16 Maj 2022, 21:43
Nga DOSJA
FRANCE - Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Mesfushori i Paris Saint-Germain, Idrissa Gueye, ka refuzuar të vishte fanelën speciale në ndeshjen e parafundit të Ligue 1. Një fanelë që, si pjesë e ditës botërore kundër homofobisë më 17 maj, kishte ngjyrosur numrat me ngjyrat e ylberit, në mbështetjen të komunitetit LGBT.
Zyrtarisht nuk u dha asnjë shpjegim për mungesën e senegalezit në Montpellier, ndërkohë që edhe trajneri Mauricio Pochettino ishte i paqartë në përgjigjet e tij: "Idrissa ishte në Montpellier, por për arsye personale, u largua. Nuk ishte i dëmtuar".
Një tjetër e dhënë, që e ‘gozhdon’ Gueye është edhe mungesa e tij ndeshjen PSG-Reims në vitin e kaluar. Në atë rast, jo vetëm parizienët, por edhe kundërshtarët, arbitrat dhe madje edhe trajnerët, kishin veshur një fanelë me një fashë ylberi.
Për shtypin francez, nuk ka më asnjë dyshim, mungesa e mesfushorit në ndeshjen ndaj Montpellier ishte një zgjedhje e lojtarit për të mos mbështetur kauzën LGBT.
Një situatë që ka ndezur polemika në Francë dhe në mikrofonat e “RMC Sport”, ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu, tha: "Është një gjest që do të errësojë imazhin e bukur që dëshiron të japë futbolli. Atë që dëshiron të japë Ligue 1".
Shoqata "Rouge Direct", e cila lufton kundër homofobisë në sport, denoncoi përmes Twitter: "Homofobia nuk është një opinion por një krim. LFP dhe PSG duhet t'i kërkojnë Gana Gueye të shpjegojë veten dhe shumë shpejt. Dhe ta ndëshkojnë nëse është e nevojshme". Megjithatë, lajmet e fundit bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend ta ndëshkojë lojtarin.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Maj 2022, 21:07
ANGLI - Nëntë ditë më parë, Chelsea me një shënim zyrtar kishte njoftuar kalimin e pronësisë së klubit londine...
Sport
16 Maj 2022, 17:56
Emanuela Rusta
SHQIPËRI- Emanuela Rusta ka shënuar një tjetër arritje në futbollin shqiptar. Ajo është arbitrja e par&eu...
Sport
16 Maj 2022, 17:23
ITALI- Marco Asensio te Milan ishte një sugjerim i merkatos dhe që duket se është i destinuar të mbetet. Sulmuesi spanjoll i ka k&eum...
Sport
16 Maj 2022, 17:03
POLONI- Wisla Krakov bie nga kategoria. Fatal ishte humbja 4-2 e skuadrës kryeqytetase nga Radomiak Radom.Një disfatë e kombinuar me barazimin ...
Sport
16 Maj 2022, 16:29
ANGLI - Liverpool është nisur drejt Southampton, ku të martën, në orën 20:45, do të ndeshet me “Shenjëtorët, ...
Sport
16 Maj 2022, 16:03
HOLANDE - Trajneri i ardhshëm i Manchester United, Erik ten Hag luajti ndeshjen e tij të fundit në stol për Ajax Amsterdam të diel...
Sport
16 Maj 2022, 15:50
ANGLI - Klubi i futbollit Manchester City e prezantoi statujën e një prej lojtarëve më të mirë në historinë e tij, n&eum...
Sport
16 Maj 2022, 15:35
ANGLI - “Do të doja të luaja sërish Champions League”. Kështu është shprehur Christian Eriksen, mesfushori danez ...
Sport
16 Maj 2022, 15:19
ITALI - Zlatan Ibrahimovic nuk luajti me kuqezinjtë në ndeshjen e Serie A kundër Atalantas të dielën (2-0), por për të u p&eu...
Sport
16 Maj 2022, 15:14
Bologna
ITALI- 90 minuta nga përfundimi i kampionatit, Milanit i duhet vetëm një pikë në ndeshjen jashtë fushe në Reggio...