LIVE UPDATES
Sport

“Shqiptarët i kam në zemër, por unë bëj tifo për Italinë”, Edy Reja i tregon Spallettit sekretet e kuqezinjve të Kombëtares...

Nga prilli i 2019 deri më 31 dhjetor 2022 ai ishte trajneri i Kombëtares kuqezi, ndërkohë, Edy Reja, teksa thotë për ‘Gazzetta dello Sport’ i ka shqiptarët në zemër, shprehet se në përballjen e ‘Euro 2024’ do të bëjë tifo për Italinë.

12 Qershor 2024, 12:24 Nga DOSJA
“Shqiptarët i kam në zemër, por unë bëj tifo

ITALI - Nga prilli i 2019 deri më 31 dhjetor 2022, ai ishte trajneri i Kombëtares kuqezi. Edy Reja shprehet se shqiptarët i ka në zemër, paçka se për ‘Gazzetta dello Sport’ thotë se në përballjen e Euro 2024 do të bëjë tifo për Italinë.

Në ‘Euro 2024’, pikërisht për Grupin B Shqipëria dhe Italia do të luajnë të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00. Ish-trajneri Edy Reja ka analizuar ndeshjen, duke treguar edhe pikat e forta të Shqipërisë, pa harruar të ndalet edhe te Sylvinho.

Sylvinho? "Është i zoti, ka bërë një punë të madhe duke arritur objektivin, u kualifikua me meritë si të parët në një grup me Republikën Çeke dhe Poloninë. Gjeti dhe një bazë të mirë, ishin të gjithë lojtarët e mi, përjashto këtu Arbër Hoxhën, Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj.

Bajramin e binda të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijesë e imja. A bëj tifo për Shqipërinë? Unë jam italian, i kam “azzurrët” në zemër, por kam afeksion dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente nëse do të bënin një figurë të mirë, por do të bëj tifo për Italinë, e njoh edhe Spallettin”.

Çfarë duhet të presim nga kjo sfidë? “Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar, është rritur shumë në raport me 2016, është një skuadër e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i nxjerrësh jashtë.

Spalletti duhet të shikojë Bajramin mes linjave, nuk e di nëse do ta mbulojë Cristante apo Jorginho. Shqipëria mbrohet me tetë lojtarë, nuk të lënë shumë hapësira.

Lojtarët e krahut, Asani, Hoxha ose Seferi përpara Brojës, janë të gjithë të shpejtë. Të tjerët si Hysaj dhe Ismajli luajnë në Serie A. Ata e njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të të luajturit.

Me Spanjën dhe Kroacinë ky është një grup i komplikuar për Italinë, por edhe Shqipëria ka shanse, kjo do të jetë një sfidë decizive".

Në Dortmund do të jenë 15-20 mijë tifozë shqiptarë, do të vijnë nga e gjithë Evropa, do të ketë një entuziazëm të paparë.

Rreziku kryesor për Italinë? “Kundërsulmi. Nëse do t’i lejojmë hapësira do të na bëjnë keq. Broja duket se ka ardhur me mendjen e duhur”,- është shprehur Edy Reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë