm asaj, e reja paraqiti ankesa në policinë në Mançesterin e Madh, MB, por edhe në vendin e Antonyt, Brazil, në policinë në Sao Paulo.

Pasi gjithçka u bë publike, Antony dha deklaratat e para në lidhje me këtë, duke u shprehur se është i pafajshëm.

“Në respekt për fansat, miqtë dhe familjen e time, ndihem i detyruar të flas publikisht për akuzat e rreme që janë bërë kundër meje. Që në fillim iu qasëm me respekt dhe seriozitet kësaj çështjeje, duke ndihmuar policinë me sqarime. Ajo që kam ofruar si provë tani është nën autoritetin e policisë dhe nuk mund të bëhet publike.

Antony u akuzua se kishte sulmuar të dashurën, kur ajo ishte

Megjithatë, mund të them me besim se jam i pafajshëm. Marrëdhënia ime me zonjën Gabriela ishte e trazuar, u hodhën fjalë të këqija, por asnjëherë nuk iu drejtova dhunës fizike. Çdo herë, në çdo deklaratë, ai ka një version të ndryshëm të historisë. Kështu pohoj se jam i pafajshëm dhe u besoj autoriteteve për të sqaruar gjithçka”, ishte mesazhi i dërguar nga futbollisti në rrjetet sociale.

Fatkeqësisht, Federata e Futbollit të Brazilit ka njoftuar se Antony është përjashtuar nga kombëtarja deri në zbardhjen e situatës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet