Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deborah dënon dhunën, ndërsa mohon se nga ekipi bardheblu ka pasur sjellje provokuese apo raciste. Ajo thotë se përgjegjëset kryesore për ngjarjen janë lojtaret amerikane të Partizanit, për të cilat shprehet se gjatë të gjithë kohës kanë provokuar me fjalë dhe gjeste.
TIRANË- Sherri në derbin e dytë gjysmëfinal ndërmjet Partizanit dhe Tiranës në Kategorinë e Parë të basketbollit për femra tronditi mbarë opinionin sportiv në vend. Pallati i sportit “Asllan Rusi” u kthye në arenë përleshjesh mes lojtareve të të dyja skuadrave menjëherë pas mbylljes së takimit, ndërsa të tjerë u futën nga jashtë duke e përshkallëzuar edhe më shumë përplasjen. Pas kësaj ngjarjeje, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me drejtoreshën e Tiranës, Deborah Keçi, e cila ishte gjithashtu e pranishme në sallë gjatë këtij incidenti.
Deborah dënon dhunën, ndërsa mohon se nga ekipi bardheblu ka pasur sjellje provokuese apo raciste. Ajo thotë se përgjegjëset kryesore për ngjarjen janë lojtaret amerikane të Partizanit, për të cilat shprehet se gjatë të gjithë kohës kanë provokuar me fjalë dhe gjeste.
"Nëse nuk do të kisha qenë prezente vetë në atë situatë dhe nuk do ta shikoja nga afër, atëherë nuk do të flisja apo reagoja. Isha në sallë dhe i kam parë të dyja ndeshjet, edhe gjysmëfinalen e parë në fushën tonë, ashtu sikurse edhe të dytën. Tani, në momentin që lojtaret e Partizanit, të cilat nuk e di a janë të fryra apo të mësuara nga dikush, sepse nuk besoj që ato të vijnë përtej oqeanit dhe të kenë këtë lloj urrejtje ndaj lojtareve të Tiranës. Nuk dua të aludoj, por gjatë të gjithë kohës në ndeshje, ato bënin gjeste antisportive ndaj lojtareve tona, bënin gjeste ndaj pankinës si dhe ndaj tifozëve. Pra është diçka që ka nisur që në gjysmëfinalen e parë. Lojtaret e Partizanit flisnin dhe hidhnin fjalë ndaj trajneres dhe gocave tona në fushë dhe në stol. Por edhe pse një situatë tillë, për asnjë moment nuk u dha qoftë thjesht edhe një paralajmërim nga arbitrat për këto veprime. Lojtarja ishte duke dribluar, ndërsa kjo i përplaste duart në fytyrë. Të gjitha këto gjeste të përsëritura prej tyre janë akumuluar, pra janë mbledhur dhe nuk është se ishte një shpërthim i momentit.
Po, që në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Farie Hoti”. Unë isha vetë aty prezente dhe po takoja trajneren e skuadrës sime, ndërsa njëra prej atyre vajzave dhe na ofendon “bye bye, f*ck off”. Pra diçka komplet pa lidhje, pasi nuk po i provokonte askush. Në gjithë historinë gjatë këtyre tri viteve që unë jam në krye të Tiranës nuk ka pasur shans që të ndodhin jo të tilla degradime, por as sherri më i vogël i provokuar nga sportistet tona. Në radhë të parë ne kemi në klub qytetare të mira dhe më pas sportiste të mira. Filozofia jonë është që të afrojmë qytetare të mira, të edukuara dhe më pas sportiste të mira. Ky është një parim kryesor që unë kam në klub. Nuk mund të marr kurrsesi lojtare provokuese, pa etikë dhe që nuk dinë rregullat."
ITALI - Juventusi ka marrë sot një lajm fantastik nga gjykata. Bardhezinjve u është anulluar dënimi me heqjen e 15 pikëve. Tashm&e...
ANGLI - Në kërkim të një trajneri, drejtuesit e Stamford Bridge kanë menduar tashmë disa emra, një prej të cilëve...
SPANJE - Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka bërë një fjalim të jashtëzakonshëm për fansat e tij përmes rrjeteve ...
SPANJE - Joanna Sant ka kthyer një faqe në jetën e saj për mirë. Gruaja spanjolle, e cila ishte e martuar me Dani Alves ...
ZVICER - Një ndryshim i madh në lidhje me shpërndarjen e biletave për Europa League dhe Conference League është...
ITALI - "Unë mendoj se skuadra luajti shumë mirë, në një ndeshje e vështirë, për tu luajtur dhe për tu menaxhuar". ...
ITALI - Pas barazimit me Sportingun dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, Massimiliano Allegri është shprehur i ...
ZVICER - Ishin të lehta ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Europa League. Italianët e Juventusit, ata të Romës, spanj...
ITALI - Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Conference League. Skuadra nga Firence humbi 2-3 në “A...
FRANCE - Qindra tifozë të Bazelit u përpoqën të bënin udhëtimin në Côte d'Azur, për çerekfinalen e Con...