LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho: "Objektiv i ri është kualifikimi në Botëror, ja çfarë ndodhi me Uzunin dhe ku gabuam në Europian!"

Unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që s’më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë federatës, njerëzit dhe të gjithë vendit.

25 Gusht 2024, 20:39 Nga DOSJA
Sylvinho: "Objektiv i ri është kualifikimi në Botëror,

TIRANE - Rreth dy javë nga ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, ajo me Ukrainën më 7 shtator në transfertë, trajneri Sylvinho ndodhet në Tiranë për të startuar aventurën e tij të dytë nën drejtimin e kuqezinjve.

Megjithatë rinovimi me të nuk ishte krejt i thjeshtë, apo pa negociata. U prit skadenca e kontratës së parë dhe më pas rifilluan bisedimet.

Në një intervistë për Top Channel, dhënë gazetarit Endi Tufa, ai ka folur për disa nga çështjet kryesore, nga kontrata dhe deri tek e ardhmja. Çfarë ndodhi? A kishte mëdyshje ai për të vazhduar me kombëtaren tonë? Apo priti çfarë ofertash mund të merrte pas ecurisë së sezonit të parë thuajse perfekt me kualifikimin në Europian?

“Jo, jo jo, nuk kam patur dhe as unë nuk shkova të kërkoj. Gjithmonë e them kjo e trajnerit është një jetë e vështirë por shumë e bukur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të vija një ditë dhe të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë, jemi në kahe të ndryshme të globit, por ja që jeta na vendosi në këtë vend shumë të bukur. Unë dhe Doriva jetojmë në Tiranë dhe po e jetojmë këtë sfidë, është shumë e bukur. Secili duhet të jep kontributin e tij dhe në këtë formë arritëm të shkonim në Europian për herë të dytë dhe nuk është aspak e thjeshtë ju e dini”, tha ai.

Po si është kontrata e tij e re, përfitoi ai më tepër para, apo ishte presidenti Duka ai që i ka rritur më tepër kërkesat ndaj stafit teknik në aspektin e objektivave?

Sylvinho: Marrdhënia me Federatën dhe veçanërisht me presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në europian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror.

Megjithatë Europiani me shumë emocioneve të bukura të përjetuara dhe të dhuruara pati edhe diskutimet, pakënaqësitë dhe të humburit, që ishin disa lojtarë që nuk ishin të përfshirë në këtë event historik për ne.

Sylvinho: Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtarë krahu në sulm, ndërkohë që tek klubi i tij luan si qendër sulmues apo si sulmues i dytë. Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues. Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtarë tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi. Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë, unë për shembull kam provuar të qëndroj në stol, të më çojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që s’më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë federatës, njerëzit dhe të gjithë vendit.

Po a ishte ajo që kem parë në eliminatore dhe në europian maksimumi i Sylvinhos, i trembet ai një historie që për ne është déjà vu si ajo me De Biasin, kur në tentativën e tij të dytë u largua në mes të edicionit?

Sylvinho: Jeta e një trajneri është shumë më e keqe se e një futbollisti. Lojtarët e kanë një kontratë dhe mbahen aty, ndërkohë që edhe trajneri e ka kontratën, por gjërat ndryshojnë dhe mund të ndodh gjithçka. Unë jam shumë i kënaqur me punën e bërë deri këtu dhe federate gjithashtu është, kështu që duhet të provojmë, më pas nëse ndodh diçka dhe të them se është në dhjetor në janar apo qershor, nuk mund të bëj parashikime.

Cila është më e mira që Sylvinho i dha Shqipërisë dhe gabimi që ai bëri me Shqipërinë?

Sylvinho: Kualifikimi në europian. Kjo është pjesa më e mirë për mua ishte ëndërr. Ndërkohë gjëja e keqe që më ndodhi? Unë jam një njeri kërkues dhe pse kishim një grup shumë të vështirë, ishte mundësia që patëm dhe nuk arritëm të shkonim në 8-tshe dhe nuk shkuam.

Si do të luaj kombëtarja jonë në këtë epokë të dytë të Sylvinhos, për të shkua në Botëror por edhe në Ligën e Kombeve?

Sylvinho: Gjëja më e mirë që patëm dhe duhet ta theksoj është moduli i lojës që ne ndryshuam nga kualifikimet në finalet e europianit. Ishte e ndryshme. Ne e filluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes më pas ndryshuam në këtë formë me një mesfushor organizator. Kjo skuadër mund të luaj edhe ndryshe, nuk është problem i skemës, por rëndësi ka të respektohen karakteristikat e lojtarëve. Mund të luajmë edhe kështu jo vetëm me 4-2-3-1, por edhe me 4-1-2-3.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet