LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Foda: “Suedia na dha besim, tani duhet të fitojmë edhe ndaj Sllovenisë”

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, në ditën e parë të grumbullimit të ekipit për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, ka folur për pritjet, situatën e lojtarëve dhe përgatitjet e ekipit dardan.

6 Tetor 2025, 18:36 Nga DOSJA

Trajneri Foda: “Suedia na dha besim, tani duhet të fitojmë edhe

KOSOVE - Në fillim të konferencës për shtyp për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, fillimisht menaxheri i ekipit, Bajram Shala bëri të ditur se për shkak të dëmtimeve në këtë grumbullim mungojnë pesë futbollistë: kapiteni Amir Rrahmani, Florent Hadergjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërgja.

Shala po ashtu bëri të ditur se Lumbardh Dellova është grumbulluar me ekipin, por gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet në ditët në vijim, derisa Florian Haxha nuk ka udhëtuar për shkak të një problemi shëndetësor, derisa pjesë e kampit është futbollisti i ri dardan, Albian Hajdarin.

“Janë dy ndeshje shumë të vështira, por jo të pamundura. Pas fitores ndaj Suedisë, ekipi ka fituar vetëbesim dhe ka treguar pasion e vendosmëri. Kemi parë që jemi në gjendje të fitojmë edhe kundër rivalëve të fortë. Sllovenia është një kundërshtar shumë i fuqishëm, me mbrojtje dhe sulm të mirëorganizuar, por në seancat stërvitore do të përgatitemi maksimalisht. Për më tepër, në shtëpi kemi përkrahjen e tifozëve tanë dhe shpresoj që me ndihmën e tyre të jemi të gatshëm për një tjetër fitore”, tha Foda.

Duke iu referuar paraqitjeve të muajit të kaluar, ku Kosova tregoi dy fytyra të ndryshme Foda theksoi: “Loja kundër Zvicrës nuk shkoi siç dëshiruam, sidomos në fazën mbrojtëse, por pas analizave bëmë ndryshimet e duhura. Ndaj Suedisë luajtëm si ekip dhe treguam që mund të jemi rivalë të denjë edhe ndaj skuadrave me emra të mëdhenj. Por futbolli nuk luhet në të kaluarën, por në të ardhmen. Ajo fitore tashmë i takon historisë. Morëm tri pikë të rëndësishme, por tani fokusi ynë është te Sllovenia dhe pres nga lojtarët që të japin maksimumin”, tha Foda.

Sa i përket Edon Zhegrovës, trajneri theksoi se situata e tij te Juventusi nuk është shqetësuese. “Më e rëndësishmja është që Edoni është në një klub të madh dhe është i gatshëm të luajë për Kosovën. Kemi katër seanca stërvitore përpara ndeshjeve dhe do të vlerësojmë kush është në formën më të mirë për të nisur si titullar”.

Lidhur me mungesën e Amir Rrahmanit ai shtoi: “Sigurisht që Amir Rrahmani është shumë vështirë të zëvendësohet, por ndaj Suedisë treguam se çdo lojtar mund të japë maksimumin. Tani kemi edhe Albian Hajdarin që do të ketë mundësi të jetë në formacionin startues. Gjithsesi, vendimin përfundimtar do ta marr të premten, pasi të shoh gjendjen e secilit lojtarë gjatë katër seancave stërvitore”.

Trajneri Foda theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve për ecurinë tutje në grup: “Sllovenia është kundërshtar shumë i fortë, mjafton të kujtojmë se në Kampionatin Evropian arriti deri në 1/8 e finales. Fitorja ndaj Suedisë na ka dhënë shumë vetëbesim dhe e ka ndryshuar atmosferën. Tani të gjithë besojmë se mund të luftojmë për kualifikim. Por, për ta arritur këtë, duhet të paraqitemi me shpirt ekipor dhe përkushtim maksimal si në ndeshjen e kaluar”, tha Foda.

Foda foli edhe për lojtarët që nuk janë ftuar: “Me Bersant Celinën kam pasur një bisedë shumë të mirë. Ai është i gatshëm të luajë për Kosovën dhe nëse vazhdon me paraqitje të mira, do të ftohet sërish. Sa i përket Emir Sahitit, është e rëndësishme që lojtarët të mos flasin publikisht për bashkëlojtarët e tyre. Çdokush mund të ketë pakënaqësi, por vendimet e trajnerit duhet të respektohen. Nuk kam asnjë problem personal me askënd, por në këtë fazë kemi zgjedhur lojtarët që janë më të përshtatshëm për këto dy ndeshje”, nënvizoi Foda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë