Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tirana fiton 1-0 ndaj Vllaznisë, pas një goli Kristal Abazajt. Teuta, pas golave të Kallakut dhe Lorens Vilës siguron fitoren 2-0 ndaj Erzenit.

TIRANE - Pas barazimit në Egnatia-Laçi (1-1) në fushën e Partizanit në kryeqytet, përfunduan edhe dy takimet e tjera të së shtunës, për javën e 30-të të Superiores. Bardheblutë e Tiranës fituan 1-0 në “Loro Boriçi” ndaj kuqebluve të Vllaznisë, ndërsa ‘Djemtë e Detit’ të Teutës mundën me rezultatin 2-2, fqinjët e tyre të Erzenit të Shijakut.
Në minutën e 44-t, në takimin Vllaznia-Tirana në "Loro Boriçi", në një sulm të shpejtë nga e majta, sulmuesi kryeqytetas Kristal Abazaj gjuan menjëherë, duke mposhtur portierin Zogoviç.
Topi përfundon në rrjetë dhe 1-0 për Tiranën, e cila më herët pati edhe një rast të pastër me Hasanin, ku portieri i shkodranëve i mbrojti mirë katërkëndorin e tij.
Në 45 minutat e dyta, Tirana u tregua cinike dhe u përpoq të ruante dhe të menaxhonte fitoren. Shkodranët u përpoqën, i mbyllën në fushën e tyre bardheblutë, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit, qoftë edhe për të barazuar ndeshjen.
Pas kësaj fitoreje me aromë titulli, përpos se ‘klasike’, kryeqytetasit e Tiranës shkojnë në kuotën e 56 pikëve, tetë më tepër se sa Partizani që e ndjek, i cili nesër do të presë Bylisin në fushën e tij. Vllaznia në kuotën e 42 pikëve renditet në vendin e katërt.
Sakaq, 45 minutat e para të takimit Teuta - Erzeni u mbyllën me rrjeta të paprekura, duke fiksuar rezultatin e barabartë 0-0, në një lojë pa nerv dhe ritëm të ulët.
Pas pushimit ndryshon situata në “Niko Dovana”. Në minutën e 63-të Enk prek topin me dorë brenda zonës dhe penallti. Nga pika e bardhë, si përherë Sherif Kallaku nuk gabon dhe 1-0 për Teutën. Prishen ekuilibrat në Durrës.
“Djemtë e Detit” dyfishojnë fitoren. Në minutën e 76-të Kallaku jep asist për Lorenco Vilën, i cili me gjakftohtësi përballë Xhikës dhe dyfishon fitoren me shifrat 2-0 për ekipin e tij.
Skuadra durrsake e Teutës arrin të sigurojë një 3-pikësh të artë, i cili e ngjit në kuotën e 38-të pikë, po aq sa skuadra e Erzenit, me të vetmin ndryshim se durrsakët rendin të gjashtët, duke lënë poshtë vetes shijakasit.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpooli siguroi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Tripikësh fantastik për Leicester City në...
ARABI SAUDITE - Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez nuk është më e mira, ndaj marrëdh&...
SPANJE - Leo Messi ka prioritet vazhdimin e lojës në Europë mbi interesin e madh të MLS (kampionati amerikan) p&eum...
ITALI – I mungon prej kohësh përfaqësueses sonë, qendërmbrojtësi kryesorë i kuqezinjëve dhe i Atalandëts Bera...
Adriatik Hoxha DURRËS- Adriatik Hoxha, kampioni e rekordmeni kombëtar në hedhjen e gjyles, përfaqësues i Shqipërisë n&eu...
GJERMANI - Humbje e rëndë e Bayern Munchen në Mainz, që pritet t’i kushtojë kreun e renditjes djemve të Tho...
TIRANE - Pas dy fitoreve radhazi, Laçi u ndal në sfidën e luajtur në kompleksin e Partizanit ndaj Egnatias. Kurbinasit nuk shkuan për...
SHBA - Legjenda e UFC, Nate Diaz u përfshi në një sherr rruge së fundmi në New Orleans teksa u filmua duke luftuar me një amator. ...
SHBA - Inter Miami, skuadra në të cilën ish-futbollisti anglez, David Beckham, është pronari i shumicës së aksioneve, ka zg...
UKRAINE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, është gjithçka dhe pike referimi në skuadrën ukrainase. Ai ka ekzek...