Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Protagonist absolut në ndeshjen ndaj Francës ishte portieri Berisha, i cili priti dy penallti dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në çerekfinale…

TIRANE - Përfaqësuesja shqiptare e Socca-s vijon rrugëtimin fantastik në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale, pas triumfit ndaj Francës.
Sfida e raundit të 1/8-ave dhuroi emocione të shumta dhe spektakël për tifozët e pranishëm në stadium. Franca kaloi në avantazh me dy gola në pjesën e parë, duke e vendosur Shqipërinë në vështirësi, por kuqezinjtë reaguan në mënyrë të shkëlqyer.
Në minutën 20+1, Oltion Rrapa ngushtoi diferencën dhe riktheu Shqipërinë në lojë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 23-tën, Xhuljano Reçi realizoi golin e barazimit për 2-2, duke ndezur atmosferën në “Shtëpinë e Futbollit”.
Fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive, ku Shqipëria u tregua më e saktë dhe më e fortë psikologjikisht. Mehmet Hoxha realizoi një nga penalltitë për kuqezinjtë, ndërsa protagonist absolut ishte portieri Berisha, i cili priti dy penallti dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në çerekfinale.
Pas këtij suksesi të rëndësishëm, Kombëtarja shqiptare do të përballet sot pasdite me Serbinë në çerekfinale. Takimi do të zhvillohet në orën 18:45 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Mbështetja e tifozëve shqiptarë do të jetë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë në këtë sfidë vendimtare. Të gjithë në stadium për të përkrahur Shqipërinë në rrugëtimin drejt gjysmëfinales!
B.T (Dosja.al)
KONGO - FIFA është në dijeni të situatës së shpërthimit të Ebolës dhe po e monitoron atë nga afër. FIFA...
De Jong, Araujo, Gerard Martín, Lewandowski dhe Flick, në një seancë stërvitore SPANJE - Hansi Flick njoftoi skuadrën ...
ZVICER - Alain Prost ka qenë në një situatë të frikshme, pasi u grabit në vilën e tij në Nyon, pranë Li...
ITALI - Tërmet në rrugën Aldo Rossi. Pas protestave të mëdha nga tifozët në San Siro dhe sloganit "GF Jashtë", e ardhm...
ZVICER - UEFA e ka pezulluar përjetësisht trajnerin çek Petr Vlachovský për shkelje të rregulloreve disiplino...
ARGJENTINE - Ekipi kombëtar i Argjentinës njoftoi të mërkurën në ekranet e Times Square, Nju Jork, se do të ...
ANGLI - Mandati dhjetëvjeçar i Pep Guardiolës si trajner i Manchester Cityt zgjati. Dhjetë vjet gjatë të cilave...
ANGLI - Kur u pyet se çfarë përfaqëson Liverpooli për të dhe familjen e tij pas nëntë vitesh në Merseyside, Moh...
ITALI - Në Napoli, Antonio Careca fitoi Scudetton me Maradonën dhe solli shpirtin e tij brazilian. Në prag të Kupës së...
ITALI - Juventusi do të humbasë Kenan Yildiz për derbin kundër Torinos. Sulmuesi turk pati një problem në pulpë g...