20 Gusht 2025, 17:51
Nga DOSJA

ITALI- Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar të mërkurën që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të futbollit, për shkak të luftës në Rripin e Gazës.
Para ndeshjeve vendimtare të Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës kundër Izraelit në dy muajt e ardhshëm, AIAC-i theksoi se “Izraeli duhet të ndalet. Dhe, futbolli duhet të marrë masa”.
AIAC ia ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Italisë - e cila do t’u përcillet shtëpive të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA - duke kërkuar pezullimin e Izraelit.
“Bordi i Drejtorëve të AIAC beson njëzëri se, duke pasur parasysh masakrat e përditshme, të cilat kanë shkaktuar edhe qindra viktima mes drejtuesve, trajnerëve dhe sportistëve … është e ligjshme, e domosdoshme, madje detyrim, që të vihet në qendër të bisedimeve në federata, kërkesa që UEFA dhe FIFA ta përjashtojnë përkohësisht Izraelin nga garat sportive”, thuhet në letër.
“Sepse, dhimbja e së kaluarës nuk mund ta errësojë ndërgjegjen e as njerëzinë e askujt”, thuhet tutje në letër.
Italia pritet të përballet me Izraelin në fushë neutrale në Debrecen të Hungarisë, më 8 shtator, para se ta presë atë ndeshjen e kthimit në Udine, më 14 tetor.
“Ne mund të përqendroheshim vetëm në lojë, duke kthyer shikimin nga ana tjetër. Por, besojmë se kjo nuk është e drejtë”, tha nënkryetari i AIAC, Giancarlo Camolese.
Italia gjithashtu luajti kundër Izraelit në Udine tetorin e kaluar në një ndeshje të Ligës së Kombeve, e cila u shoqërua me protesta para dhe gjatë lojës dhe masa të rrepta sigurie, përfshirë snajperë mbi çatinë e stadiumit.
Që atëherë situata ka vazhduar të përkeqësohet në Gazë, dhe numri i palestinezë të vrarë nga lufta 22-mujore e ka kaluar shifrën prej 62.000 në fillim të këtij muaji.
“Bota është në flakë. Shumë njerëz si palestinezët po vuajnë”, tha nënkryetari i AIAC, Francesco Perondi.
“Shpërfillja e kësaj është e papranueshme”, përfundoi ai./REL
Sport
20 Gusht 2025, 17:30
FRANCE - Tre vjet pas tentativës së zhvatjes, ku ai ishte viktimë, dhe më pak se një vit pas përfundimit të "aferë...
Sport
20 Gusht 2025, 17:00
SPANJE - Kjo e mërkurë, më 20 gusht, shënon pesë vjet që nga prezantimi zyrtar i Pedrit me Barcelonën. Lojtari ng...
Sport
20 Gusht 2025, 16:30
Abel Bretones duke dribluar topin në ndeshjen kundër Real Madridit
SPANJE - Vetëm një minutë e gjysmë të mbetur në ...
Sport
20 Gusht 2025, 16:15
ITALI - AC Milan ka bërë një lëvizje të vendosur për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface...
Sport
20 Gusht 2025, 16:00
Një fanellë e Al Nasr varet nga njëra prej portave të Hong Kongut
ARABIA SAUDITE - Laporte po numëron ditët deri në larg...
Sport
20 Gusht 2025, 15:30
FRANCE - Pas skandalit Rabiot-Rowe, Olympique Marseille duhet të përballet me lajme të tjera të këqija nga spitali: Facundo Medi...
Sport
20 Gusht 2025, 15:00
ITALI - Nikola Kristović është gati të fillojë një aventurë të re me Atalantën. Ish-sulmuesi i Lecces zbarko...
Sport
20 Gusht 2025, 14:30
ITALI - Nuk ka qetësi për klubin e De Laurentiis, i cili është tashmë i shqetësuar për dëmtimin e pësuar nga...
Sport
20 Gusht 2025, 14:00
ANGLI - Newcastle ia mbylli derën largimit të Alexander Isak të mërkurën, pasi sulmuesi suedez, i cili ka qenë në grevë...
Sport
20 Gusht 2025, 13:30
ITALI - Sulmuesi boshnjak, i cili u rikthye në Serie A pas përvojës së tij në Turqi, foli hapur për formën e tij, ambiciet ...