Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti i FSHF-së Armand Duka: “I lumtur për këtë partneritet strategjik”
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të stadiumit kombëtar në Tiranë. Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.
Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.
Për presidentin Duka kjo marrëveshje e re dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Air Albania, një markë kombëtare me të cilën ndajmë të njëjtin vizion për promovimin e vlerave shqiptare.
“Jemi sot këtu për të ritheksuar një bashkëpunim që i ka dhënë vlerë jo vetëm sportit, por edhe një modeli të ri për mënyrën sesi futbolli shqiptar ndërvepron me botën e biznesit. Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah.
Ky stadium ishte i pari në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që u pagëzua me një emër tregtar. Ishte një vendim novator, një hap i guximshëm, që tregoi se edhe në Shqipëri ka hapësirë për modele të qëndrueshme marketingu sportiv. Sot, me rinovimin e kësaj marrëveshjeje për pesë vitet e ardhshme, po tregojmë se ky treg jo vetëm që ekziston, por po zhvillohet.
‘Air Albania’ ka qenë dhe vijon të jetë një partner strategjik një kompani që e ka kuptuar rëndësinë e të qenë pjesë e emocioneve të përbashkëta, pjesë e imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, pjesë e përfaqësimit të flamurit kuqezi brenda dhe jashtë fushës. Në emër të FSHF-së dhe QSKZK-së, dua ta falënderoj z. Sinan Isik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje të re, për këtë akt besimi, për këtë angazhim afatgjatë”,- u shpreh Presidenti i FSHF-së.
Për administratorin e “Air Albania”, Sinan Isik ruajtja e këtij partneriteti garanton stabilitet dhe prestigj për impiantin më të rëndësishëm sportiv në Shqipëri, që mirëpret ndeshjet e Kombëtares, finalet e kompeticioneve kombëtare dhe sfida ndërkombëtare.
“Vendimi për të vijuar mbështetjen ndaj futbollit shqiptar dhe për ta lidhur sërish emrin e kompanisë sonë me stadiumin më të rëndësishëm të vendit është një tregues i qartë i besimit që kemi në të ardhmen e sportit shqiptar dhe në zhvillimin e shoqërisë sonë. Air Albania po ecën me hapa të sigurt drejt zgjerimit, duke rritur flotën, destinacionet dhe cilësinë e shërbimit, dhe me këtë bashkëpunim ne tregojmë se themeli ynë është i qëndrueshëm dhe synimi ynë është zhvillimi afatgjatë”, tha Sinan Isik.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Kanë mbetur edhe 10 ditë deri në nisjen e Kupës së Botës për Klube FIFA me 32 ekipe. Për një muaj t&eum...
GJERMANI - Vetëm pak orë para gjysmëfinales shpërthyese të Ligës së Kombeve midis Francës dhe Spanjës, Lamine ...
FRANCE - Merkato e verës hapet me tension maksimal midis dy gjigantëve evropianë: PSG-së dhe Real Madridit. Shkaku? Tema e n...
FRANCE - 31 maji 2025 padyshim do të mbetet një datë historike për Paris Saint-Germain. Pas vitesh zhgënjimi në skenën evropi...
SHBA - Vetëm pak ditë para fillimit të garës, Kupa e Botës për Klube është larg të qenit e plotë. Me më p...
ITALI - “Kampionati 2025-26 do të zhvillohet nga 24 gushti 2025 deri më 24 maj 2026 dhe do të ndërpritet vetëm nga katër dri...
AUSTRALI - Australia ka siguruar tre pikë vendimtare në garën e saj për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Përball&...
ITALI - Paulo Dybala dhe Paul Pogba përsëri bashkë. Dy ish-shokët e ekipit u stërvitën së bashku në përgatitje p&...
ITALI - Gian Piero Gasperini ka mbërritur në Romë, zyrtarisht për të marrë pjesë në dasmën e Scamaccas, p...
ANGLI - Pep Guardiola nuk është nga ata që janë diplomatë me klubin e tij dhe gjithmonë i shpreh qartë mendimet e tij. N...