22 Tetor 2024, 00:45
Nga DOSJA
TIRANE - Shqipëria organizon për herë të parë Botërorin e mundjes për moshën 23 vjeç dhe të rritur, në peshat jo olimpike. Me pjesëmarrjen e 2300 sportistëve nga 80 shtete. Ka nisur të hënën Kampionati Boteror i Mundjes për moshën deri në 23 vjeç dhe për të rritur peshat jo olimpike. Një veprimtari madhore ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në sallën sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik në Tiranë.
80 shtete pjesëmarrëse kanë sjellë 2300 sportistë. Botërori ka ngritur siparin me ceremoninë e hapjes, ku presidenti i FSHM-së, Sahit Prizreni me të drejtë e ka quajtur 2024, një vit historik për sportin e mundjes. “Viti më i suksesshëm në historinë e mundjes shqiptare me medaljet e bronzit që erdhën nga Olimpiada e Parisit. Vlerësoj punën dhe sakrificat që bënë sportistët. Mundja krenohet me veprimtaritë madhore që bën”.
Këtë veprimtari e ka përshëndetur, Theodoros Hamakos, zv president i federatës botërore të mundjes. Në fjalën e tij ai ka falenderuar FSHM, KOKSH dhe presidentin e tij Fidel Ylli për bashkëpunimin në organizimin perfekt të këtij eventi. Në ditën e parë të botërorit, ata që u eliminuan nga Shqipëria ishin Ardit Zeneli në peshën 72 kilogram, që u mund 2-13 nga japonezi Oko. Si dhe Daniel Dajani në peshën 67 kilogram që u mund 1-10 nga mundesi Beishekev. Boterori i mundjes përfundon më 31 tetor.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Tetor 2024, 00:30
TIRANE - Eshtë krijuar Federata Ballkanike e Peshëngritjes. Mbledhja me të gjithë përfaquesit më të lartë të kë...
Sport
22 Tetor 2024, 00:20
ITALI - Një ndeshje futbolli mes miqsh rezultoi fatale për Luigi Rocca. Ish-futbollisti 61-vjeçar i Interit u ndje keq në fushë nga k...
Sport
22 Tetor 2024, 00:04
SPANJE - Valencia del në rrugë kundër Peter Lim. Mijëra tifozë të kësaj skuadre kundërshtuan ashpër këtë ...
Sport
22 Tetor 2024, 00:00
ITALI - Pasioni i Zlatan Ibrahimovicit për artet marciale nuk është sigurisht një lajm i madh siç tregohet nga rripi i tij i zi n&eum...
Sport
21 Tetor 2024, 20:39
ITALI - Nicky Hayen ka ide të qarta se si do të përballet me Milanin në San Siro: “Për të mos humbur ndaj Mil...
Sport
21 Tetor 2024, 20:28
ITALI - "Fonseca është trajneri ynë, ai duhet të bëjë të ndihet personaliteti i tij, besimet e tij dhe skuadra po pë...
Sport
21 Tetor 2024, 20:17
SHBA - Inter Miami i Lionel Messit vendosi rekordin e pikëve të sezonit të rregullt MLS, duke përfunduar kampionatin 2024 (Konferenca Lindor...
Sport
21 Tetor 2024, 20:06
SPANJE - Real Madridi rikthehet nesër për të luajtur në Champions League, për turin e tretë, dhe në rrugë k&eu...
Sport
21 Tetor 2024, 19:22
UKRAINE - Shakhtar Donetsk kundër luftës dhe fatkeqësisë. Kundër një realiteti nga i cili, për fat të keq, opi...
Sport
21 Tetor 2024, 19:06
ARABIA SAUDITE - Pak minuta më parë u publikuan formacionet zyrtare për Al Ain-Al Hilal, ndeshje e vlefshme për ditën e tretë t&...