Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Eshtë arritur maarrëveshja, tekniku spanjol Xabi Alonso është gati të marrë drejtimin e Chelsea-t.

ANGLI - Klubi londinez dhe tekniku spanjol kanë arritur një marrëveshje në parim, pas gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe kompromiseve të bëra lidhur me strategjinë e transferimeve në merkaton e ardhshme.
Aktualisht kanë mbetur pa u zyrtarizuar edhe disa “detaje strukturore” përpara se marrëveshja të bëhet publike, por vullneti i të dyja palëve për ta mbyllur me sukses dhe shpejt këtë operacion është mjaft i fortë.
Chelsea shkarkoi trajnerin Liam Rosenior në prill, i cili qëndroi vetëm 106 ditë në krye të pankinës si zëvendësues i Enzo Marescas. Që nga ai moment, Alonso ishte emri kryesor dhe i përzgjedhuri i bordin drejtues të “Bluve” të Londrës.
Një karrierë me lëkundje të forta
44-vjeçari gëzon një CV mbresëlënëse si trajner. Ai bëri mrekullinë te Bayer Leverkusen, duke e marrë skuadrën nga fundi i klasifikimit për ta dërguar drejt një “dopiete” historike (kampionat dhe kupë) dhe pa asnjë humbje në Bundesliga, si dhe në finalen e Europa League në sezonin 2023/24.
Pas një tjetër edicioni pozitiv në Gjermani, spanjolli mori drejtimin e Real Madridit, eksperiencë kjo që nuk shkoi siç duhej, duke u larguar nga “Santiago Bernabeu” pas më pak se tetë muajsh qëndrimi.
Finalizimi pas FA Cup
Chelsea luan finalen e FA Cup kundër Manchester City-t këtë të shtunë. Menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide, bisedimet për të hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën e Alonsos pritet të përshpejtohen dhe të marrin rrugën zyrtare.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, “Stamford Bridge” do të mirëpresë një nga trajnerët më të kërkuar dhe më premtues në futbollin evropian.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ishte një ditë perfekte për Manchester Cityn. Jo vetëm për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët fituan Ku...
GJERMANI - Me pesë golat e sotëm kundër Këlnit, Bayern Munich e mbyll sezonin e Bundesligës me 122 gola (Kane shënoi 3...
ANGLI - Manchester City fitoi FA Cup, pasi mposhti Chelsean me rezultatin minimal 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Wembley”. Go...
TIRANE - Dinamo mposht Vllazninë në ndeshjen e parë të “Final 4” me gola të shënuar nga Malomo më minutën e ...
DURRES - Mes shumë vështirësish, pas një ndeshjeje shumë të mbyllur, Teuta ka arritur të sigurojë qëndrimin në...
GUINE - Dy zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Guinea-Bissau (FFGB) po hetohen me dyshimin për përvet&e...
EMIRATET ARABE - United FC i Andrea Pirlos arriti një moment historik, duke siguruar ngjitjen në UAE Pro League, ekuivalentin e Serie A t&...
SPANJE - Argjentinasi është caktuar si objektivi prioritar i Barcelonës për verën; megjithatë, atyre u është thën...
SKOCI - Gjyqtari John Beaton kërkoi shoqërim policor, pasi dha një penallti të diskutueshme për Celticun që ndikoi drejtpër...
SPANJE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, dëshiron të përshpejtojë takimin e tij të planifikuar më parë...