LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho në prag të Moldavisë: “Kemi përpara 7 finale, nesër luajmë të parën!

Do të luajmë fort ndaj Moldavisë, që ka dy barazime dhe ka lojtarë shumë të mirë. Shqipëria ime është gati të bëjë një lojë të mirë dhe të marrë maksimumin në këtë sfidë.

16 Qershor 2023, 19:21 Nga DOSJA

Sylvinho në prag të Moldavisë: “Kemi përpara 7 finale,

TIRANE - Në përfundim të fazesgati dyjavore përgatitore për ndeshjen ndaj Moldavisë, trajneri i kombëtare shqiptareSylvinho foli gjatë dhe preku shumë tema në konferencën për shtypin përpara sfidës shtëpiake ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë e kombëtares zbresin në fushë në “Air Albania” në sfidën e dytë të grupit E të eliminatoreve të Euro 2024.

Debutim në Shqipëri për trajnerin brazilian, i cili u ndal te gjendja e ekipit kombëtares, kundërshtarët dhe individë të veçantë. Shqipëri-Moldavi nis prej orës 20:45 të së shtunës

“Grumbullimi për Poloninë ka qenë i gjatë. Edhe ky grumbullim ka pasur vështirësitë e veta, nuk i kemi pasur gjithë lojtarët gjatë gjithë kohës. Por kemi bërë një punë të mirë. Është puna jonë të menaxhojmë situatat dhe lojtarët në fushën e lojës. Tani i njohim më mirë lojtarët. Jam i kënaqur nga impenjimi i tyre në fushën e lojës. Tani është puna jonë për të bërë menaxhimin e duhur për të marrë rezultat pozitiv.

Jemi mësuar me presionin. Kemi përpara 7 finale, nesër luajmë të parën. Të gjithë jemi shumë të karikuar, luajmë në shtëpi dhe do të ketë shumë tifozë në stadium. Ekipi është në gjendje të mirë, por do të vendos në fund për formacionin. E rëndësishme është që ekipi të ketë ekuilibër në fushë, në të dy fazat. Kemi një grup shumë të mirë, që do të luajë fort dhe do të japë zemrën në fushë.

Niveli i përqendrimit është shumë i lartë në këto momente. Për mua janë të gjithë rivalët njësoj, nuk ka ekipe të vogla. Kemi 7 finale. Jam i bindur se ekipi im do të bëjë një lojë të mirë. Dhe do të luajë fort ndaj Moldavisë, që ka dy barazime dhe ka lojtarë shumë të mirë. Shqipëria ime është gati të bëjë një lojë të mirë dhe të marrë maksimumin në këtë sfidë.

Formacioni? Jam i bindur për lojtarët që do të hedh nesër në fushë… 

Sadiku? Ai është një lojtar simbol, me shumë eksperiencë. Ai është i aftë përpara portës, shënon gola. Jep maksimumin dhe është një nga ata lojtarë që shqetëson rivalët nëse është në fushë. Kam folur me të, e kam ndjekur dhe vendosa ta grumbulloj. Nëse do të më duhet për 20 apo 30 minuta, jam i bindur se do të futet në fushë dhe mund të shënojë gol.

Lojtarët që munguan me Poloninë, duhet të mësohen me mënyrën tonë të punës. Të fiksojnë konceptet që kemi. Ata që ishin në Poloni e kanë më të thjeshtë, pak a shumë janë në dijeni të mënyrë si e përgatitim ndeshjen. Për fat të mirë rikthehen Ismajli dhe Gjimshiti. Dua të flas edhe për Muçin, lojtar i talentuar që lëviz shumë mirë mes linjave.

Nuk do të shikoni nesër ekipin e Sylvinhos, do të shikoni ekipin kombëtar të Shqipërisë që luan me 100 km/h… Jam i bindur se djemtë do të japin maksimumin, do të japin zemrën në fushë. Në një stadium të tejmbushur. Të gjithë lojtarët e dinë rëndësinë e ndeshjes ndaj Moldavisë. Nuk ka kohë për të humbur në këto kompeticione. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024. Lojtarët e dinë mirë rëndësinë e sfidës ndaj Moldavisë. Kam biseduar me ta. Jam i kënaqur me formën e skuadrës. Nesër do të marrim vendim për portierin titullar. Ata janë në të njëjtin nivel. Kemi punuar mirë, jam i bindur se ekipi është gati fizikisht për ndeshjen e nesërme.

Moldavia? Skuadër e re, që rreshtohet mirë në fushë. Ata janë të organizuar. Kanë disa lojtarë të mirë, luajnë futboll të shpejtë dhe futboll fizik. Kanë lojtarë anësorë që shtyjnë përpara. Janë të fortë fizikisht. Ndeshje e vështirë për ne, por kjo është pjesa që më pëlqen më shumë. Pas dy muajsh punë dhe studim, ne kemi shansin të zbresim në fushë dhe të marrim maksimumin.

Gjendja e fushës? Nesër do të zbresim në fushë përballë 20 mijë tifozëve, të cilët do të na karikojnë dhe ndihmojnë. Fusha nuk ishte në gjendje të keqe, nesër do të jetë më mirë. Por nuk dua justifikime, të zbresim në fushë dhe të japim më të mirën tonë”, përfundoi trajneri i kombëtares kuqezi.

Sylvinho në prag të Moldavisë: “Kemi përpara 7 finale,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës