LIVE UPDATES
Sport

Shqipëria nis përgatitjet për Kroacinë!... Mitaj: “Atmosfera është e mirë, shpresoj të luajmë më mirë dhe të marrim pikë"...

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian ndaj Kroacisë, teksa nga kampi bazë në Kaiserau në Kamen, në një konferencë për mediat doli mbrojtësi Mario Mitaj.

17 Qershor 2024, 15:09 Nga DOSJA

Shqipëria nis përgatitjet për Kroacinë!... Mitaj:

GJERMANI - Futbollisti kuqezi, Mario Mitaj, iu përgjigj interesit të gazetarëve dhe theksoi dhe atmosfera në skuadër pas ndeshjes me Italinë është shumë e mirë.

Mitaj tha se tashmë i gjjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë, ku kanë nisur përgatitjet për takimin që do të luhet më datë 19 qershor në stadiumin e Hamburgut, në ora 15:00.

Kush mund të jetë heroi shqiptar ndaj Kroacisë? “Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Të gjithë lojtarët, por mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund të bëjë dëm”.

Kundërshtari i radhës Kroacia, a mendoni se mund të marrim pikë? “E kemi harruar ndeshjen me Italinë dhe mërzinë që patën nga ajo ndeshje. Tani po përgatitemi sa më shumë, po analizojmë kundërshtarin. Do të futemi në fushë me të njëjtin personalitet. Shpresoj të luajmë më mirë dhe të marrim pike”.

Emocione në fushë? “Nuk kam emocione kur futem në fushë, mundohem ta shijoj. Sidomos kur luajmë përpara gati 60 mijë tifozëve shqiptarë. Kisha vetëm emocione të mira, aspak stres apo emocione negative”.

Kundërshtarët e grupit? “Në një ndeshje gjithmonë duhet bërë gabim, pasi ato bëjnë edhe rezultatin. Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është ‘grupi i vdekjes’. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë për të marrë një rezultat të mire”.

A mund të menaxhohej më mirë avantazhi ndaj Italisë? “Në pjesën e dytë më kanë furnizuar më shumë shokët me pasime. Në pjesën e parë e preka pak topin. Jam një lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë për të krijuar raste me pasimet e mia. Besoj se ky ishte problemi që nuk e mora shumë topin”.

E ardhmja në Seria A? “Tani për tani nuk mendoj për të ardhmen, e kam mendjen vetëm te Kombëtarja dhe te dy ndeshjet që na kanë mbetur”.

Ndeshja me Italinë? “Të gjithë u habitën se goli u bë shumë shpejt dhe u emocionuam pak dhe kthyem në mbrojtje. Normalisht kur luan më një kundërshtar si Italia e gjen hapsirën dhe të bën golin”.

Çfarë mendon se duhet të përmirësojmë në ndeshjen me Kroacinë? “Trajneri nuk është se na ka folur shumë, na ka thënë që kemi bërë paraqitje të mira. Ajo që duhet të përmirësojmë janë goditjet standarte edhe pse kemi punuar shumë”.

Goli i parë në ndeshjen me Italinë? “Mund të jetë pak faji im dhe faji i Seferit. Të gjithë si skuadër, krosimi i lojtarit s’duhet të ishte bërë, është diçka që duhet ta përmirësojmë në stërvitje”.

Tifozët, a prisni përkrahje të njëjtë në Hamburg? “Besoj se do të na përkrahin fuqishëm edhe ndaj Kroacisë, por varet nga ata”.

Mundësitë e kualifikimit? “Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë. Duam të futemi në fushë dhe të luajmë futbollin tonë. Tani na intereson vetëm Kroacia dhe ishalla marrim rezultatet më të mira e pastaj të shohim ndeshjen me Spanjën”.

Kritikat e tifozëve? “Nuk është e bukur të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren. Hysaj ka dhënë shpirtin për Kombëtaren, nuk është kaq gjë e bukur. Çdo person bën kritikën e vet”.

Keni diskutuar me trajnerin për ndeshjen me Kroacinë? “I dimë cilësitë që ka Kroacia dhe sa e fortë është si skuadër. Sot është stërvitja që do të jemi të gjithë bashkë, dje ka qenë më shumë stërvitje rikuperimi. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Sot është dita që do të përgatitemi për Kroacinë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, besoj se mbrojtjen kanë pikën më të forte”.

Atmosfera në skuadër? “Atmosfera në skuadër nuk ndryshon është shumë e mirë. Jemi ekip shumë harmonik këtë e ka parë e gjithë Shqipëria, do të vazhdojmë kështu. Jemi në Europian dhe në fund të fundit duhet ta shijojmë”.

A ndikoi ngarkesa psikologjike ndaj Italisë? “E kemi respektuar shumë kundërshtarin. Kishim dëshirë të merrnim diçka më tepër. Shpresoj të futemi në fushë me psikologji më të mirë ndaj Kroacisë, dhe të marrim diçka më tepër. Nuk besoj se luajti shumë rol ngarkesa psikologjike, thjesht ata ishin më të mirë se ne dhe fituan ndeshjen”.

Shqipëria nis përgatitjet për Kroacinë!... Mitaj:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet